Menu

Sa është e vjetër Kësula (Kapuçi-Qelesha) Shqiptare

User Rating:  / 3
PoorBest 

Simbolin e Kësulës Shqiptare e hasim edhe te pllakat e varreve të tyre

Nga Dr.Sc.Ilmi Veliu - Ilmi VeliuKësula (Kapuçi-Çelesha) shqiptare është e vjetër sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazgo-Ilire. Duke krahasuar te gjitha kësulat që janë perdorur e që vazhdojnë të përdoren në botë, konstatojmë se vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për shqiptarët, i kanë quajtur edhe "Kësulëbardhit" (Belokapci).

Fatbardha Demi në shkrimin e sajë shumë me vlerë, potencon se Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITIN e Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit pellazg.

Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË. Kësula e Dardanisë-Kosovës, që shtrihej deri ne Gostivar, e ka formën të rrumbullakët, kurse kësula e Kërçovës, Manastirit, Prilepit, Strugës, Dibrës e ka formën e rrafshët. Formë të rrafshët ka edhe kësula e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut por ajo eshtë pakë më e shkurtër se ajo dibrane. Kësula e Shqipërisë së Jugut dhe Ҫamërisë, është e rrumbullakët, por shumë më e gjatë se ajo e Kosovës. Kësula shqiptare me të tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Skulpturat dhe pikturat e gjetura deri me tash vertetojnë se kësula shqiptare me te gjitha format e saja është përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten e quanin Arbër dhe shtetin e tyre Arbëri. Nga hulumtimet dhe krahasimet e shumta të deritashme kam vërtetuar se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare.

Varret janë të viteve 1700-1800 dhe emri i shqiptarit është i shkruar në gjuhën osmane, porn ë majë të pllakës së varrit që eshtë tek koka e te vdekurit, është e prezentuar forma e kesules shqiptare.

Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.

Ja disa fotografi të kësulave shqiptare në Lashtësi, në Mesjetë dhe te pllaka e varrit, në kohën pasi e kanë pranuar fenë Islame.

Kësula shqiptare e njohur në popull si “Kësula Dibrane”

Foto lartë, skulptura antike me kësulen shqiptare dhe busti i Ibrahim Temo-në Strugë me kësulën e rrafshët shqiptare që përdoret nga shqiptarët e Kërçovës-Strugës-Dibrës dhe të Shqipërisë veriore. Edhe fotografia tjetër prezenton të njejtën kësulë (kapuç-qeleshe)

Foto lartë, kësula shqiptare e quajtur "Kësula Dibrane" dhe foto poshtë, kësula shqiptare pak më e shkurtër që përdoret në Shqipërine e Mesme dhe Veriore

Foto lartë, Grupi i vallëtarëve nga Kërçova me veshje shqiptare ku rolin kryesor e ka kësula dhe foto poshtë guri i varrit te shqiptarit ku është e gëdhendur dhe prezentuar kësula shqiptare

Pllakë varri ku në majë të pllakës eshtë e gedhendur dhe e prezentuar kësula shqiptare. Me anë të simbolit kombëtar, shqiptari ka dashur të prezentohet dhe identifikohet edhe në varr.

KËSULA DARDANE E NJOHUR NË POPULL SI "KËSULA KOSOVARE"

Foto lartë janë skulpturat e lashta me kësulat në kokë që nuk kanë asnjëfarë dallimi nga kësulat që mbajnë Azem Bejta e Shotë Galica, e që përdoren edhe sot në të gjithë territorin e Dardanisë ilire.

Kështu duket pllaka e vendosur tek koka e të vdekurit mbi varrin e shqiptarit dardan. Këtu shihet forma e kësulës dardane e cila nuk ka asnjifarë dallimi nga forma e kësulës dardanokosovare te skulpturat antike dhe nga kësula (kapuçi) që mbahet edhe sot në Kosovë

KËSULA DARDANE DHE SHALLI I RUGOVËS

Rugovasit mbajnë të njëjtën kësulë dardane por të mbeshtjellur me shallin i cili në popull njihet si "Shalli i Rugoves"

Gëdhendja dhe emetimi i kësules dhe shallit të Rugovës edhe te pllaka e varrit

Kësula shqiptare e Dardanisë dallon në Rugovë sepse gjithmonë mbahet e mbështjellur me shallin e Rugovës e që nuk haset në trevat tjera Dardane. Se kështu është mbajtur edhe para 200 vitesh vërteton edhe pllaka e varrit të shqiptarit dardan

KËSULA SHQIPTARE E LABËRISË DHE ÇAMËRISË

Edhe kësula e Papës i ngjanë kësulës se Dardanisë e Labërisë

Duke krahasuar kësulën labe-çame me skulpturën antike dhe pllakën e varrit që i përngjan dhe emiton kësulën labe-çame vimë në përfundim se kjo kësulë shqiptare ka origjinën që nga lashtësija

NGJAJSHMËRIJA E SKULPTURAVE TË LASHTA ME VESHJEN E NUSEVE SHQIPTARE

Skulptura të lashta zbukuruara dhe stili i nuseve shqiptare të Kërçovës është i njejtë

Pllakë varri e nuses shqiptare ku janë gëdhendur të gjitha zbukurimet që i ka përdorur nusja

Pllaka mbi varrin e nuses me kokë të lidhur. Nuk dallon nga skulptura antike dhe nga stili i lidhjes se shamisë te nuset e sotme

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm