Menu

Dashi 21 Mars - 20 Prill

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dashi 21 Mars - 20 Prill

Puna

Rezultatet e angazhimeve bëhen më të dukshme që në muajin shkurt. Përgjegjësia dhe risitë ju sjellin përkrahje të eprorëve, por edhe xhelozi të kolegëve, prandaj kujdes kujt do t'i besoni. Nuk jeni të kënaqur me vendin e punës, do t'ju ofrohen raste të shumta për ndryshim, mirëpo deri në verë kujdes nga vendimet e pamatura. Zhvillimi i rrjetit të kontakteve dhe puna në arsimimin vetjak do t'ju shpaguhet shumëfish.

Shëndeti

Ritmi i ashpër i jetës që në mars do të fillojë të marrë haraçin, andaj kujdesuni se çfarë fusni në organizëm. Flini më shumë gjumë, praktikoni teknikën e re të relaksimit dhe qëndroni më shpesh në natyrë. Aktivitetet e domosdoshme fizike shmangni deri në gusht, dhe vetëm atëherë jepni vetes relaksim. Në tetor kujdes nga infeksionet e organeve gjenitale.

Dashuria

Jeta dinamike shoqërore beqarëve dhe beqareve u sjell njohjet premtuese. Edhe pse deri në verë do të jeni më të gatshëm për flirt sesa për lidhje serioze, do të ankoheni për veprimin e gabueshëm, në muajin gusht do të keni rastin e ri. Mungesa e ndërgjegjes për të vepruar në bashkësi dhe për marrëdhëniet ekzistuese do të jenë pengesë, posaçërisht nga shkurti deri në prill. Nëse jeni të gatshëm që fjalën "Unë" ta zëvendësoni me "Ne", në vjeshtë do të keni arsye më shumë për kënaqësi.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm