Binjaket 21 Maj – 20 Qershor
- Category: Horroskopi për vitin 2017 - 2018
- Hits: 1004
Puna
Në detyrat të cilat kërkojnë kreativitet dhe paraqitje në publik do të arrini rezultate të shkëlqyeshme, por do t'u bëjë mirë edhe të gjithëve të cilët vendosin t'i materializojnë pasionet vetjake. Nëse mendoni për ndërrimin e vendit të punës, mos merrni vendime me nguti dhe informohuni mirë për punëdhënësin e ardhshëm. Me siguri do të zbuloni që ajo që ju ka dukur ideale, në realitet nuk është ashtu. Kujdes me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.
Shendeti
Në pjesën më të madhe e vitit do të keni tepricë energjie, pra është momenti i mirë që të kujdeseni për formën trupore. Në shkurt do të keni motivim të mjaftueshëm të bëni ushtrime fizike, gjë që do të shprehet në mënyrë të përshtatshme në gjendjen tuaj të përgjithshme. Deri në tetor do të shmangni me sukses vështirësitë, mirëpo deri atëherë shprehitë e pashëndetshme do të fillojnë të marrin haraç.
Dashuria
Akoma nuk e keni gjetur shpirtin binjak, po arrin koha për të njohur më shumë kandidatë potencialë. Deri në verë do të jeni të prirë për flirt me disa persona, mirëpo gushtin do të prisni në përqafim të personit të vërtetë. Mirëkuptimi i dyanshëm do të forcojë hallkat të cilat lidhin partnerët në lidhje të gjata, ndërkaq tetori do t'ju sjellë përtëritje afshi. Në marrëdhëniet në të cilat tashmë një kohë të gjatë po mbizotëron pakënaqësia – deri në fund të vitit do t'i përfundojë, do të ndiheni më të çliruar.