Menu

Demi 21 Prill – 20 Maj

User Rating:  / 0
PoorBest 

Demi 21 Prill – 20 Maj

Puna

Aftësia e përshtatjes me situatat e papritura do të tregohet vendimtare për realizmin e ambicieve tuaja, bash si edhe krijimi i njohjeve të reja profesionale të cilat do t'ju sjellin rast të shkëlqyeshëm për avancim. Dëshironi t'i shmangni problemet në vendin e punës, në vend që eprorëve t'u tregoni gabimet e tyre, të cilat jo rrallë do t'i vëreni, shpjegojani në mënyrë diplomatike që ekziston mënyra më e mirë.

Shëndeti

Energjia nuk do t'ju mungojë, mirëpo me rastin marrjes me sporte dimërore kushtoni kujdes nyjave. Ambienti i këndshëm dhe aktivitetet relaksuese në prill do t'ju eliminojnë stresin dhe vështirësitë, ndërsa në prill dhe tetor praktikoni shprehi më të shëndetshme ushqimore. Hani ushqim cilësor dhe me rregull, mirëpo me maturi dhe shmangi banketet e mbrëmjeve.

Dashuria

Tregimi i shpeshtë i ndjenjave dhe marrja e përbashkët me aktivitete të reja do t'ju rilindë lidhjen dashurore dhe do t'ju ndihmojë në kapërcimin e krizës, ka mundësi nga shkurti deri në prill. Dalja nga rrethi i zakonshëm i të njohurve, vizita ngjarjeve të cilat u interesojnë beqarët dhe beqaret do t'i lidhin me personat me prirje të ngjashme. Nëse tregojnë iniciativë, personin që u pëlqen posaçërisht do të kenë rastin ta bëjnë për vete në muajin gusht. Vjeshta shumicës do t'u sjellë lajme të reja.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm