Menu

Rregullat

User Rating:  / 4
PoorBest 
  • Hits: 12303

Ju lutem, lexoni Rregullat me vëmendje!

Rregullat

Këto kushte të përdorimit vlejn në webfaqen KosovariMedia. Duke përdorur këtë webfaqe ju pranoni dhe jeni dakord me kushtet e përdorimit.

Muzika Shqipe

KosovariMedia nuk mban asnjë të drejtë personale për shkarkimin e muzikës. KosovariMedia nuk ka për qëllim ta keqpërdorë të drejtën e këngëtarëve dhe as ta dëmtojë biznesin e tyre. KosovariMedia mban të drejtën që në çdo moment ta pamundësojë shkarkimin e paligjshëm në çdo formë. Parësore për KosovariMedia/n nuk është muzika, pra, në këtë kontekst muzika shqipe. Qëllimi ynë parësor është, vetëm Kompjuteri, Softwar/ët, Programet, si dhe këshilla për gjithëçka që lidhet me PC për bashkatdhetarët tanë. Muzika është vetëm një shërbim, sit ë thuash dytësor, shkarkimin e së cilë, siç thamë mund ta ndërpresim, dhe ta mundësojmë vetëm ndëgjimin e saj.

Me këtë rast, i lusim të gjithë këngëtarët të cilët nuk duan që muzika e tyre të shkarkohet në webfaqen tone, le të na shkruajnë në adresën tone:

Informacione në webfaqe

Informacionet, Softwar/et, Produktet dhe shërbimet që jepen në këtë webfaqe, mund të kenë gabime të natyrave të ndryshme. Informacionet merren nga Ndërmarrje dhe Institucione të ndryshme, si dhe nga webfaqe te Personave të tretë, ku ka Informacione të mjaftueshme rreth Programeve apo Tools që janë të nevojshme në përdorimin e Kompjuterit. KosovariMedia i teston të gjitha këto Software apo Tools, të cilat janë pa pagesë në treg (Freeware) me qëllim që paraprakisht të shoh se a janë të nevojshme dhe efektive dhe a mund t´iu ndihmojnë në punën tuaj, por KosovariMedia nuk është përgjegjës për besueshmërinë, kohën apo thjeshtësinë e informatave. Këto informata jepen dhe vendosen pa një formë te garantimit. KosovariMedia nuk është përgjegjës për viruset e marrura në webfaqe të tretë, me të cilën je lidhur perms webfaqes tonë. Shkarkimet nga webfaqja jonë, janë të pastërta dhe të besueshme. KosovariMedia teston dhe mban mbrojtje përmes Programit Antivir Premium. KosovariMedia mban të drejtën që në çdo moment ta ndryshoj informacionin në webfaqe.

Postimet në Forum

Rregullat në Forumin KosovariMedia duhet të përmbahen me postime të rregullta dhe në vende të duhura. Postime të paligjshme, banale, ofenduse, me reklama të institucioneve tregtare apo konkurrences dhe në vende jo të duhur fshihen në mënyrë rigoroze. Postimet duhet t´iu përmbahen të gjithë rregullave të webfaqes KosovariMedia. Ndryshime në postime personale mund të bëhen edhe nga vetë anëtarët, nëse keni nevojë për ndihmë apelojmë të kontaktoni Administratorin ose Moderatorin, në mënyrë që të mbajmë Forumin  pastër dhe me rregull. KosovariMedia mban të drejtën e ndryshimeve në postimet e bëra në Forum pa lejen e anëtarëve, në mënyrë që të komunikojmë së bashku dhe ta gjejmë zgjidhjen, dhe kjo ëshjtë arsyeja, dhe jo dëshira jonë. KosovariMedia mban të drejtën që në postime të vendosë reklama të ndryshme nga Institucione tregtare dhe me qëllime tregtare, dhe të drejtën për fshirjën e tyre e mban vetëm Administratori gjeneral i portalit KosovariMedia.

Chat

Në KosovariMedia LiveChat flitet vetëm në gjuhë shqipe. Keqpërdorimi i gjuhëve të huaja për pasojë mund të ketë përjashtimin nga chat/i për 24 orë ose përgjithmonë. Në LiveChat flitet pastër dhe me kulturë. Fjali banale nuk bën të përdoren apo të keqpërdoren kundër anëtarëve, moderatorëve apo administratorëve. Kjo mospërmbajtje e rregullave është në të vërtetë thyerje e rëndë e tyre, dhe të gjithë ata që nuk iu përmbahen këtyre, përjashtohen përgjithmonë nga webfaqja duke iu bllokuar IP adresa, gjithashtu edhe llogaria në webfaqe. KosovariMedia mban të drejtën që IP adresat e regjistruara në webfaqe të ruhen në mënyrë të rregullt. IP adresat ruhen dhe mbahen vetëm me qëllim që të identifikohen dhe zbulohen me qëllim të ripërjashtimit, personat të cilët mbas largimit dhe përjashtimit të pare provojnë sërish të kamufluar të futen në webfaqen tone. Në webfaqen KosovariMedia, LiveChat, Forum nuk lejohet identifikimi i një personi me dy emra (nickname). Personat të cilët nuk iu përmbahen këtij rregulli përjashtohen rreptësisht nga webfaqja. Ata, porse, të cilët për këtë qëllim paraprakisht konsultohen me Administratorin e webfaqes dhe na bindin se nuk kanë qëllim të keq, atëherë u lejohet kjo mënyrë e aktrimit në LiveChat.

Të drejtat e pronës

Tekstet, fotomontazhet, fotografitë e ndryshme, filmat, të dhënat (Datei/t/, Files), Software, emrat e ndryshëm, markat e regjistruara, logot, dhe pjesët e tjera në këtë webfaqe janë të mbrojtura nga të drejtat intelektuale dhe i takojnë KosovariMedia/s ose personave, Institucioneve apo Ndërmarrjeve të ndryshme. Logot e portali, pa leje, është e ndaluar të shkarkohen, të ndryshohen apo të keqpërdoren, si dhe t´u jipen personave të tretë. Pa lejen e portalit KosovariMedia, është e ndaluar gjithashtu të përdoret signatura KosovariMedia, përkatësisht të riprodhohet kjo, të ndryshohet, të publikohet, të distribuohet, të dërgohet, apo të bëhet biznes me të në formë të shitjes, ose këtë të drejtë t´ia destinojë personave të tretë.

Ti pranon, dhe je dakord që:

Informatat të mos i përdorësh në mënyrë të paligjshme dhe ilegale.

Këtë webfaqe të mos e përdorësh për trafik me virusa apo materiale ilegale ose në atë mënyrë e cila nuk do të të pëlqente.

Këtë webfaqe të mos e përdorësh për t´i vjedhur të drejtat personale të Personave, Institucioneve, Bashkësive, si dhe të drejtat e pronës Personale të KosovariMedia/s.

Këtë webfaqe të mos e përdorësh për postime të reklamave, për publicitet, apo në forma ilegale pa të drejtën personale nga Pronari i KosovariMedia/s.

Nga keqpërdorimi yt i të drejtës Personale të KosovariMedia/s, i të drejtave të tjera nga KosovariMedia apo Institucioneve dhe Ndërrmarrjeve të ndryshme si dhe personave të tretë, ti je dakord të paguash dëmshpërblim në llogari të KosovariMedia/s apo Personave të tretë.

Përndryshe, ti pranon dhe je dakord, që të merren masa kundër teje.

Të dhënat Personale

Pa lejen tuaj dhe pa kerkesën tuaj për këtë gjë, KosovariMedia nuk i merr informatat tuaja personale  Kur e shkruan një email ose e mbush formularin e kontaktit, ti i jep KosovariMedia/s të drejtën që këto të dhëna të inçizohen në bazën e të dhënave (Database) me mendimin për profil të përdoruesit, mirëmbajtja e vizitorëve, kërkim tregtar apo kontaktin nga ne në e-mail ose me postë. Këto TË DHËNA, KosovariMedia nuk ua jep jep personave të tretë, e as partnerëve.  Ndërsa nëse ju e shkruani një koment në Forum, atëherë të gjithë kanë mundësi ta marrin e-mail/ adresën tuaj ose informatat që ju i shkruani aty. Kurse, informata elektronike për kontaktim, mund të përdoret për e-mail/postë marketing, vetëm nga ana e KosovariMedia/s.

Të dhënat jo-Personale

KosovariMedia mund t´i marrë në mënyrë anonime të gjitha informatat që nuk janë personale, sikur Brauzerin (IE 7,0 apo Mozilla Firefox) , IP-adresën, Programin e Drejtimit të Kompjuterit tënd, (XP apo Vista ) ose nëpërmjet webadresës përmes të cilës ke ardhur në webfaqen KosovariMedia, ose nga faqja që largohesh.

KosovariMedia nuk përdorë "Google Analytics" për t´i mbledhur informatat rreth trafikut në webfaqen KosovariMedia. Qëllimisht nuk përdorim këtë formë të Statistikës sepse nuk na intereson gjithaq të mbledhim informata rreth asaj se kush, kur hyri, e kur doli nga webfaqja jonë.

Cookies

Sapo ta vizitosh KosovariMedia/n, ne automatikisht do ta vendosim një shenjë (cookie) në kompjuterin tënd. Këto informata kanë vlerën e vetë për ne në mënyrë që ta bëjmë më të mire webfaqen, dhe ta ndryshojmë me qëllim që t´iu përshtatet vizitorëve tanë më mirë. Duke hyrë në internet shpesh këto mund t´i ndalosh ose mund t´i fshish nga kompjuteri yt. Cookie-t e mëhershme mund të përdoren në vijim kur të lidhesh herën tjetër me webfaqen KosovariMedia.

IP adresa

IP-adresa inçizohet sapo ta shkruash një mesazh në Forum. IP-adresa inçizohet edhe kur shkruan në librin e vizitorëve, si dhe në lajmërim apo në çdo identifikim në webfaqe. Kjo mënyrë përdoret nga ne veçse për sigurinë e webfaqës. Nganjëherë është edhe IP-adresë e një "Proxy server"/i në mes të kllapave. Qëllimi këtu është që të rritet integriteti dhe vërtetësia e mesazheve që dikush të shkruan në emër të një personit tjetër. Nëse dikush ankohet për sjellje jo të ligjshme të dikujt, ne mund t´ua përcjellim IP-adresën ´diskutabile´ organeve të drejtësisë. Dhe personit që bën keqpërdorim do t´i ndalohet hyrja në webfaqe duke iu bllokuar "IP adresa" apo "Proxy adresa".

Lidhjet në webfaqen KosovariMedia

Kjo webfaqe mund të vendosë lidhje për webfaqe të tjera. KosovariMedia nuk është përgjegjës për informatat që i japin ato webfaqe tjera, dhe lidhjet që janë në këto webfaqe. Lidhjet që dërgohen në webfaqen KosovariMedia duhet të dërgohen në Start Faqe. Faqet që përdorin frames për një pjesë të webfaqes janë të ndaluara nëse nuk e kanë të drejtën paraprake.

Fjalëkalimi dhe pjesët e siguruara të faqes. Ju duhet ta keni të drejtën për t´i vizituar këto faqe.

www.KosovariMedia.com


Komente   

 
+8 #2 RE: RregullatPerparim Demi 2012-10-08 13:19
Ky detajim dhe precizim i regullave te publikimit dhe te trajtimit te informacionit privat-publik tregon per shkallen e profesionalizmit qe po ngrihet nga dita ne dite tek web faqja Kosovari media. Une ju pergezoj per kete pune te lavderueshme te pandalshme qe po kryeni. Publiku shqiptar meriton nje sherbim te civilizuar dhe te larte nga ana profesionale. Jam plotesisht dakord me regullat e sigurimit dhe te mbrojtjes se komunikimit te civilizuar si dhe te drejtave te autoreve. Ka ardhur koha qe dhe ne shqiptaret te hyjme ne rradhen e medias se civilizuar bile dhe te hyjme ne konkurence me mediat e tjera europiane te profilit.
Ju falenderoj dhe nje here per informimin.
Quote
 
 
+2 #1 fifififi 2011-03-07 19:01
hmm me pelqen KOSOVARImedia
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm