Menu

Shoqëria "Lëvizja", në shenjë respekti për Heroin e Kombit, Ahmet Haxhiu, organizon homazh pranë varrit të tij

User Rating:  / 0
PoorBest 

Shoqëria «Lëvizja», në shenjë respekti për jetën dhe veprën e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Heroit të Kombit, Ahmet Haxhiu, organizon homazhe pranë varrit të tij.

Ahmet Haxhiu ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin, mbështetjen dhe masovizimin e Lëvizjes Çlirimtare, në veçanti në fuqizimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke qenë njëri nga drejtuesit e saj organizativ por edhe duke qenë njëri nga frymëzuesit kryesor për gjeneratat e reja.

Nderimet pranë varrit të tij do të bëhen më 6 korrik në ora 17:00.

Po atë ditë në ora 18:00, në fshatin Dyz, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Nazmi Llapashtica.

Shtëpia e veprimtarit të dalluar Nazmi Llapashtica, ka qenë strehë e sigurtë e shumë veprimtarëve të Lëvizjes Çlirimtare e në veçanti të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Baci Naz ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e luftës çlirimtare, prandaj Shoqëria «Lëvizja» do ta nderojë atë, duke vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë e tij.

Ftohen anëtarët e Shoqërisë «Lëvizja» si dhe bashkëveprimtarët e Bacës Ahmet dhe Bacës Naz, të marrin pjesë në këto aktivitete.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm