Menu

Dështimi famëkeq i Qeverisë për "Kosovën C" dhe "Kosovën A"

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në konferencën e sotme u prezantua modeli i financimit të rindërtimit të termocentralit "Kosova A" dhe problemet me ndërtimin e termocentralit të ri "Kosova C" sipas modelit qeveritar.

Në këtë konferencë ku foli kryetari Visar Ymeri dhe Nagip Ymeri nga Komiteti për Energjetikë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u tha se varianti i paraqitur nga Qeveria si marrëveshje mirëkuptimi me një kompani private për ndërtimin e "Kosovës C" është i papranueshëm. Me këtë variant të Qeverisë është e sigurtë se çmimi do të jetë rreth 50% më i lartë. Në marrëveshje sipas Ministrit Stavileci Norma e Interesit të Kthimit në Kapital është 21% pra një normë katastrofike e lartë dhe po aq e dëmshme.

Termocentrali "Kosova C"

Me datë 10 tetor 2015 në orët e vona të mbrëmjes Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se Ministri Stavileci ka arritur marrëveshje rreth "pikave që ishin objekt i negociata" dhe se kompanisë "Contour Global" i jepet "statusi i ofertuesit të preferuar. Kryetari Ymeri theksoi se deri para këtij momenti askush as në deklarime as në dokumente zyrtare nuk kishte njoftuar se për çfarë projekti bëhej fjalë, cili ishte plani i qeverisë, me kënd po negocionte, cilat ishin temat e negociimit dhe cili ishte qëllimi final. Ndërkaq, me datë 18 dhjetor në Prishtinë pamë se Ministri Stavileci në emër të qeverisë njoftonte se ishte arritur marrëveshja "rreth pikave që ishin objekt i negociatave" të cilat ende sot janë të paqarta dhe të pabëra publike. Po ashtu kuptuam se ndërtimi i Termocentralit të ri pra "Kosova C" ishte parashikuar të ishte tërësisht një investim privat i cili do të kushtojë 1 miliardë euro dhe sipas deklarimit të tyre do të hapë rreth 10 mijë vende të reja të punës.

Në analizën e organizatave si KOSID e INDEP, që veprojnë në Kosovë paraqitet se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 50% nëse implementohet varianti qeveritar i ndërtimit të termocentralit. Kurse, shifra për 10 mijë vende pune është sigurisht deklaratë false si ato të fushatave. Së pari, fuqia punëtore në ndërtimin e termocentraleve kërkohet të jetë tejet e specializuar në një masë të madhe për shkak të specifikave. Së dyti numri është i ekzagjeruar. Së treti asnjë segment i qeverisë as nuk është kujdesur të hapë, përgatisë, fillojë qoftë dhe kurse përgatitje për punëtorë të ardhshëm. Sepse Qeveria në fakt nuk ka asnjë plan, asnjë projekt dhe si përfundim fuqinë punëtorë kryesore Kosovës në këto kushte i bie ta blejë nga jashtë.

Qeveria nuk ka sqaruar se në cilin lokacion do të jetë saktësisht, sa banorë do të shpërngulen, sa kushton kjo dhe kush do të paguajë për këtë. Nuk dihet asgjë se çfarë teknologjie do të përdoret në ndërtimin e këtij termocentrali. Qytetari s’di asgjë rreth ndërtimit të këtij termocentrali. Marrëveshja  e mirëkuptimit midis MZHE dhe "Contour Global" s’ka të parashikuara detyrime dhe përgjegjësi, të paktën kështu duket nga deklarimi i Ministrit. Këtë marrëveshje nuk e kemi parë asnjëherë dhe nuk ka qenë e paraqitur për diskutim e shqyrtim të hapur publik.

Termocentrali "Kosova A"

Kurse Nagip Krasniqi nga Komiteti për energjetikë bëri prezantimin e krahasues në mes te projektit të ndërtimit të Kosovës C  dhe atij të rindërtimit të termocentralit të "Kosovës A". Ai tha se "Kosova C parashihet të ketë kapacitet gjenerues prej 500 MWH krahasuar me 815 MWH  të Kosovës A. Kostoja e përgjithshme e Kosovës C do të jetë 1.04 miliardë euro ndaj 902 milionë euro rindërtimit të Kosovës A. Çmimi për megavat i termocentralit Kosova C llogaritet të jetë 2.083 milionë përderisa i termocentralit "Kosova A" parashihet të jetë 1.095 milionë. Andaj shtoi, Krasniqi - Lwvizja VETWVENDOSJE! është e mendimit së opsioni i rindërtimit të termocentralit "Kosova A" është opsion më i favorshëm për Republikën e Kosovës pwr gjendjen ku jemi sepse ndër të tjera:

· Ndërtimi bëhet në mënyrë suksesive duke përdorur infrastrukturën ekzistuese të termocentralit Kosova A, që rezulton në kosto më të ulët të ndërtimit,

·         Impakt minimal (apo pa impakt) në ngritje të çmimit të energjisë elektrike,

·         Përmbushja e kritereve për mbrojtjen e ambientit dhe dekomisionimin e termocentraleve të stërvjetruara,

·         Financimi vetanak i kombinuar me kredi të buta nga Banka Botërore, BERZH, IFC, KfW etj.

Në konferencë po ashtu u paraqitën edhe modelet e financimit të projektit të rindërtimit të termocentralit "Kosova A" në shumë totale prej 902 milionë euro përgjatë fazave të ndërtimit të tij deri në përmbyllje të ndërtimit dhe komisionimit të tij në prodhim.

Sa i takon Qeverisë së Kosovës ajo ende nuk ka as projektet ideore as planin e zhvillimit të sektorit të energjitikës, as planin për Kosovën A as planin vetanak për Kosovën C. Eksponentë të Qeverisë nga PDK dhe LDK enden lart e poshtë duke përdorur potencialin e Kosovës për të bërë pazare nëpërmjet të cilave fitojnë mbështetje për postet e tyre. Ndaj hapat e fundit lidhur me Kosovën C nuk janë as serioze e as në dobi të sektorit energjitik por lobim partiak për mbështetje pushtetarësh.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm