Menu

RrGGK Kërkon Hetim Policor në Skandalin e Fundit të Klinikës Gjinekologjike në QKUK

User Rating:  / 0
PoorBest 

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është thellësisht i shqetësuar me rastin e fundit të keqtrajtimit të një grua shtatzënë në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportimit në media, me 6 prill, 2017, V.T. ka lindur pa përkujdesje mjekësore në sallën e lindjes të Klinikës Gjinekologjike. Foshnja e saj e posalindur ra mbi pllakat e sallës dhe pësoi gjakderdhje. Deri më tani Klinika Gjinekologjike dhe QKUK nuk kanë dhënë asnjë sqarim mbi këtë rast.

Në vitin 2015 RrGGK kërkoi hetim të menjëhershëm dhe masa ndëshkuese në një rast të ngjajshëm në po të njëjtën klinikë. Në mars 2015, S.K., grua shtatzënë, kishte lindur foshnjën e saj në koridorin e Klinikës Gjinekologjike si rezultat i neglizhencës dhe keqtrajtimit të stafit mjekësor.

Jemi të zhgënjyer me mungesën e përmirësimit të protokolleve klinike që nga atëhere, gjë që do të parandalonte përsëritjen e rasteve të tilla. Po ashtu jemi në dijeni se shkelje të tilla kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin në spitale anembanë Kosovës, për derisa nuk merren masa serioze për ritrajnim dhe disiplinë në këto reparte.

Kërkojmë nga Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, sqarim publik dhe transparent mbi këtë rast, masa disiplinore ndaj personave përgjegjës dhe aplikim të menjëhershëm të protokolleve të përmirësuara sa i përket trajtimit të pacienteve në këtë klinikë.

Nga Paçarada dhe Gjocaj po ashtu kërkojmë bashkëpunim me Policinë e Kosovës, institucion i cili është i obliguar të hetojë këtë rast sipas Nenit 260 të Kodit Penal të Kosovës, "Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor".

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të vazhdojë të monitorojë këtë rast dhe çdo shkelje e tillë që ndodhë në spitalet e Kosovës.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm