Menu

Skenari turpshëm i dështakëve!!

User Rating:  / 2
PoorBest 

Skenar i pregaditur apo krimi që ndodhi ndaj Arbana Xharrës, po qëse nuk zbulohet, atëherë mbetet vetëm të mendohet se kjo është një loj e pist që dikush nuk po kursen as zero moralin ndaj femrës, vetëm e vetëm për të fituar poena politike.

Nga Muhamet Hoxhaj - Muhamet HoxhajAkuzat e para në lajme që linçojnë Lëvizjen Vetëvendosje në krimin e mirëmenduar se si të ndodh dhe kush të akuzohet, lënë vend për dyshime dhe aspak mendime ndryshe se ky akt është planifikuar dhe kishte për qëllim përfitime politike, ku edhe gjendemi në pragë të zgjedhjeve nacionale.

Aderimi i Arbana Xharrës në PDK, nuk u mirëprit në opinionin Shqiptaro/Kosovar, gjë që dikur i kritikonte me forma më të rënda për krim e korrupsion, e çka jo tjetër dhe më në fund u bë pjesë e saj. Pra, me logjikë të shëndosh se dikur i akuzonte si kriminel, u bë pjesë e krimit dhe korrupsionit. Kështu që u kriminalizua edhe vet.

Zonja Xharra ndoqi rrugën e fjalës, "pështy e lëpi sa të mundesh"!!

Arbana Xharra në emisionin Oktapod ku ishte mbrëmje më parë, para se të ndodhte rasti i mirëmenduar, dërgonte poashtu akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (trushpërlarje) etj etj. Ndoshta duhet të na tregoj Arbana se si ishte e mundur që të bëhet pjesë e Kriminelëve të cilët dikur i akuzonte si të tillë?! Pra ku dhe si ndodh trushpërlarja?! Apo ndoshta janë këto akuza që, "t'iu themi sa nuk na kanë thënë"?!

Arbana Xharra në Oktapod 12.05.2017
https://www.youtube.com/watch?v=AHs94gm8WHs

Për të mbuluar një skandal, duhet prodhuar një skandal/M.H.

Skandali i radhës, krimi ndaj Arbana Xharrës nuk mund të shihet ndryshe dhe nuk len hapësirë tjetër pos asaj, që të largohet mendimi i opinionit publik për dështakët qeveritar që për 3 vite të plota e sollën vendin në ngushtica të rënda politike dhe ekonomike, e varfëruan skajshmërisht shoqërinë shqiptare dhe popullit nuk i mbeti më shumë, njejtë si dikur në kohën e serbisë fashiste të lëshoj vendin dhe të emigroj.

Marrëveshjet antikombëtare që u nënshkruan në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ishin pikat më të rënda që na i solli kjo qeveri, gjë që e solli edhe kolapsin e kuvendit që çdo gjë u zvarrit deri në votimin e mosbesimit të qeverisë që ishte shumë e vonshme dhe e pashmangshme, që vendi të shkoi në zgjedhje të reja.

Pra, ajo që i ndodhi Arbana Xharrës nuk ishte rastësi, sikurse nuk ishte rastësi vrasja/vdekja e Astrit Deharit, poashtu vrasja/vdekja e dëshmitarit kryesor në rastin Dehari dhe shumëçka tjetër që ka për skenar vetëm manipulimin e opinionit dhe tërheqjen e vëmendjes në drejtime tjera që të anashkalohen dëmet që i janë bërë vendit dhe më në fund asnjë krim të mos zbulohet e të gjitha të mbeten mistere.

Uroj që ky krim dhe shumë tjerë të zbulohen, gjë që shumë pak po besoj. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë mbetet vetëm se të mendohet që këto ishin skenare të pregaditura dhe të mirë menduar, ndërsa znj. në fjalë i urojmë kriminalizim të suksesshëm!

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm