Menu

Përçarja e shqiptarëve varr i hapur

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nuk jemi njëzëri as për flamurin kombëtar, kuq e zi me shqiponjën kykrenare e vendosur qysh nga epoka e Skënderbeut

Hasan Luci

Nga Dr.Hasan B.Luci

A ka patur ndonjëherë paqe mes shqiptarëve?

Së pari, ne shqiptarët nuk jemi ende njëzëri për gjuhën tonë, që na dallon nga e gjithë bota, si gjuhë e vetme dhe gjuha e parë e botës e "nefillimëve". Siҫ dëshmojnë shkrimet dhe gërmimet arkeologjike. Ҫudi e madhe që nuk ndodh gjetkë që të mos kërkohet, përkrahet dhe lavdërohet njësimi i gjuhës letrare apo gjuha zyrtare, siҫ e kanë popujt e tjerë. Është edhe turp që kërkohet endetë njihen dialektet si gjuhë zyrtare dmth tre dialekte: gegë e toskë dhe së fundi kosovare. Vaj medet, se zgjuarësia e skajshme jona prodhon edhe bomba kundër vetvetes! Sidoqoftë më gëzon dicka fakti se jo pak kosovarë intelektualë e flasin më mirë gjuhën zyrtare se sa akademikë e poltikanë në shqipëri. Sigurisht ku pikon do rrjedh. Ndofta do vemë mend njëditë! Por duhet luftuar t'ia arrijmë qëllimit kombëtar, gjuhës së njësuar më tëëmbël se mjalti.

Paradoksi tjetër sot i frikshëm

Paradoksi tjetër sot i frikshëm është edhe sulmi që i bëhet gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, që gëlojnë në media, tregëti, relama, politikë, kulturë dhe bile në radhë akademikësh, profesorësh e mësues të gjuhës shqipe, që e quajnë si pa të keq si pasurim të shqipes sot këtë krim gjuhësor! Shumë shtete kanë nxjerrë ligje për ruajtjen pastër të gjuhës, si psh Franca kundër frangles etj. Po tek ne pse kjo hata nuk shqetson asnjeri, vec fare pak atdhetarëve. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se po humbëm gjuhën kemi humbur gjakun shqiptar e kjo s'është shaka. Ku janë institucionet përkatëse a do zgjohen sa s'ështëvonë? Duhet dhënë alarmi pa vonesë dhe të merren masa ligjore ndëshkuese për fajtorët!

Së dyti, nuk jemi njëzëri as për flamurin kombëtar, kuq e zi me shqiponjën kykrenare e vendosur qysh nga epoka e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të lirisë e pavarësisë së Shqipërisë së cunguar. Disa demokratë edhe në tranzicion kanë varur një flamur rreckë të ngjashëm me flamuj serbomëdhenj, me të cilët po veprojnë edhe këto ditë për ta përcarë edhe më tej popullin. Dhe kur? Kur rilindi UҪK dhe Kosova, pa ҫ'ka se ndërkombëtarët i dhanë një flamur, që shpresojmë të jetë i përkohshëm, se shqiptarët nuk do të mbeten më nën trysnitë e atyre që na coptuan tragjikisht që nga Kongresi i Berlinit, se na quanin "shprehje gjeografike" dhe islamikë. Duhet luftuar t'i bëjmë hi ata që provokojnë e sulmojnë flamurin kuq e zi, nderin e lavdinë tonë.

Së treti, nën pushtuesit shekullorë, njëpjesë e shqiptarëve u bënë mercenarë të tyre ose të fuqive të tjera për fat të keq e të zi të nënave, se lanë jetën për të huajt, kurse pjesa tjetër atdhetare mbeti kryengritëse për liri e pavarësi dhe shkroi histori lavdie e krenari me përkushtim deri në vdekje si dëshmorë, siguroi mbijetesën e kombi tonë, megjithse në një pëllëmbë tokë e terren tepër malor, mburoja kryesore. Ende këto male do kenë ngjarje për mbijetesë se bota po bëhet ҫorapë dhe Ballkani i hallakatë, nën presionet e të mëdhenjve afër e larg. Duhet vigjilencë e lartë dhe strategji mbrojtëse pa mëdyshje, NATO-ja nuk do të jetë mburojë e përjetshme, dhe këtë e tha tashmë edhe presidenti i ShBA Tramp!I duhet dalë përpara rreziqeve të sëardhmes!

Së katërti, edhe në kombin shqiptar të pushtuar dhe në atë kohë me pushtet të vetin, bejlerët e bajraktarët sundonin mbi popullsinë e varfër të vendit, duke bashkëpunuar e bashkëvepruar edhe me të huajtë, gjoja edhe miq apo vëllezër të tyre, sic quajmë dikë edhe sot. Përplasja ishte e pashmangshme dhe sic dihet ndodhën ngjarje si edhe me bejlerët e rinj të viteve '90 (kujto 1997) dhe ditët tona 2017 kur bëhen thirrje për "revolucion demokratik" që kuptohet qartë si kundërrevolucion fashist i ri për të mos bërë drejtësi dhe shtet ligjor. A gjykon populli apo jo? Si duron këta horra nëdrejtim?!Varfëria nxit luftën për të drejtat e liritë e njeriut, jo të tulatesh si pulat nëshi!.

Së pesti, gjatë LANҪ-it dhe pas ҫlirimit u bë më i qartë qëndrimi i bashkëpuntorëve të fashistëve italianë e gjermanë dhe i të pasurve ndaj popullit të thjeshtë që bëri luftën kundër të huajve dhe traditave të vjetra të dëmshme për kombin tonë. Paqja e brishtë u bë falë diktaturës së shumicës (fshatarë e punëtorë, pra, demokraci popullore) mbi pakicën fajtore të deklasuar e të dënuar me ligje të shtetit ligjor socialist. Por, lufta e klasave, megjithse u tepërua, u thellua pasi nuk u arrit asnjë pajtim dhe shtresat e mundura nuk i shkëputën fijet e lidhjet me të huajt për ta përmbysur pushtetin popullor, që sa lindi dhe në vazhdim. Pra, lufta u acarua brenda dhe Lufta e Ftohtë me jashtë, pasi vijuan dy palët të papajtueshme mes tyre. As arritjet madhështore, që zhdukën mesjetën e errët nëShqipërinë e Re, nuk i kënaqën shtresat e përmbysura, njerzëit antikomunistë (që për inat të sime vjehrre, sërish fjeta me mullixhiun, thotë fjala popullore), pa për të huajt, që edhe i nxititën me ҫdo mënyrë për qëndresë. Pra drejtësiapopullore u qëndroi mbi krye kurdo, me të drejtë. Këtë e dinë por nuk u pëlqen ta pranojnë dhe sot mburren se nuk u dorëzuan, duke dëmtuar veten e kombin tonë dhe ja ku janë tashmë fashistët e rinj, pinjollë apo mosmirënjohësit që hëngër tërë të mirat e socializmit dhe tani janë bërë koburet e shkatërrimit të vendit, në bashkëpunim më rrjetet e huaja të spiunazhit të armiqëve shekullorë të betuar të shqiptarëve. Jo vetëm kaq,por po u thurret lavdi, u ngrihen monumente e botohen libra pa mbarim për tërë tradhëtarët e spiunët e deklaruar hapur edhe nga të huajt dhe veprat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Franca nuk e fal fashistin Peten. A ka plehra më të fëlliqura dhe më të rrezikshme se këta politikanë dhe llumi që i shoqëron për pesë grosh tëqelbur? A do t'u tregohet vendi këtyre horrave nga populli me të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe përparuar? Deri kur do paguhen të përndjekurit fajtorë dhe kriminilët ordinerë, që janë qinfishuar me dokumenta fallco, kurse populli që rindërtoi e përparoi vendin është varfëruar mëkeq? Ҫ'është kjo politikë dhune ndaj popullit që solli lirinë e pavarësinë, qënien e Shqipërisë me LANҪ-in dhe punën e palodhur për ndërtim e përparim pas ҫlirimit?

Së gjashti, tranzicioni i quajtur demokrat acaroi më tej shqiptarët pasi shumica humbi pushtetin me një prag lufte civile, që gjoja u sheshua nga ushtritë e huaja sërish me dy kuptime dhe u vendos pakica kapitaliste në bashkëpunim e bashkëveprim me të huajt armiq apo shfrytëzues e mafiozëtë pasurive tëshqiptarëve, që shkatërruan arritjet madhështore socialiste të popullit tonë. Nga 1990 është epoka më e keqe në historinë shqiptare edhe se nën pushtime dhe nuk po merr fund sepse s'ka sy për qabe që të bëhet një ditë shteti ligjor, të paktën siҫ e kanë edhe demokracitë e tjera, pa le më të fisëm. Asnjera forcë politike që merr pushtetin, me kala dibrance, dhe gjoja me votë popullorenuk jep asnjë garanci, përkundrazi vaj medet. Sot jemi një vend sa grushti me tri qeveri (PD,PS,LSI me bishta plot), fatkeqësisht kështu edhe në Kosovë të përҫarë në qeveri, me parti si edhe në Maqedoni, Mal të Zi e luginën e Preshevës, asnjë bashkim partisht, por secila bën hyqëm më vete se pashai do pasha dhe pikë, si duhet bashkimi popullor e kombëtar, do vetëm pushtet si lugati e djalli vetëm për vete! Asnjë veprim për të fituar të drejtat e tyre ҫamët dhe arvanitasit në Greqi, flasin gjuhën e nënës në shtëpi, por s'ka veprime në publik as brenda vendit as jashtë si dhe në disa troje shqiptare nën Serbi e Bosnjë-Herzegovinë etj. Është koha të veprojnë për jetën e vet nëliri!

Së shtati, në asnjë epokë shqiptarët nuk e kanë ndalur mërgimin qoftë ekonomikë qoftë arratisjen politike qoftë ikjen nga terrori e genocidet e armiqëve shekullorë. Kështu për arsye të ndryshme i kthyen shpinën atdheut, një pjesë duke u bërë mercenarë të armiqve e kundërshtarëve të shqiptarëve. Jo vetëm kaq por marrin shtetësi të huaja dhe një pjesë duan edhe të nxjerrin gjakun shqiptar nga trupi për turpin e tyre.Kjo tragjedi filloi e u nxit e para edhe në tranzicion dhe që nga viti 1990 kjo hemoragji kombëtare s'ka për të marrë fund sa nuk shihet ndonjë dritë kthese në atdhetari. Qeverit tona s'kanë asnjë merak se ҫ'bëhen shqiptarët në mërgim e diasporë, ҫ'bëhet me fëmijët e tyre. Kur shqiptarët do t'i shërojnë plagët e mërgimit që tranzicioni i lavdëron dhe i nxit të ikin nga sytëkëmbët! Sipas statistikës së fundit, Shqipëria ka rreth 2.8 milionë banorë, por në fakt kjo nuk është me saktësi, se ende s'është bërë rregjistrimi derëmë derë dhe sadalin në pikat kufitare zyrtare e private!

Së teti, një paradoks tjetër është përҫarja e re e shqiptarëve sidomos atyre të sektit mysliman,pasi si nga Shqipëria dhe nga Kosova e troje tëtjera shqiptare, po ikin luftëtarë tek ISISI, ku kërkojnë të fitojnë dhe po len kokën për njëҫështje tëhumbur endepa u filluar. Kjo është edhe papërgjegjësia e qeverive shqiptare që kanë krijuar kaos e anarki kudo, veҫ nxitjes së armiqëve të shqiptarëve që joshin rininë e varfër me serume helmuese. Për fat të keq edhe mërgata politike shqiptare pas ҫlirimit u përdor si mish për top në disa konflikte rajonale në botë që nga 1945. Jo pa ndikim është edhe dërgimi zyrtar i shqiptarëve nga qeveritë në zonat me konflikte për hesape të botës kapitaliste sunduese nëpër botë. Shqiptarët s'kanë as interesa as mundësi për superfuqi. Ne mburremi për tolerancën fetare me të drejtë, por nuk jemi mirë me luftën kundër ndikimeve fetare që nuk janë ende pa dëme në radhët e popullsisë, pasi kisha ortodokse greke dheserbe nuk rrinë duar kryq si dhe "vëllezërit myslimanë" në Azi e gjetkë. Shtimi i kishave ortodokse e myslimane në Shqipëri është një paradoks i frikshëm me kosto të rëndëpër t'ardhmen e rinisë tonë. Edhe arsimi fetar në shkolla do ketë rreziqet e veta jo të paktë. Një fjalë e urtë labe thotë: "Dashuria e dëndur, e pirdhur e fënur", qoftë në politikë, fe, miqësi e shoqëri.

Së nënti, krimi i organizuar pa fre, brenda e jashtë vendit, ka prekur një masë jo tëvogël të popullsisë dhe jo vetëm politikën, drejtësinë, policinë etj., që udhëheqin trafiqet e shumta së bashku me mafien vendëse që po bëhet edhe drejtuese si motrat e tyre ndërkombëtare. Varfëria përqafoi nxitjet kriminale për mbjelljen e shitjen e drogave, trafikun e vjedhjes e shitjen e armëve, trafiqet njerëzore (prostitucionin e shitblerjen e fëmijëve), vjedhjet masive të bankave, shtëpive, qëndrave arkeologjike, kishave, muzeumeve, trafiku i lëndëve drusore të gatëshme e qymyrdruri, trafiku i gabëtive, trafiku i lëndëve ushqimore dhe frutave për futje në Shqipëri si "buono per Albania". Mos kontrolli shtetëror gati për gjithҫka: ҫmimet, ushqimet, tregut etj., deri mangësi në Kontrollin e Shtetit për administratën shtetërore e privatët, shoqërië e huaja etj., e kanë lënë ende në kaos vendin ligjor vendin, që siҫ mësohet edhe nga media ende nuk po sigurohen kufijtë e vendit. Shteti nuk kontrollon asgjë ndaj mediave të shkruara e pamore të cilat bëjnë propagandën më të keqe ndaj brezit të ri, me emisionet tejet negative për moshën e pjekurinë e tyre, pasi tek ne ka raste që veprojnë edhe më keq se nëvendet kapitaliste të botës. Organet zyrtare duhet të jenë më agresive kundër ҫdo lloj krimi. Një luftë më e organizuar duhet të bëhet kundër prostitucionit edhe brenda vendit. Me që jemi në kapitalizëm, megjithse kaotik këtu, nuk do ishte keq të legalizohen dritat e kuqe për të kontrolluar gjendjen shëndetësore dhe pensionin e femrave, ndryshe, siҫ tregojnë faktet, ky fenomen ka përhapje të gjërë në hotele, shtëpi private, lokale nate e tallavash, plazhe, rrugë, qëndra tregtare, kafene etj. Ky fenomen duhet luftuar se jo vetëm po ç'thurret tradita morale shqiptare por duhet mbrojtur rinia, fëmijët etj., të cilët mediat e pa fre imorale po i sulmojnë keqas edhe në shkollë me droga, pornografi etj. Familja, shkolla e shteti duhet të bëhen njëzëri për luftë pa kompromis ndaj degjenerimit të rinisë, të ardhmes së vendit.

Së dhjeti, lufta për kontrollin e drejtësisë (vetingu) në të gjitha hallkat e vendit është luftë për jetë a vdekje. Kriminelët zyrtarë e ordinerë janë në fushata për ta penguar me ҫdo kusht prej vitesh tashmë, prandaj nisma e Rilindjes duhet të arrihet me ҫdo kusht edhe me ndihmesën e madhe të faktorit ndërkombëtar sidomos ShBA, që sërish pas luftës për ҫlirim e Kosovës, po tregon interes të madh se ka edhe interesat e veta në Shqipëri e Ballkan a globaliste. Populli ynë duhet të ndihmojë në denoncimin e të gjithë keqbërësve nëҫdo vrimë të vendit, ndryshe harram e paҫim, se do na mbyt krimi. Dikur ishte e drejta zakonore, kanunet dhe pleqësit që jepnin drejtësi dhe vërtet kishte shumë më tepër siguri se sa sot, pasi shtetin ligjor ka rënë. Kujtoni vetëm kohën e Shqipërisë socialiste për rendin e qetësinë shëmbullore, ku femra lëvizte në fusha, male e pyje pa iuprekur një qime floku etj.etj., kurse sot femra, edhe fëmijë nuk është e sigurtë as në familje pa le në rrugë. Jam 80 vjeç dhe kurrrë s'kam pas dëgjuar të tilla tmerre si gjatë këtij tranzicioni, që i fundit i Moikanëve, ia kaloi edhe djallit më këtë shpërfytyrim të një pjese të shoqërisë, llumit të pështyrë, që nuk e ka zënë ndonjë herë tjetër truallin arbëror, përkundrazi jemi marrë shëmbull nëpër botë për nder e fisnikëri.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm