Menu

Gaforrja 21 Qershor – 20 Korrik

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gaforrja 21 Qershor – 20 Korrik

Puna

Për shkak të shtimit të vëllimit të detyrave në vendin e punës do të keni pak kohë për pushim, ndërkaq situata financiare do të mund t'ju detyrojë të kërkoni punë plotësuese. Në shkurt, në planin profesional janë të mundshme ndryshime të mëdha madje ka gjasa që të ndërroni kompaninë apo të shkoni të punoni në botën e jashtme. Nuk do ta keni përherë të lehtë, mirëpo zelli dhe angazhimi juaj më në fund do të shpërblehen.

Shëndeti

Menjëherë pas kremtes, organizmi do t'ju sinjalizojë që për të duhet të kini më shumë kujdes. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t'jua dobësojë imunitetin, ndërsa pasojat do të filloni t'i ndieni që në muajin prill. Nëse ndieni çfarëdo vështirësi në frymëmarrje, në qershor gjithsesi shkoni në kontroll te mjeku, ndërkaq në shtator bëni një kontroll sistematik.

Dashuria

Sinqeriteti dhe besimi i ndërsjellë do të jenë parakusht i marrëdhënieve të harmonishme me partnerin. Gjërat të cilat i keni heshtur do të fillojnë të dalin në sipërfaqe që në janar dhe do të sjellin deri te sqarimi i çështjeve të rëndësishme, por për të qenë i kënaqur me rezultatin duhet të zbuloni se çfarë në të vërtetë dëshironi, madje qartë t'i bëni me dije. Nëse është për t'u besuar atyre, beqarët dhe beqaret deri në gjysmën e tetorit do të binden që surprizat janë gjithsesi të mundshme.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm