Menu

Ismet Hebibi krijon parti të re, thotë se do ta bëjë Kosovën Zvicër!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ismet Hebibi, i cili kohë më parë e proklamonte vetën si kandidat për president të Kosovës, tashmë ka vendosur të hyjë "fuqishëm" në politikë me themelimin e partisë "Liberalja e Popullit të Kosovës" (LPK).

Hebibi, që me profesion është oftamolog, thotë se duke qëndruar në krye të LPK-së do të hyjë në zgjedhejt lokale dhe ato parlamentare që priten të mbahen në vitin e ardhshëm, me të vetmin qëllim që ta rregullojë gjendjen socio-ekonomike në vend dhe shëndetësore, që sipas tij, e kanë sjellur në një situatë jo të mirë partitë që kanë qeverisur deri më tani me vendin.

"Do të hyjmë në zgjedhje, ato komunale dhe nëse mbahen edhe zgjedhjet e jashzakonshme parlamentare. Qëllimi ynë është me e ngritë populli dhe për ta shpetuar nga humnera ekonomike, sociale, shëndetësore. Jetesnën në Kosovë do ta bëjmë si në Zvicër", tha ai për "GazetaBlic"

Doktori nga Juniku që për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë të shkurtër për "Gazeta Blic" bëri me dije pjesë e partisë së tij që e ka themeluar që disa muaj do të ketë edhe figura me ndikim në shoqëri.

"Do të jenë gjithë njerëzit e ndërshëm dhe të pakorruptuar. Nga puntorë profesionistë, studentët e dalluar, mjekë, inxhinierë, ekonomistë , juristë dhe akdemikë", deklaroi Hebibi.

Më tej duke shprehur shqetësim për sigurimin e financave që do t'i nevoiteshin punuar më shumë me partinë e tij, Hebibi thotë se do të bashkëpunojë me disa prej partive që tash e sa kohë janë pjesë e skenës politike në vend.

"Partinë LIberalja e Popullit të Kosovë s(LPK) e kemi formuar ka që disa muaj- por kemi problem me donatorë human dhe financa. Ne duam finacues të ndërshëm, të cilët na ndihmojnë pa parapavijë. Kjo është parti e popullit dhe vetëm për të mirën e popullit. Askujt nuk ia duam një cent që nuk i ka fituar me nder dhe ligjerisht, do të thotë para të pastra.

Ne do të bashkëpunojmë dhe bejmë koalicione me partitë dhe individet më të ndërshëm dhe profesionalisht të sukseshme", përfundoi Hebibi./GazetaBlic.com/

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm