Menu

E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja (II)

User Rating:  / 0
PoorBest 

“Mjafton ky citat i Robert Tempel që thotë:’grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijëra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë.
"Rasim Bebo"

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Përdhosja dhe vrasja e identitetit kombëtar të shqiptarëve pas lirisë së shumëpritur

Thuhet se koha është ajo që hap plagë dhe është pikërisht koha, ajo që i mbyll ato. Gjthsesi koha është ura lidhëse midis epokave historike. E sotmja me bëmat e saj na flet për të djeshmen që na rrëfen labirintet nëpër të cilat jemi zvarritur vetëm për mbijetesë. E djeshmja dhe e sotmja janë pikërisht ato që na hapin horizontet dhe rrugët e reja të së nesërmes. E thënë me fjalë duket e thjeshtë, por e provuar në jetë është tejet e vështirë. Të gjithë e dimë se botës humane që i mungon mirësia, sinqeriteti e transparenca në marrëdhëniet fqinjësore apo më tej, i errësohet ndërgjegjja për të siguruar një jetë më të mirë, lakmon gjënë e botës. Psh: një shtet cilido qoftë sheh me smirë e lakmi pozitën gjeografike, bukuritë e pasuritë natyrore të shtetit fqinj dhe më gjerësisht. Duke pasur të zhvilluar egon për gjithçka të mirë që e kanë të tjerët, historinë dhe kulturën e lashtë, prej smirës, të pangopurit i rritet oreksi. Ndaj kërkon rrugët, mënyrat apo format dhe mjetet qoftë me pushtime, apo me mashtrime duke i ofruar fqinjit një miqësi të shtirur në emër të bashkjetesës paqësore, fqinjësisë së mirë dhe ndihmës reciproke, arrin deri sa t’i rrëmbejë të zotit të shtëpisë edhe qoshenë pranë oxhakut. Sipas rastit njeriu mbyll njërin sy e njërin vesh deri në një farë kufiri, por kur kupa zë e derdhet, atëherë “Atij”, të cilit i zunë qoshen, e nxorën jashtë dhe u bënë zot të shtëpisë së tij, gërthet sa të tunden malet: “Ndalu Xhek, se ka hendek!”

Për fat të keq kjo ka ndodhur me vendin tonë dhe jo vetëm një herë. Pa llogaritur pushtimet shekullore që nga romakët e deri te perandoria Otomane, dy luftërat botërore, por, edhe më pas të tjerët na”mikluan me shumë dashuri” Na ofruan “miqësi” deri në kurorëzim bashkëjetese paqësore si: jugosllavët, “rusët”, “kinezët”, por me të tre këta shtete komuniste PKSh, apo PPSh,-ja, dështoi, bëri divorc me to. Natyrisht koka bën, koka pëson. Kurse në realitetin shqiptar asnjëherë nuk e kanë pësuar kokat. Pasojat tejet të rënda, madje sakatuese, kanë qenë për trupin dhe gjymtyrët. Një krimb than një lis, kurse një pushtet politik i korruptuar, i shitur te djalli, shkatërron një komb.”

Nuk thonë kot se, ”peshku qelbet nga koka. Nëse peshku i prishur përdoret si ushqim do të helmojë gjithë ata që e pranojnë ta hanë.” Mjerisht shumica(populli) është si bagëtia, që shkon aty ku e orienton “Çobani”, kurse turma ndjek rrugën që orienton “KOKA”. Historia jonë është e dhimbshme, ngjan me proverbin: “Një i lajthitur nga trutë apoi paaftë mendërisht, hodhi një gur në pus dhe kërkoi ta nxirte. Sado që turma për të nxjerrë gurin nga uji, shtohej, por a e gjetën dot vallë? Papritur i çmenduri u hodh i pari në ujë, pas tij u hodh edhe turma… Veçse ai doli nga uji i palagur, kurse turmën e rrëmbeu rryma…” Shqiptarët duhej të provonin Diktaturën e Prolatariatit,e cila që të rritej e forcohej duke vënë në jetë ideologjinë marksiste-leniniste, duhej të përdorte armën e saj më të fuqishme, Luftën e Klasave. Kjo ishte shpikja më e madhe e shekullit XX-të,që i ndau shqiptarët në proparti dhe kundër saj. Ky ka qenë mashtrimi më i madh i shqiptarëve dhe tradhëtia  e madhe kombëtare që e çoi një kombësi jo vetëm drejt skamjes e varfërisë materiale, por edhe drejt dekopozimit e pluhurizimit mendor.

*Etapa e II-të e bashkëjetesës së PKSh me agjenturën jugosllave 1944-1948

Pas mbarimit të luftës më 1944, shqiptarët që politikisht ishin në moshë foshnjarake. besuan verbërisht në fitoren e lirisë, por u zhgënjyen si kurrë më parë. Ndërkohë që PKSh festonte “fitoren mbi nazizmin e fashizmin”, me Jugsllavinë “miqësia e madhe” rritej e forcohej çdo ditë e më shumë. Ku qëndronte piksynimi i flagrancës serbe ndaj vendit tonë? Mjafton që të evidentojmë këtë fakt, dhe me të drejtë pyesim: Pse e mbrojtën agjentët serb E. Hoxhën?! “…Delegacioni jugosllav  me në krye Velimir Stojniç që sipas udhëzimeve të Titos,argumentuoi se Shqipëria ishte e vogël dhe e dobët për të  qenë e pavarur pas lufte. E ardhmja e Shqipërisë  është më e sigurt po të bashkohej me Jugosllavinë, duke u bërë republikë e shtatë e saj. Ndihmësi i Stojniçit, Nijaz Dizdareviçi, u soll jo vetëm si një udhëheqës organizativ ndaj PKSH-së, por kur lufta po shkonte drejt fundit të saj, ai punonte për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.Në intervistën e gazetarit Xhevdet Shehu me historianen angleze Miranda Vickers, e cila citon disa dokumente të pabotuara më parë . Studiuesja Vickers tregon”Në plenumin e Beratit, Kolonel Velimir Stojniçi, i mbështetur nga Koçi Xoxe dhe të tjerë, kritikoi udhëheqjen e Hoxhës. Vetëm pas një autokritike të mjerë, Hoxha u lejua të mbetej udhëheqës formal i partisë, ndërsa realisht pushteti iu ngarkua Koçi Xoxes. Megjithëse Hoxha u ndje i tradhtuar, në atë kohë ai nuk ishte i vetëdijshëm për të ndërmarrë ndonjë komplot të organizuar kundër tij. Më vonë ai besoi që jugosllavët, nëpërmjet Dushan Mugoshës, kishin përdorur nxënësen e tij Liri Gega si agjente të tyre... Ndihmësi i Stojniçit, Dizdareviçi thoshte :“Para Plenumit të Beratit, Nako Spiru e një grup donin ta eliminonin Hoxhën, por misioni ynë e kundërshtoi këtë mendim dhe arriti ta mbronte atë. Ne e shpëtuam, por nuk duhet të mburremi tani për këtë veprim…” (Arkivi, botuar më 25 shtator 2015 –Dita) –Dardha e ka bishtin prapa, edhe falja e Enverit nga miqtë e tij jugosllavë, kishte domethënie të madhe. Duke i falur gjoja ndonjë gabim taktik gjatë veprimatrisë politike, tashmë e kishin në dorë. E tërhiqnin prej kapistre, që ai të vepronte siç donin ata. Synimi i tyre ishte që Shqipërinë ta bënin Republikë të shtatë, por më parë, u duhej ndihma e PKSh- ës për të futur Kosovën në Federatën Jugosllave, gjë që e arritën më 1948.

Kur Divizioni i parë i forcave ushtararke shqiptare luftonte në tokën jugosllave dhe bijtë e shqipes linin kockat atyre hënave në emër të internacionalizmit, në Çamëri qysh para një viti  kishin filluar përndjekjet dhe vrasjet.

Për të kaluar në fakte të tjera, kujtoj se gjithë bota në shek e XX, u quajt sipas analistëve politikë “Shek  i vrasjeve masive (të mëdha). Nëse u hedhim një sy statistikave botërore për viktimat e dy luftrave, për viktimat e nazizmit e të komunizmit në botë, është një pasqyrë dëshpëruese dhe demoralizuese. Jam e bindur se në fund të këtij punimi, çdo lexues do të bëjë pyetjet:

*Ku kemi qenë?

*Ku jemi?

*Ku do të shkojmë? 

*Vallë kujt duhet t’i besojmë për rrugën që kemi zgjedhur në udhëkryqet që na ka hedhur politika e mbrapsht, rrugë nëpër të cilën do të ecë e nesërmja e kombit…?

Kur ndaj një komuniteti ndiqet genocid nga i huaji, është fenomen i njohur dhe i pranueshëm, sepse për arsye ekspansioni të dhunshëm, me armatime e me ushtri, natyrisht që pushtuesi has në pengesa nga popullsia vendase. Ky është genocid që vjen nga jashtë si genocidi nazist, grek serb, turk etje. Bota mbarë ka provuar tmerre të pa imagjinuara nga genocidi i ndjekur ndaj popullsisë së pafajshme. 

*Në shekullin e XX-të, i quajtur “Shekulli i Megavdekjes“, nga Zbigniev Brzhezhinski në librin e tij “Jashtë kontrollit“ i vitit 1993, paraqet shifrat e viktimave civile të shkaktuara gjatë shekullit të kaluar. Sipas këtij libri, Lufta e Parë Botërore shkaktoi 13 milion viktima, ajo e dyta 35 milion, ndërsa holokausti komunist 65 milion njerëz. Shohim se në të dy luftrat botërore u zhdukën 48 milion njerëz, kurse gjatë sundimit komunist kjo shifër gati u dyfishua, arriti në 65 milion. Këto vrasje kryheshin në kohë paqeje, me gjakftohtësi dhe me ndërgjegje të plotë prej sadisti, vetëm e vetëm se dikush mendonte ndryshe nga Peshkaqeni baba. Intervista/Zbigniev Brzhezhinski: “Ne ndodhemi tashmë në një Luftë të Ftohtë gazeta 55-4-7-2015

Kurse *Stéphane Courtois në librin e tij “Komunizmi i Zi” pohon se viktimat do të jenë rreth 100 milion pas 1917-ës, ku përfshihen 65 milion në Kinë, 20 milion në BS, një milion në Vietnam, dy milion në Korenë e Veriut, 2 milion në Kamboxhia, një milion në Europën Lindore, 150,000 në Amerikën Latine, 1 milion e 700 mijë në Afrikë, një milion e 500 mijë në Afganistan dhe rreth 10.000 viktima të shkaktuara nga lëvizja komuniste ndërkombëtare dhe partive komuniste jo në pushtet.

*Po flasim me gjuhën e fakteve. Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenj. Përveç tyre, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 22.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shifra del se vendin e pare e  mbanin hebrenjtë. Turqit kanë vrarë rreth 1.5 milion armenë gjatë Luftës së Parë Botërore, që u quajt genocid edhe nga Papa Françesku. Qeveria turke kritikoi presidentin gjerman, Joachim Gauck i cili e konsideroi ”genocid” masakrën e trupave otomane ndaj të krishterëve armenë gjatë viteve 1915-17” (Time Shqip, më 25-4-2015) Statistika jepen për të gjitha kombësitë që u mori jetën nazizmi në krematoriumet e Mat’hauzen-it e Aushvic-it, kurse për shqiptarët nuk jepet asnjë shifër. Kur kam marë dokumentat e internimit të xhaxhait tim SkënderVranari më 1994,AQSH, apo në Muzeun Historik të Vlorës,i kam lexuar të gjithë emrat e të internuarëve nga gjermanët. Ishin 1265 shqiptarë që përfunduan në furrat naziste. Përse nuk thuhet asgjë, asnjë shifër për shqiparët që mbetën në kampet e shfarosjes? Mos vallë ishin pa atdhe? Apo ende mendon ndokush se Shqipëria është shprehje apo nocion gjeografik, siç u tha nga Bismarku  në Kongresin e Belinit më 1878? Njohja e genocidit nga bota nuk është një homazh për popujt që kanë pësuar tragjedi të tilla masive, por është një triumf i ndërgjegjes së njeriut, i drejtësisë mbi intolerancën dhe që këlthet e thotë: “ Ndal urrejtjes, mjaftë me dhunë, hiqni dorë nga hakmarrja, e cila ka vetëm një rrugë , të çon në krim”. Të udhëhequr nga këto parime primitive: Urrejtje, dhunë, terror dhe hakmarrje shovinizmi grek e serb treguan anën negative të tyre si kombësi, pët të cilat  faktet flasin vetë për shfarosjen e komunitetit shqiptar të Çamërisë dhe genocidin e serbëve ngdaj popullsisë muslimane të vendeve fqinj..

Por mjerisht  e keqja më e madhe qëndron tek ne shqiptarët. Kur sollën në atdhe nga Gjermania hirin e 800 të djegurve në kampet famëkeqe naziste dhe u quajtën dëshmorë të atdheut. Kurse 465 që ishin nga familje fisnike dhe nacionaliste, jo vetëm nuk i sollën, por u quajtën viktima lufte. Përse ky diferencim?! Ç’trimëri treguan ata që u quajtën dëshmorë, dhe ç’krim bënë këta që me të padrejtë i quajtën viktima? Ata i internuan për të njëjtat synime, me të njëjtën akuzë dhe patën po të njëjtin fund tragjik. Përse nuk u trajtuan si shqiptarë, por një pjesë i lanë në mëshirën e fatit sikur ishin pa atdhe, përderisa hiri i tyre edhe pas 72 vitesh është në Mat’hauzen apo Aushvic. Dal në përfundimin se nacionalistët, tregtarët, çifligarët dhe intelektualët që u vranë (pavarësisht se nga dora e kujt u vranë: nga i huaji apo vëllezërit e një gjaku, që edhe të vdekur i shohin si armiq apo rrezik për pushtetin e tyre të pathemeltë. A nuk është mëkat?

Gjithsesi ky ishte fati i shumë kombeve. Veçse Shqipëria e marrë në proporcion me numrin e popullsisë zë një nga vendet e para në genocidin botëror., që do ta shohim pak më poshtë. Tani le të ndjekim qëndrimin e shovinstëve fqinjë ndaj Shqipërisë.

Edhe gjatë viteve 1944-1948 udhëheqësit e PKSh, trumbetonin e i bënin thirrje popullit që të forconin marrëdhëniet me fqinjët tanë verior dhe jugor “vëllazërim gjaku”. Kur djemtë e Shqipërisë luftonin dhe derdhnin gjakun në veri matanë kufirit tonë Londinez, në Jugun e Shqipërisë në Thesproti, shovinistët grek nën komandën e Nalpoleon Zervës qysh gjatë vitit 1944 kishin filluar vrasjet, përndjekjen  dhe çkombtarizimin e Çamërisë. Synimet (pa bazë nacionaliste ekstremiste) e shoviniste greke, të frymëzuara nga ideja e rimëkëmbjes së Perandorisë Bizantine dhe jo nga parime racionale e demokratike të Antikitetit,u  shfaqën zyrtarisht si program politik nga qarqet qeveritare të Athinës një çerek shekulli pasi Greqia fitoi pavarësinë e saj. Kryeministri grek Jani Koleti, në fjalën e mbajtur më 15 janar 1844 në parlamentin grek, paraqiti programin e njohur si “Megali Idea” (Ideja e Madhe), sipas së cilës, mbretëria e Greqisë përfaqësonte vetëm një pjesë të vogël, atë më të varfrën e kombit grek. Sepse qëndrat e mëdha si: Selaniku, Janina, Seresi, Adrianopoja, Kreta, Samosi, mbi të gjitha Kostandinopoja – ndodheshin jashtë Greqisë.

Ish-Presidenti i Greqisë Teodor Pangallos

Menjëherë filluan aktivitetin qarqet shoviniste greke. Përndjekja e parë e çamëve u bë në vitet 1924-1926, ku shumica u emigruan në Turqi dhe pak në Shqipërinë londineze. Për këtë na mjafton dëshmia e një personalitet shtetëror grek, i cili pohon:

*Ish-Presidenti i Greqisë Teodor Pangallos: ”Kam gjak shqiptari dhe jam krenar për këtë” Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.

Që në foshnjë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, s’dinte greqisht. Ajo ishte vajza e pasanikut më të madh të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi.
Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.KconiV.Lasko e shumë grekë të tjerë, janë me origjinë shqiptare. Janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut. Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer.

Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijëra luftëtarë të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e Paparigopulit....Më 1914, me fillimin e Luftës se Parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të në Prevezë. Ai në mirëbesim më tha,  se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut, gjë që...(Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shën. A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën shqipe”, shtoi... (“... por dokumentat më bindën se marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë, se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, etj...

Presidenti i Greqisë Gjeneral Teodor  Pangallos pohon më 1949: “Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë“

Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, si përfaqësues i Greqisë në hartimin e Marrëveshjes së Lozanës, që m’u përgjigj pa ngurim,se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm. Vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.Thirra drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjente dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. “

Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore, më1925-26 dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetari im që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut. Brenda vitit  u nënshkruan 4 marrëvehje me Greqinë. Pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli, si dhe unë doli në të njëjtat përfundime: po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan. Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.

Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nën komandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”. Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Saqelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.

A nuk kisha të drejtë, të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shën. A. Llalla) Botuar në gazetën “Akropolis”, gusht 1949

Përgatiti për botim shqip Arben Llalla-Ribotoi Shqipëria.com 27 shtator 2016

*Pas pushtimit të Greqisë nga Italia, autoritetet greke internuan thuajse gjithë meshkujt çamë në ishujt e Egjeut (Kretë, Kios, Mitilin, Kokina e të tjerë). Në nëntor 1940, si u kthyen nëpër shtëpi, krimet greke kundër thesprotëve hyjnor, ishin mizore. Rreth 56 çamë u vranë në Filat, 300 në Paramithi dhe Igumenicë. Në Vilicë ushtarët grekë vranë 8 burra shqiptarë myslimanë. Jo vetëm kaq por edhe banorët e krishterë kryen sulme kundër myslimanëve.” Në Igumenicë vranë Dule Idrizin, por më parë i vranë dy djemtë e tij dhe e detyruan të gërmonte varret e tyre. Autoritetet greke bënë një sy të verbër ndaj krimeve të kryera nga grekët vendës kundër çamëve. Krimet greke mbi çamët myslimanë vazhduan si gjatë pushtimit italian ashtu dhe gjermanë, të cilët ua ushqenin ëndrrat për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë “Pullumb Xhufi* Shih Debate në Nju Jork 4-10-2015)

Kurse 100 vite më vonë nga hedhja e “Megali Iesë”-1844, gjatë vitin 1944, filloi vrasja në masë e popullsisë çame. Ishte e treta herë që përsëritej historia. Në vitet 1370 -1380, më 1924-1925, më1944-1945, të përndjekur nga shtëpitë, pronat dhe trojet e tyre të të parëve thesprotë, duke i lënë pa varre të dashurit e tyre të vrarë, jashtë në natyrë që t’i hanin korbat dhe të lebetitur morën arratinë. Krimet e shovinistëve grekë nuk përshkruhen dhe nuk imagjinohen. Më 1945 ata që mundën, mbërritën në Shqipëri  dhe u vendosën në Sarandë, Vlorë, Fier Durrës e Tiranë etje.

Studiuesit grekë që dënojnë genocidin Çamë

Profesorët-studiues të genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, u kundërshtuan nga studentët kur dëgjuan prej tyre, se“50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar nga trojet e tyre ose u vranë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke” (EDES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çamë, shën. red.) Janë bërë 2 studime lidhur me këtë çështje:

I pari, është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) ShBA, Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera: “ky rast është padyshim një genocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (genocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë) apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. 

Kurse “Prof.Grek Lambros Bulciotis shprehet: Ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë“. Studentët grekë të pranishëm filluan të bërtisnin, kur studiuesi evidentoi se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë grekëve që i sollën nga Turqia në Çamëri, ku zëvendësuan popullsinë çame të përndjekur në Anadoll e në Shqipërinë Londineze Pra u bë një ndërrim i grekëve me shqiptarët si ndodh me robërit e luftës. Megjithë kundërshtitë e forta të studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti, studiuesit nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në fjalën e dhe në studimin e tyre. Veçse nuk duhet harruar se sipas burimve shqiptare dhe greke, u vranë 2771 shqiptarë të Çamërisë nga grekët e Napoleon Zervës më 1944-1945.

Ka aq shumë vepra e dokumente që flasin kundër pretendimeve greke rreth lashtësisë  apo për Vorio-Epirin, sa duhen muaj e vite për t’i lexuar, se për studim duhet kohë e gjatë. Mjafton ky citat i Robert Tempel që thotë:“grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”-Rasim Bebo:”Gërshërë në rrënjët e origjinës”11-11-2015.

*Nëse duam të njohim“dashurinë e qarqeve shoviniste greke” për shqiptarët, po jap një opinion: *Kalmer Hart, përfaqësues i SHBA-së në Tiranë më 1945, në përgjigje të letrës së ambasadorit grek, thotë: “Më tregoni një grek që ndien shqetësim për një shqiptar dhe unë do t’ia raportoj Muzeut të Historisë së Natyrës si specien më të rrallë antropologjike që ekziston”. Pra sipas tij, askush s’e ka të vështirë të përcaktojë mashtrimin, cinizmin dhe synimet gllabëruese të shovinimit grek.

Harta e Shqipërisë natyrale 1867- nga Ferdinando Milone

Nëse i hedhim një sy legjendës së kësaj harte, konstatojmë sipërfaqen që zë kombësia shqiptare që nga veriu, lindja dhe jugu (deri në Gjirin e Artës)

*Ja si e shtrembëron të vërtetën mbi Çamërinë historiania greke Elefteria Manda: SHB “Toena” botoi përkthimin  në shqip të librit të historianes greke Elefteria Manda, botuar në greqisht, me titull “Çamët myslimanë të Epirit”, Athinë 2004 Libri i sajpati një farë suksesi po të kemi parasysh se për publikun e pakulturuar grek cilësimi “mysliman” për banorët ballkanikë të fesë  islame ishte identik me përkatësinë turke. Të vjen keq kur sheh se ky identifikim i pasaktë i kombësisë me fenë është botuar në fillim të shekullit XXI, kur ka kohë që ka ndryshuar mentaliteti mesjetar mbi kombin dhe kombësinë.”Znj. Manda harron të na thotë se qarqet nacionaliste të Athinës i përfshinin shqiptarët myslimanë në grupin etnik turk edhe para se Çamëria të hynte në kufijtë e shtetit grek. Bashkësia etnike shqiptare, e cila në Çamëri dhe në Shqipëri përbëhej nga myslimanë dhe të krishterë dhe jo siç e cilësuan diplomatët grekë në shekullin XX, si bashkësi etnike turke. Historia e shqiptarëve myslimanë nuk është historia e turqve, është historia e Shqipërisë, e cila luftoi qindra vjet kundër osmanëve për të fituar pavarësinë e Shqipërisë. Grekët si znj. E.Manda nuk kanë arritur të kuptojnë se shqiptarët myslimanë luftonin njësoj siç luftonin grekët e krishterë për lirinë e tyre kombëtare. Ata qëndronin të gozhduar pas konceptit mesjetar bizantin mbi kombësinë. Sipas tyre, faktor të kombit nuk është as gjuha amtare, as bashkësia shpirtërore, por bindja fetare dhe emri ortodoks. "Kristo Frashëri" Gazeta Shqiptare, “Vështrim Historik” 1 gusht 2015

Një fakt gojor që vërteton përndjekjen që i bëri popullsisë shqiptare të Janinës Despoti Thanas, e dëshmojnë  të moshuarit, se stërgjyshërit e tyre kanë qenë dikur banorë të Janinës. Një dëshmitar i tillë ka qenë i madhi i familjes Haxhiraj. I ndjeri Mahmut Mersin Qataj që më vonë morën mbiemrin Haxhiu,sot Haxhiraj. Ai fisnik i nderuar vdiq më 1962 në moshën 104 vjeç pa asnjë sëmundje. Por mbi të gjitha deri sa mbylli sytë ishte me mendje të freskët dhe një kujtesë e logjikë të admirueshme. Ai gjithmonë tregonte me nostalgji për stërgjyshët e tij që ishin nga Janina. Ja disa thënie të tij: “Eh, jeta jonë ka qenë emigracion. Në kohën e Bizantit kur në Janinë erdhi nje Katil, vrau e gjymtoi shqiptarët dhe i degdisi në Anadoll. Këtu kemi ardhur nga Konja e Turqisë. Pas pushtimit turk u kthyem në tokën tonë. Jemi disa fise që kemi ardhur andej, Vlora, Borakaj, Xhindi, Braka,Velaj, Hamzaj, Trokallarët, Meminaj etje dhe të gjithë ishin me grada ushtarake sepse Perandoria e Bizantit i çmonte shqiptarët si racë superiore.”rrëfimin e z.Mahmut Mersin Qataj(Haxhiraj)-e sjell sot për lexuesin i nipi, Fitim Teki Haxhiraj.

Çuditërisht faktet janë kokëforte dhe vjen koha e duhur, çasti i duhur, vendi i duhur dhe ato zënë e flasin me gjuhën e së vërtetës.Zbulohet harta e Shqipërisë natyrale e vitit 1867. Napoletani Prof. Ferdinand Milone ka publikuar në mars 1942, në revistën “Rrugët e Italisë”, një ESE me shumë vlera “Shqiptarët dhe Shqipërinë”, ku thotë: “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht të caktohen në këtë apo atë shtet politik. Si merr nëkonsideratë shtetin e ri shqiptar, së pari pyet: – a ekziston një kombësi shqiptare? Shqiptari autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri(1939 -1942) në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata me rëndësi: -1-“Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme…” Dhe 2- “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare:Jam shqiptar’ Dhe Milone pohon: “-Ka të drejtë Koliqi.Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë e mësojmë mbi këtë tokë e këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk në shekuj e gjatë të sundimit të huaj,s’ kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme.
Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur e gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, që kërkonte ta fshinte Shqipërinë nga harta gjeopolitike e Evropës, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë… “

*Ja ç’thotë shqiptari i madh erudit,që nuk resht kurrë për legjitimitetin dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare Prof. Dr.Eshref Ymeri: “Unë mendoj se Çështja Çame nuk ka asngjë dallim nga Çështja e Kosovës. Edhe në Kosovë, edhe në Çamëri, respektivisht, regjimet fashiste të Beogradit dhe të Athinë. ushtruan gjenocid të pashembullt në historinë e njerëzimit.”… “Çështja Çame është një çështje e pastër politike dhe jo çështje pronash, që shteti shovinist grek i quan të mbyllura nëpërmjet vendimeve të gjykatave greke, në përputhje me ligjin fashist të luftës që vazhdon ta mbajë në fuqi që prej vitit 1940…”

Harta e Shqipërisë natyrale e vitit 1867- nga Ferdinando Milone

Bashkimi Evropian është ai që ka heshtur dhe vazhdon të heshtë para qëndrimit sa paradoksal, aq edhe racist të shtetit grek ndaj Konventës evropiane për njohjen e minoriteteve. Athina nuk e ka ka nënshkruar këtë Konventë dhe Brukseli është treguar dhe vazhdon të tregohet shurdh-memec për këtë qëndrim skandaloz të shtetit …nazifashist grek i viteve 1944-1945, i cili masakroi aq barbarisht popullsinë e Çamërisë. Fakti që kryeministri Tsipras ka emëruar si ministër të jashtëm një nazifashist, si Kotzias, i cili babain e vet e ka pasur bashkëpunëtor me damkë të nazifashizmit gjerman, dëshmon më së miri se shteti i sotëm grek nuk ka lëvizur as edhe një milimetër nga pozitat e nazifashizmit në qëndrimin ndaj Çështjes Çame. (Prof.Dr.Eshref Ymeri ”Për çështjen Çame” agjencia FloriPress, 21-10-2016)

Janë të shumtë autorët vendas dhe të huaj që flasin për të vërtetën e Greqisë, të Shqipërisë e gjithë trevave të saj në Ballkan të cilët me fakte konkrete, shkencërisht argumentojnë se Shqipëria është vendi më i lashtë i kontinenti plakë. 

*Jo më kot Victor Frobin 15 qershor 1913 racën iliro-shqiptare “Dekania e racave.

*Në shekullin e X-të ps Kr, Perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. 

*Madje shumë autorë provojnë se greqishtja e vjetër është zhdukur, ashtu si gjuha sanskrite që nuk flitet më në kohë moderne, kurse greqishtja e re ka lindur mbi gjuhën shqipe të arvanitasve që jetojnë në Greqi. Këtë gjë e tregon deshifrimi i gjuhës greke përmes gjuhës shqipe:

*(Nermin Vlora Falaski: ”Ilirët dhe Etruskët kanë prejardhje pellazgjike; Kurse më tej autorët:

*Aristidh Kola, *Aref Mathieu, Prof. Univ. Sorbonës “Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen“ 2007; *Robert d’Angely Enigma”. Këta studiues që provojnë se “Gjuha shqipe është mëma e greqishtes dhe e shumë gjuhëve të tjera”;

*Dhimitër Pilika: “Pellazgjishtja historia jonë e mohuar”- ku studiuesi dhe historian shqiptar, në gjithë librin flet për origjinën prehistorike të shqiptarëve.

Ndërgjegjja humane botërore do ta ruaj në kujtesë të pashlyeshme e me dhembje Natën e Shën Bartolemeut në Tivar, ku serbët kryen krimin më makabër e më të shëmtuar brenda një nate vranë mbi 4300 shqiptarë të Kosovës në mars të 1945-ës. Urrejtja shfarosëse serbe si gjithmonë përdori mashtrimin (në emër të lirisë e vëllazërimit të popujve) nxiti shqiptarët që vranë vëllezërit e tyre të një gjaku arbër. E patën të lehtë t’i bënin kurban shqiptarët e Kosovës vetëm për të nginjur pangopësinë e tyre djallëzore. Plagët e reja, hapin plagët e vjetra, të cilat rrjedhin e dhembin njëlloj si ato. A mund të harrojmë varret e përbashkëta në Kosovë, ku serbët vranë 12000 shqiptar dhe përndoqën mbi një milion. Nuk shlyhen nga kujtesa krimet e shovinizmit grek, ndaj nuk mund  të falet ndjekja e thesprotëve nga trojet etnike shqiptare, ku kanë varret stërgjyshët Pellazgo-iliro-thesprotë dhe vrasja e pamëshirshme e 2771 shqiptarëve të Çamëridsë?! Nuk di se ç’përgjigje mund të japë komunizmi gjakatar serb, se për ç’shkak apo për ç’arsye vrau 8000 burra në Strebenicë të Bosnjës? Kurse gratë i dhunuan paturpësisht. Dhe kur ndodhi kjo masakër antinatyrale dhe antinjerëzore ashtu siç është doktrina marksiste –leniniste? Kjo gjëmë, kjo masakër makabre, që tronditi foshnjën në barkë të nënës, ndodhi në fundshekullin e XX-të në korrik 1995. ” Vivra

Ndërsa marrëdhëniet  shqiptaro-jugosllave forcoheshin ,Shqipëria po shndërrohej në një vendburg, mes shpifjeve dhe akuzave monstruoze të improvizuara për atdhetarët nga sigurimi i shtetit, të urdhëruar nga emisarët jugosllavë si  Mugosha me anë të agjentëve të Serbisë të infiltruar në PKSH, pas Grupit të të Rinjve, u vra pabesisht Rrapo Meto-Vranishti. Aq me nxitim e kryen krimin sa, kur e vërvitën në një gropë, i lane një dorë jashtë. Kur ktheheshin gratë e fshatit nga mali, ku kishin shkuar për dru, e gjetën viktimën dhe e nxorën duke i bërë nderet për në banesëne fundit ashtu siç e meritonte.  Fjalët e Rr.Metos janë vënë në gojën e Ismail Bej Vlorës: “Sazan e Karaburun, janë  vatanet e mia/do t’i marrë se s’është punë/ është e jona Shqipëria!...Ose, “O Flamur more flamur/ kështu ke qenë që kur/ ata hiq e neve vur/(Rrapo Meto) dhe me paturpësinë më të madhe gjithë brezat e kanë mësuar gabim autorin. Janë gënjyer dhe mashtruar për 50 vjet duke u thënë nëpër libra se janë thënie të popullit, kur ato kishin autor të urtin Rrapo Meto. Ndërsa akuzoheshin Grupi sabotatorë i inxhinierëve të tharjes së Kënetës së Maliqit, grupi debutetëve, si dhe përkrahësit e tyre i burgosën, udhëheqësit e PKSh, festonin përvjetoret e Jugosllavisë që po bënte të pamundurën opër ta future n Shqipërinë në juridiksioni jugosllav.

Çudinë më të madhe e kanë bërë Fuqitë e Mëdha Botërore. Historikisht Shqipëria nuk ka qenë faktor as për nxitjen dhe as për fillimin e luftrave botërore. Por pas Luftës së Dytë Botërore, në tryezën e diskutimeve diplomatike për të ndarë tortën e fitoreve, kanë vendosur hartën e Shqipërisë për t’u dhënë nga një copë vendeve fqinj. Përsëri shihet dora tinëzare e sllavëve.

 * ...”presidenti amerikan Roosevelti, mes kupave të vodkës e kënaqësisë së havjarit, në prani të Stalinit, fshehtas dhe pa konsultën e Churchillit, i fali Rusisë Europën Lindore e Juglindore, paçka se rusët sakrifikuan jetët e miliona bijve të tyre. U nënëshkrua marrëveshja e famshme e Jaltës më 4 shkurt 1945, duke filluar kështu edhe tragjedia pesëdhjetë-vjeçare për popullin shqiptar. Plagët e kësaj tragjedie ende s’janë mbyllur, pasojat e saj do kërkojnë vite të tjera për të fshirë nga kujtesa kujtimin e hidhur!” Isuf Luzaj (Çfarë është Komunizmi(Ditari i Mësonjësit) -Radi &Radi-7 dhjetor 2013) Dhe me të vërtetë vënia e Shqipërisë në ankand botëror është fatale,

Është një tragjedi e vërtetë që ne po e vuajmë akoma edhe sot. Ky është treguesi më i mirë se sa shumë e donte Stalini Shqipërinë, ndaj e bëri kurban të fqinjëve. Vendimi i Jaltës u jepte gjithë të drejtat legjitime si Serbisë edhe Greqisë që të realizonin  qëllimet e tyre ndaj Shqipërisë. Është për t’u habitur se në Çamëri po bëhej çkombëtarizimi i saj, në veri bëheshin krime monstruoze, si vrasja e shqiptarëve në Hanin e Hotit dhe tragjedia e Tivarit.

Kurse në vendin tonë filluan reformat komuniste që e zhveshin njeriun nga çdo lloj pronësie. Pushteti i rinisi me konfiskimin e pasurive të tundshme e të patundshme të çifligarëve, tregtarëve, fshatarit të mesëm e borgjezisë së  vogël të qytetit, me pretendimin për të sjellë barazinë mes qytetarëve. Por në të vërtetë i shndërruan në proletarë që veç forcës së krahut nuk kanë asnjë mjet jetese. Nisi reforma agrare, që e zhveshi fermerin nga pronësia mbi tokën dhe mjetet e tjera të prodhimit bujqësor, e blegtoral. Ideja e PKSh, ishte që shteti i ri shqiptar do të ndiqte rrugën e zhvillimeve ekonomike të B.S, sidomos në bujqësi. Pasi u dha mendimi i krijimit të Kooperativave Bujqësore në fshat, i pari që kundërshtoi ishte Naku Spiru, i lauruar në Torino për ekonomi i cili kërkonte marrëdhënie me Perëndimin demokrat, jo me perëndimin fashist dhe nazist. Ai ishte kundër dhunës, krimit përndjekjes së popullsisë, burgosjeve dhe internimeve. I helmuar deri në palcë për shokun e tij që varën në litar   Si kundërshtar idesh, si njeri i aftë dhe i përgatitur, Enveri e vuri në shënjestër me motivin “rebeli i PKSh.” Lajmi u hap si vetëtimë, se Nako Spiru, vrau veten, por kjo ngeli një enigmë. Në çastet kur Nako Spiru shuhej në spitalin eTiranës, Mehmet Shehu e quajti vetvrasje e bukur nga shteti pa brekë?! Në intervistën e saj Liri Belishova , kur e pyetën: “-Nako Spiro  dhe Mehmet Shehu u vetvranë apo i vranë? Ajo u përgjigj: ‘Këtë nuk  mund ta them. Veçse di se sa herë jam nisur të vras veten, por nuk e kam bërë,edhe pse kisha arsye shumë të fortë. Isha një nënë që humba bijën time të vetme, e cila nuk gëzoi asnjë ditë  nga jeta e saj. Unë them se nuk ka vetvrasje, ka vrasje...” Kurse E.Hoxha u shpreh: “O shoku i mizerjes sonë të përbashkët!Koburen që doje të më drejtoje mua vitin e kaluar, të erdhi mendja në vend dhe ia ktheve vetes. Në kushtet që jemi, Nakua bëri zgjedhjen më të mirë, tamam sikur të më kishte dëgjuar mua. E kam lakun në fyt, Nexhmie! Dëgjomë mua!Na shpëtoi të gjithëve!“ Dhe Nako natën e fundit të jetës kujtonte fjalët e shokut të pabesë: “Në magazina s’ka grurë, s’ka misër...Në dyqane s’ka ushqime s’ ka vajguri për kandil. Jugosllavët ndërprenë ndihmat,. Firmos! “Ai e dinte mirë se ky ishte një presion, apo shantazh i Jugosllavisë, që PKSh të zbatonte sa më shpejt kërkesat e saj. Drama  e liderit komunist, ose tragjedia e 20 Nëntor 1947 shënoi fillimin e  serisë së “vetëvrasjeve”.  Dukej qartë se vëllavrasja e bekuar nga inrtrigat e Titos dhe agjenturës së tij s’ka për të shteruar. “Tani erdhi radha koburen t’ia vëmë Shqipërisë, se duart na i komandon Titua. Enveri në vilën e tij rri e pret një fund për mua dhe një shteg për vete.”- ishin fjalët e N.Spirut.

*Fjala e Hysni Kapos me rastin e përvjetorit të shpalljes së RFPJ‑së

Ndërsa në Shqipëri po instalohej diktatura komuniste e huajtur nga Moska dhe Beogrdi, thirrjet e udhëheqjes së PKSh-ës, për “vëllazërim gjaku” e miqësi të përjetshme me fqinjët tanë grek e jugasllav, aq më shumë u  rritej oreksi për të gllabëruar Shqipërinë. Grekët e donin  jugun shqiptar deri në lumin Shkumbin, ndërsa jugosllavët donin ta futnin në Federatën Jugosllave. Për realizimin eqëllimeve të tyre ata kishin Njeriu me rol të madh në forcimin e "miqësisë së madhe"ishte Hysni Kapo, i cili kishte lidhje edhe të mëparshme me agjenturën serbe nëpërmjet xhaxhait të tij Murat Tërbaç. Nga vendosja e regjimit komunist deri më 27 shkurt 1947, H.Kapo ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd.Gjatë mandatit të tij në Beograd u nënshkruan marrëveshjet skllavëruese me Jugosllavinë dhe u realizua vizita e E. Hoxhës në Jugosllavi.

Më 27 nëntor 1947, H.Kapo fjalën akademike në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ia kushtoi datës së ndryshimeve të sistemit politiko sadministartiv të  Jugosllavisë. Për të qenë sa më serbofilë, mbrëmja akademike u organizua me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të heqjes së barrierave doganore, parifikoi monedhat(barazoi Lekun shqiptar të Zogut me vlerë, me dinarin jugosllav. Në mbrëmjen akademike ishin E Hoxha, O.Nishani, K. Xoxe, M.Peza, P.Kristo,  G.Nushi, etj si dhe i ngarkuari me punë i Jugosllavisë Drago Kosmerlji, i ngarkuari me punë i Bashkimit Sovjetik, Gagarinov etj.

*Nga fjala e sekretarit të Sekretariatit të Frontit Demokratik, H. Kapo:

"Popujt e Jugosllavisë festojnë për të tretin vit ditën e shpalljes së republikës, ditën e rilindjes kombëtare, 29 nëntorin. Kjo datë shënon dy evenimente me rëndësi historike për popujt e Jugosllavisë. Më 29 nëntor 1943, kur lufta e popujve të Jugosllavisë, në ballë të së cilës qëndroi pa u tundur partia e lavdishme komuniste me në krye mareshallin Tito, merrte përmasa të gjer kundër okupatorit…, u mblodh për të dytën herë Këshilli Na Çl për të marrë vendime që kishin të bënin me fatin e popullit dhe të kombit. Në këtë datë u hodhën themelet e vëllazërimit dhe të barazimit të të drejtave të popujve Dy vjet më vonë, Asambleja Popullore shpalli Republikën Federative nën të cilën popujt e Jugosllavisë do të rrojnë të lumtur, do të gëzojnë për jetë të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike...,29 nëntori kujton luftën, sakrificat dhe heroizmat që bënë popujt e Jugosllavisë për të fituar lirinë dhe pavarësinë.. Ajo simbolizon rrugën e drejtë që udhëhoqi popujt e Jugosllavisë gjatë luftës, rrugën që u shërben dhe sot për të vazhduar gjatë periudhës paqësore për ndërtimin e vendit… për ta forcuar edhe më tepër bashkimin dhe vëllazërimin midis popujve. Lufta e drejtë që ata bënë nën udhëheqjen e shëndoshë të mareshallit Tito, politika e drejtë që ata ndoqën dhe kujdesi i madh që treguan për zhdukjen e mbeturinave të së kaluarës, e shtoi dashurinë dhe simpatinë tonë për popullin jugosllav... RFJ sot është transformuar në një qendër të rëndësishme për gjithë vendet e Evropës Qendrore. Mbas kryeqytetit të vendit të madh të socializmit, Moskës, sytë e popujve demokratikë dhe përparimtarë shikojnë me simpati dhe admirim Beogradin, qendrën ku rri udhëheqësi i madh ushtarak dhe politik i popujve të Jugosllavisë, miku më i shtrenjtë i popullit tonë mareshalli Tito......Fitoret e popujve të Jugosllavisë janë edhe fitoret tona… pse ato janë në të mirën e gjithë popujve përparimdashës, në të mirë të demokracisë dhe paqes. Populli shqiptar do ta festojë me hare ditën e 29 nëntorit se ajo është dita e rilindjes së miqve të shtrenjtë,do ta festojë ditën e 29 nëntorit se kujton luftën, sakrificat dhe vuajtjen e të dy popujve, se ajo kujton fitoren tonë mbimbi fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij" (gazeta "Bashkimi"  28 nëntor 1947)

Vazhdon

Kliko dhe lexo

Pjesa I - Pjesa II - Pjesa III - Pjesa IV - Pjesa V

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm