Menu

Çka dihet për punën revolucionare dhe vrasjen e Miladin Popoviqit?!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Siq dihet Milladin Popoviqi, hero i popullit, sekretar i KK të PKJ për Kosovë, është vrarë më 13 mars 1945 në zyrën e vet në Prishtinë.

Mbi vrasjen e Milladinit nuk është shkruar gjer në vitin 1981, ndersa gjashtë viteve të fundit është thanë mjaft, bile është publikuar edhe „skenar“ se si kanë rrjedhë përgatitjet dhe se si është kryer atentati. Të gjitha këto nga e para e Spasoje Gjakoviqit, sekretarit të atëhershëm të OZN-ës së Kosovës. Për qytetarët, Prishtinën, për familjen e farefisin e Milladinit, rrëfimi i Spasoje Gjakoviqit në librin e tij:”Sukobi na Ksovu”, Shtyp nga Narodna Knjiga-Beograd, 1984, Edicioni i dytë i plotsuar, tingëllon si një tregim, si një rrëfim për fëmijë – e trilluar dhe plot insinuanca e të pa vërteta.

Enver Hoxha, Milladin Popoviqi, Svetozar Vukmanoviq Tempo

Pas përfundimit të gjimnazit, në Prishtinë më 1933, Milladini regjistrohet në Fakultetin juridik në Beograd, ku edhe më shumë e thellon punën dhe mendimin revolucionar të cilit i mbetet besnik deri në vrasjen tradhtare nga ana e monstrumeve shoveniste në planet e agjenturave të ndryshme borgjeze. Në vitin 1935 ka qenë burgosur në Beograd dhe i është nënshtruar mundimeve të tmerrshme. Në Pejë është hartuar peticion me 500 nënshkrime dhe i është drejtuar pushtetit. Peticioni pat suskses dhe Milladini është liruar. Por nuk pran lufta e tij kundër regjimit profashist të sundimit të Millan Stojadinoviqit.

Në vitin 1936 Millan Stojadinoviqi vjen në Pejë gjatë lëshimit në qarkullim të hekurudhës Pejë - Fushë-Kosovë.

Organizata e PK në Pejë u dëshmua si shumë e organizuar dhe e aftë të zbatojë çdo vendim të KQ të PKJ. Në iniciativën e Milladin Popoviqit me 15 qershor 1937 formohet komiteti krahinor i PKJ për Kosovë e Metohi. Konferenca themeluese u mbajtë me suskses, në të cilën referatin kryesor e parashtroi Milladin Popoiviqi, ku ai është zgjedhë për sekretar politik të KK të PKJ. Materiali i konferencës konstituive dërgohet në Pariz, ku asokohe gjindej një pjesë e KQ të PKJ. Komiteti Krahinor i PKJ për Kosovë e Metohi angazhohet në forcimin e frontit popullor, për shkruarjen e luftëtarëve në luftën internacionale në Spanjë kundër fashizmit, kundër fraksioneve në PKJ dhe për çështjen kombëtare. Sipas Petro Markos, Libri “Intervistë më vet vehten” del se në këtë luftë kanë shkue: Teni KomoniI mbytur para se të arrinte në bregun e Spanjes, Asim Vokshi, Ramiz Varverica, Zef Hoti, i vrar në Madrid, Urfi Agolli vrar në Madrid, Dhimitër Kosta, Ymer Puka, Justina Shkupi, Skender Luarasi, Emrush Miftari, Shaban basha, Xhemajl Kada, Ulusi Spahiu, Mana Nishova, Veli Deda, Stefan Duni, Bim Kurani, Kostë Kolombo, Daut Muqo, Zef Prela, Xhafer Miraku, Iliaz pashaj, Faik Dardha, dhe më vonë kishin mbrri: Mehmet Shehu, Thimo Gogozoto, Musa Fratari dhe Zihni Muço, (faqe 213,214) Milladini thërret popullin shqiptar që të mos shpërngulet në Turqi dhe të mos i nënshtrohet propagandave të disa tradhëtarëve të kombësisë shqiptare. Kjo ka qenë ftesa e parë bërë shqiptarëve të mbesin në vendlindje dhe kundërshtimi i parë i PKJ ndaj pushtetit borgjez të sendërtojë projektin mbi dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, burim i së cilës ka qenë Elaborati fashist i Vasa Çubrilloviqi.

Milladini e ka përjetuar thellë shtypjen e popullit shqiptar në zhvillimin e kulturës dhe të arësimit. Andaj është komunisti i parë që kërkon që të gjitha materialet të KQ të PKJ të jenë të shkruara edhe në gjuhën shqipe. Kjo gjë ka kontribuar që rinia shqiptare gjithnjë e më shumë t’i afrohet PKJ. Një qëndrim i tillë largpamës kontribuoi që Milladini të vejë kontaktet e para, krahas Ramiz Sadikut, me Fadil Hoxhën, Emin Durakun etj. Në Beograd i pari kontakton me një komunist nga Shqipëria gjë që paraqet fillimin e bashkëpunimit i cili do të thellohet gjithnjë e më shumë.

Milladin Popoviqi, edhepse i sëmurë rëndë, e vazhdon luftën klasore. Ngrihet haptaz kundër plaçkitjes së tokës së shqiptarëve të varfër si dhe reformës agrare në Kosovë. Shkroi proklamatën të cilën e shtyp në Kragujevc në gjuhën shqipe.

Në vitin 1938, pas shërimit, Milladini merr pjesë në Këshillimin e KQ të PKJ afër Lublanës ku nga shoku Tito merr udhëzime dhe propozimin që sërish të jetë në krye të Komitetit Krahinor si dhe të vazhdojë kontaktet me grupet e komunistëve nga Shqipëria.

Në Konferencën e rregulltë të KK të PKJ për Kosovë e Metohi, e cila është mbajtë në shtator të vitit 1939 në Vitomiricë te Peja, Milladini e parashtron referatin kryeror. Pjesën kryesore të referatit ia ka kushtuar luftës së të gjithë komunistëve kundër shtypjes jonjerëzore të popullatës shqiptare, kundër imperializmit italian dhe të gjitha forcave reakcionare, për të drejtat dhe lirinë të popullit shiptar. Milladini kërkon që aktiviteti i të gjithë komunistëve në Kosovë të orientohet në 11 pika. Pika e parë ishte: që të vehet çështja e autonomisë të KK ngase sipas rezolutës me këtë komitet nuk mundet të udhëheqet nga Mali i Zi. Idea e Milladinit për autonomi ka pasë kuptim specifik kombëtar dhe historik. Thelbi i referatit të Milladinit dhe një pjesë e referatit të Bora Vukmiroviqirt është përfshirë në Rezolutën e cila sot në origjinal gjindet në Arkivin e KQ të PKJ nën numrin 1855.

Kësaj ideje për autonominë e Kosovës i kundërvehet KK i PKJ për Mal të Zi i cili mendon se kjo kërkesë do të thotë „hap prapa“. Mirëpo Milladini ka qenë i palëkundur dhe kërkon nga KQ i PKJ trajtim autonom, kërkon lidhje të drejtpërdrejtë me KQ të PKJ, kërkesë të cilën Tito e përmban dhe insiston vendosshmërisht për zbatim në praktikë. Në fund të vitit 1939 dhe në gjysmën e parë të vitit 1940 lidhur me autonominë e Kosovës zhvillohet polemikë e ashpër mes Milladin Popoviqit dhe Ivan Millutonoviqit, anëtar i Politbyrosë së KQ të PKJ. Milladini paraqitet me fakte të pathyeshme. Gjatë vitit 1940 Milladini është në lidhje të përhershme me KQ të PKJ kur shpalli kontaktin me Fadil Hoxhën dhe komunistët nga Shqipëria, që paraqet nismën  e bashkëpunimit dhe të afrimit të PKSH dhe PJK gjer në shkallën e internacionalizmit komunist të pashembullt në histori.

Në demonstratat të majit të vitit 1940 në Pejë KK merr pjesë edhe Milladin Popoviqi, edhepse shëndetlig. Qeveria ndërmerr masa dhe bën burgimin e komunistëve në mes të të cilëve edhe Milladinin, i cili për Gjeneral Shtabin e Armatës së III-të në Shkup ka qenë personaliteti kryesor i lëvizjes komuniste dhe komunisti më i rrezikshëm. Kjo gjë duket kjarët nga dokumentet: 8710/40, 345/40 dhe 1074/40 të Gj.Sh. të Arm.së III-të.

Milladin Popoviqi ndjen nevojën se masa liridashëse duhet të mobilizohet në rradhët e luftëtarëve për liri. Në atë kohë në Kosovë vjen Kërsto Popivoda dhe fillojnë të mbahën mbledhjët e komiteteve vendore në Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, etj. ku fjalën kryesore e ka pasë Milladini. Mbahet Konferenca e Dytë e KK të PKJ për Kosovë e Metohi, ku referatin kryesor e paraqet Milladini. Nga kjo mbledhje Milladini edhe më shumë afirmon PK dhe punën revcolucionare në Kosovë. Konferenca zgjedh delegatët për delegatë në Konferencën e VIII të KK të PKJ për Mal të Zi, Bokën, Sanxhakun, Kosovën e Metohinë, e cila mbahet në Zhugiq Bare (tek Zhabljaku) në Mal të Zi. Në delegacion janë zgjedhë: Milladin Popoviqi, si sekretar politik i KK, Boro Vukmiroviqi, sekretar organizativ, Ali Shukria, sekretar i komitetit vendas për Mitrovicë dhe rrethinë dhe Milija Kovaçeviqi, sekretar i komitetit të qarkut për Gjakovë. Të gjithë delegatët, përveç Milladinit, për herë të parë vinin në kontakt me Titon. Delegatët kërkojnë që në rendin e ditës të futet lidhja e drejtpërdrejtë e KK të Kosovës me KQ të PKJ i cili propozim aprovohet duke iu falemnderuar qëndrimit të drejtë të J.B.Titos. Titoja poashtu u pajtua dhe tregoi interesim të posaçëm për popullin shqipotrar të cilin duhet ndihmuar dhe përkrahur. Milladini fitoi elan edhe më të madh me qëndrimin e J.B. Titos. Këtu zgjidhen edhe delegatët për Konferencën e V të Vendit. Nga Kosova zgjidhen: Milladin Popoviqi e Boro Vukmiroviqi. Në atë Konferencë Milladini foli kundër Reformës agrare në Kosovë të cilën e zbaton borgjezia sërbe.

Nebil Duraku, Halit Elshani

Nga fundi i vitit 1940 në Pejë mbahet Plenumi i KK në të cilin përpunohet materiali nga Konferenca e V-të e Vendit e PKJ, e mbajtur në Zagreb. Me këtë rast Milladini potencon çështjen kombëtare si dhe nevojën që kuadri shqiptar sa më mirë të përgatitet dhe sa më masovikisht rinia të përfshihet në PKJ.

Milladin Popoviqi si luftëtar i pathyeshën e i disiplinuar dhe komunist zbaton në jetë konkluzat e këshillimit të majit të vitit 1941. Në bazë të vendimit të KQ të PKJ për kryengritje të armatosur, Milladini bën përgatitjen detale për kryengritje.

Jo rastësisht zgjedh Mitrovicën për fillim të kryengritjes. Kryengritja shpërtheu me 30 korrik 1941. Milladini, nga shkaqe shëndetsore, sipas vendimit të KK duhej të shkojë në Mal të Zi. Në rrugë për në Mal të Zi, te Rozhaja, bjen në duart e armikut. Që andej dërgohet në llogor në Shqipëri. Kur për këtë merr vesh KKK kërkon nga komunistët e Shqipërisë lirimin e tij, gjë që me kënaqësi është pranuar. Në fillim të vitit 1941, kur në Shqipëri arrin Dushan Mugosha, Milladini me ndihmën e komunistëve shqiptarë lirohet. Pas përgatitjeve intenzive vjen gjerë te formimi i PKSH. Në kuvendin themelues fëtyra më markante ka qenë Milladin Popoviqi. Nga ky moment Milladini bëhet përsonaliteti më i dashur në Shqipëri, miku më i mirë dhe me dëshirë oratori më i ndëgjuar, i cili paraqet lidhjen e miqësisë dhe bashkëpuunimit në mes PKJ e PKSH. Merr pjesë në të gjitha forumet të PKSH dhe UPÇ dhe jep kontribut të madh në luftën kundër armikut të përbashkët. Në Shqipëri mbetet gjerë në shtator të vitit 1944 kur kthehet në Kosovë dhe merr udhëheqjen të KK të PKJ. Që nga ai moment e gjerë në vdekje angazhohet për vënjen e pushtetit demokratik, barazisë, forcimit të autonomisë, ashtu siç e kishte mësuar J.B. Titoja, të cilin e ka vlerësuar mbi të gjitha Kurse Titoja në Milladinin shihte revolucionarin e denjë, luftëtarin e patrembur për barazinë e të gjithë popujve e kombësive të Jugosllavisë. Prandaj Milladini ka dhënë propozime përfundimtare. Ai vendosshmërisht i kundërvehet Aleksandër Rankoviqit dhe Millovan Gjillasit për ndarrjen e Kosovës në tre pjesë. Në Shqipëri i kundërvihet Svetozar Vukmanoviqit-Tempo dhe Koco Xoxes në vlerësimin e punës së PKSH.

Gjatë ardhjes në Prishtinë, në krye të KK të PKJ për Kosovë Milladinit i është ofruar elaborati i Vasa Çubrilloviqit: Çështja kombëtare e pakicave në Jugosllavinë e re“. Ky elaborat është hartuar me 3 nëntor 1944 dhe pak dallohej nga Elaborati i njohur nga viti 1938, të cilin njëzëri e ka lejuar Pushteti sërb. Milladini sipas urdhëresës së J.B. Titos e hudh këtë elaborat, me hidhërim e gris dhe e hudh para Rankoviqit, Gjillasit, Tempos e Spasoje Gjakoviqit. Kthehet në Kosovë ku vazhdon punën sipas udhëzimeve të Titos dhe vendimeve të AVNOJ-it. Në Kosovë poashtu vjen dhe Spasoje Gjakoviëqi në detyrën e Sekretarit Krahinor për Punë të Brendëshme, të quajtur asokohe OZNA. Si zhvillohen gjërat?

Milladini bëhet çdo herë e më shumë barierë dhe kundërshtar ideor i Rankoviqit, Svetozar Vukmanoviqi-Tampos, Spasoje Gjakoviqit, të cilëve u bashkangjitet edhe Dushan Mugosha. Svetozar Vukmanoviqi këtë e vërteton në vitin 1981 në një intervistë të cilët ia jep një gazetari bullgar lidhur me librin „Lufta në Ballkan“. Në pyetjen se çka mendon për Milladin Popoviqin, Svetozar Vukmanoviqi përgjigjet: „Populli krijon mite dhe është mirë që ndonjëherë të lehet të jeton me ato mite“?! A duhet për këtë koment i veçantë? Në vitin 1971 nga pushimorja Kumanova shkuem bashkë më Nebil Durakun në Budva për të marrë pjesë në promovimin e librit te tij:”Revolucija i dale teqe” Salla ishte mbush perplot nuk i zante dhe nje pjes rrinte ne kembë. Ne ishim shkue pak ma heret dhe kishim zan vend ne rendin e dytë. Erdhi Tempoja pak me vonesë. Kur erdhi me do tespi ne dorë pak sa u befasova! Nebili pom peshperit ky eshte malazez dhe këta i bajne tespit per hobi. Ka folte i levizte thuese po i shoqeron një nga nje.. Në vitin 1971 pata rastin të marrë pjesë në promovimin e librit të Svetozar Vukmanoviq Tempo, ”Revolucia i dale teqe IV” në Budva të Malit Zi. Aso kohe Une më Nebil Durakun ishim të vetmit shqiptar në at promovim! Gjatë bisedes ne nje pyetje qe ia beri Nebili ai u shpreh. Në kët liber e kam botue telegramin qe ma kishte dergue Titua në të cilin shkruente. Pra, vlen te cekët zbulimi i telegramit qe ia kishte dergue atij aso kohe Tito: ”Stvari spajanje Kosova sa Albaniom treba svati propagandim”; Pra qeshtjën e kerkesës për bashkim të Kosovës më Shqiperinë duhët ta kuptosh vetëm si propagandë.

Nga kjo shifët se si Tempoja si i deleguar i Titos ka veprue në dy arrshina. Kështu ka veprue edhe Titua në Beograd me rastin e vizitës qe i kishte berë Enver Hoxha më 1946-tën.

-Po keni të drejt për kerkesën tuaj se Kosova duhët t’i kthehet Shqiperisë, por tani për tani nuk ben se rreakcioni seb është i madh dhe rrezikohët jugosllavia. Por, ne do krijojmë aso maradhanjesh sa qe kufiri do jetë vetëm formal. Pra levizjët do jen të lira Dihët se Enver Hoxha ia ka kthye medaljen dhe titullin dhe maradhanjet janë prish përfundimisht.. Kjo nuk u rrealizue kurr dhe shqiptarët u geotizuën per më shumë se një gjysëm shekulli. E potencova këtë duke dasht te bejë një paralele më vizitën e Ramës në Beograd. Sjelljët e athersheme të Titos dhe më sjelljët e Aleksander Vuqiq e Daciq  ndaj Ramës. Pra ai nuk kish kërkue bashkimin e Kosovës më Shqiperinë, por njohjen e saj si Shtet i pavarur. Pra janë këta dy heroj qe në tullat e oxhakut ia thanë të vertëtën  në sy të çeshtjës shqiptare. I vetdieshem Tempo ne at mbledhje e përseritke se ai ka qenë i deleguari i Titos dhe ka veprue sipas udhezimeve te tija.

Milladin Popoviqi me 13 mars të vitit 1945 në ora 10,30 minuta vritet në zyren e tij në KKK. Po të njejtën ditë . Spasoje Gjakoviqi e Dushan Mugosha i dërgojnë telegram Aleksandër Rankoviqit dhe nuk përmendin asçfarë emri të vrasësit – përmendet vetëm një kamarier, por jo edhe emri i tij. Po të njejtën ditë përmes telegramit njohtohet edhe Tirana për vrasjen e Milladin Popoviqit. Aleksandër Rankoviqi me 14 mars dërgon telegram KKK, në të cilin, në mes tjerash, njohton se në varrimin në emër të KQ të PKJ do të merr pjesë Milinko Gjuroviqi. Spasoje Gjakoviqi e Dushan Mugosha. Me 15 mars sërish i dërgojnë telegram Aleksandër Rankoviqit. As edhe ditën e tretë nuk përmendet asçfarë emri i vrasësit. Ceket se janë „burgosur disa persona të dyshimtë, në mes të të cilëve edhe një zëvendës i komandantit të rrethit“. As edhe me këtë rast nuk ceket emri i Haki Tahës për të cilin Spasoje Gjakoviqi, pas 40 vjetësh, pohon se është Haki Taha vrasësi i Milladin Popoviqit. Mësuesi Haki Taha është vrarë po të njejtën ditë (?). Abduksioni vërtetoi se është vrarë para Milladin Popoviqit. Përse emri i Haki Tahës nuk është përmendur në telegram? Përse Spasoje Gjakoviqi e Dushan Mugosha komunikojnë vetëm me Aleksandër Rankoviqin? Përse babai dhe nëna e Milladinit nuk u lejojnë Spasoje Gjakoviqit dhe Dushan Mugoshës të marrin pjesë në varrim?

Përcjellja e kufomës së Milladin Popoviqit ka qenë madhështore. Dukej se e tërë Kosova ka ardhë ta përcjellë djalin e vet më të madh dhe më të dashur. Ka pasur shumë oratorë, por fjala më prekëse ka qenë fjala lamtumirëse e një pionieri të kombësisë shqiptare i cila ka thënë, siç citon „Jedinstvo“: „Armiku nuk ka qëlluar atë që deshti, vrau trupin e njomë të Milladin Popoviqit, por ka mbetë vepra e tij madhështore, të cilën populli do ta kultivojë besnikërisht...“

Këtu është dhënë shkurt aktiviteti revolucionar dhe qëndrimi i Milladin Popoviqit mbi çështjen kombëtare dhe pozitën e Kosovës për të ardhur më lehtë gjerë të konkludimi se kush ka pasë motiv për likuidimin fizik të tij. Në të vërtetë për vrasjen e Milladin Popoviqit më mirë din Spasoje Gjakoviqi, siç e din edhe se nuk është e vërtetë ajo që ka shkruar gjermëtani për këtë krim.

PS: Një aktivist nga Gjilani, si uidheheqës i rinis bashkë me grupin e vet e kishin vizitue në Prishtinë kufomën e Haki Tahes. Në ball thoshte e kishte pase nje grim xhak, xhaku i that çka do te thot se ai ishte vra para Milladinit dhe e kishn ekspozue për te na bind neve se ky ishte vrasesi i Milladin Popovoqit! Më vone ky aktivistë, Rexhepi  eshte akuzaue dhe denue si inforbyroist. E kam pasë kojshi dhe shpesh here rrefente ngjrjët e asaj kohe.

Pregaditi për shtyp
Halit Xhemë Elshani
Bruksel, 2016

 



Komente   

 
0 #1 Perball fakteveHalit 2017-06-14 07:50
I nderueri Xhafer Leci, mendoj se ky shkrim eshte ne vazhden e shume shkrimeve " mendimeve te ndryeshme. Une jam perpjek te shkpues diq dhe kjo nuk do me thene se ju mund te pajtoheni. Ne jemi shoke por faktet jane fakte; Une mendoj se ma te vertetta jane ato qe kam shkrue-zbardhe se sa ato qe permend ti; Edhe Fadili edhe Parllaku ka qene komunista dhe ne pozita. An daj nuk eshte qudi se ju beson akoma ne ta..
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm