Menu

Luani 21 Korrik – 20 Gusht

User Rating:  / 0
PoorBest 

Luani 21 Korrik – 20 Gusht

Puna

Komunikimi dhe puna në arsimimin vetjak do të jenë vendimtare për avancimin tuaj, për çka do të bindeni që në shkurt dhe maj. Përvetësoni shkathtësi të reja, lexoni, përtërini dhe zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja afariste. Në rast që nuk jeni të punësuar apo nuk jeni të pakënaqur me punën, e gjitha që është përmendur do t'ju jetë e dobishme kur në qershor nga të njohurit të mësoni për një vend të lirë pune çfarë e dëshironi.

Shëndeti

Në mars dhe në prill do të keni nevojë për më shumë gjumë, ndërkaq shkuarja e hershme në shtrat do t'jua forcojë imunitetin. Nëse mësoni të dalloni dembelinë nga lodhja kronike, do të dini kur do t'i përkushtoheni aktivitetit të shtuar fizik, e kur pushimit, sepse, varësisht nga ditët, marrja me sportin dhe pushimin do të jenë vendimare për shëndetin tuaj.

Dashuria

Kur nga fundi i shkurtit të përjetoni krizë vetëbesimi, partneri do të fillojë të të shikojë me sy tjetër dhe tek ju do të shohë personin e barabartë i cili i ofron përkrahje. Bisedat e gjata do të rezultojnë me afërsi më të madhe, ndërkaq deri në vjeshtë do të zbuloni që planifikimi i hapave të mëdhenj, siç është jeta e përbashkët, nuk e mbyt romantikën. Të japësh atë që dëshiron të marrësh është leksioni të cilin beqarët dhe beqaret do ta përvetësojnë dhe deri në shtator do të binden që kanë vepruar mirë.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm