Menu

Tash hyjmë në një fazë të re, kjo është zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe Maqedoninë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Bekim Fazliu, zëdhënës në Partinë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Ai duke komentuar mos dhënien ë mandatit për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit nga presidenti Icanov, e që u bërë shkak të platformës shqiptare, e ku parashihej që të jetë zyrtare Gjuha Shqipe.

“Për shqiptarët dhe Maqedoninë ka vetëm një zgjidhje. Fillimisht bashkimi i shqiptarëve me një PLATFORMË të përbashkët për demokraci konsensuale mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe parlamentin dydhomesh. Pas kësaj, të fillohen bisedimet shqiptaro-maqedonase për funksionimin e shtetit në bazë të parimeve të lartëpërmendura. Nëse vjen deri tek një refuzim eventual i kërkesave të shqiptareve nga ana e maqedonasve, duhet të pasojë bojkoti I institucioneve nga ana e shqiptarëve dhe padëgjueshmëria qytetare. Kjo do të sillte intervenimin e faktorit ndërkombëtar si ndërmjetësues dhe në fund, ky mision I shqiptarëve, do të rezultonte me suksesin që e duan të gjithë shqiptarët e vërtetë. Nëse eventualisht, bisedimet me këto kushte mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të dështonin, me fajin e palës maqedonase, atëherë do të shkatërrohej edhe vetë Maqedonia. Shqiptarët do të vazhdonin aty ku janë, me Shqipërinë, Kosovën, SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, shkruan Fazliu, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Vazhdoj të besoj fort, se shka të mirë në politikë , nuk ka. Varësisht nga pozicionet e tyre në raport me pushtetin, ata karshi shqiptarëve , gjithmonë luajnë rolet: “i miri” dhe “i keqi”. Kjo është vetëm fasada, sepse në fakt , të gjithë ata, që nga i pari e deri tek i fundit, kanë të njejtin mendim, qëndrim e qëllim për shqiptarët.

Ata i duan shqiptarët vetëm kur janë vegla të tyre e kur munden t’i përdorin si argatë për të betonizuar themelet e pushtetit të tyre. I duan shqiptarët vetëm që t’i eksploatojnë pamëshirshëm, t’i shtypin, t’i vjedhin. Dhe fare në fund, duke na e vrarë perspektivën, na detyrojnë që shpëtimin e vetëm ta gjejmë duke ikur nga ky vend për të mos u kthyer më kurrë.

Vazhdoj të mendoj se ka një sërë shqiptarësh në Maqedoni, që për pak pushtet, pak famë e ca lekë, janë të gatshëm edhe pantallonat t’I ulin vetëm që të vihen në shërbim të maqedonasve.

Ky lloj shqiptarësh, ka uzurpuar gati 90% të jetës publike. Ata bëjnë politikën, krijojnë opinione, merren me analiza, ushtrojnë gazetarinë dhe janë ekspertë të gjithçkaje. Të gjithë këta, krijojnë mendimin publik të gabuar. Dhe prej kësaj sorte të re, arritëm në një kohë kur pasiguria për jetën është e madhe, por gënjeshtra publike, është edhe më e madhe.

Kur dëgjon njerëz të njejtë, që me vite të tëra të thonë se e zeza është e bardhë, edhe ti fillon e dyshon se ndoshta nuk sheh mirë nga sytë, e I bashkangjitesh turmës. Papritmas fillon dhe beson se hajni është politikani më I zoti në Maqedoni, se tradhëtari është patrioti më I madh dhe mashtruesit janë njerëzit më të ndershëm që ke njohur ndonjëherë. Sepse kështu të thonë zhurmuesit që I dëgjojmë nga dhjetë herë në natë. E zeza është e bardhë. Me qëllim krijuan një huti në të cilën në vendin më të lartë, u gjendën të ligët. Të sinqertët, të drejtët e kombëtarët, u cilësuan njerëz që nuk e duan shqiptarinë, sepse ata mund t’ua prishnin gënjeshtrën e madhe që u ndërtua me aq mund.

Falë kësaj sorte lakmitare vetëm për pushtet, u mundësua që njëfarë deklarate, që në fillim e shitën si platformë e më pas e ndryshuan emërtimin, një letër që as për së afërmi nuk I përmbush kërkesat thelbësore të shqiptarëve, të bëhet shkas, alibi I qërrimit të hesapeve të reja mes maqedonasve dhe nënshkruesit e kësaj deklarate, që njëherë thonë u bë në Shkup e një herë në Tiranë, tani bëjnë tifo të panevojshme për njërin që mendojnë se ua garanton pushtetin e në të njejtën kohë, lejojnë që KryeIdioti Ivanov dhe kriminelët e tjerë të bandës me Gruevskin në krye, të kërcënojnë, anatemojnë e stigmatizojnë shqiptarët.

Kaq për këtë sortë.

Nga sonte hyjmë në një fazë të re, ku rregullat e lojës ndryshojnë. Nëse duam t’ia dalim, duhet të sillemi serioz e me përgjegjësi të madhe para shqiptarëve dhe përpara vet historisë për të mos na mallkuar e sotmja dhe nesër e ardhmja.

Për shqiptarët dhe Maqedoninë ka vetëm një zgjidhje. Fillimisht bashkimi i shqiptarëve me një PLATFORMË të përbashkët për demokraci konsensuale mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe parlamentin dydhomesh. Pas kësaj, të fillohen bisedimet shqiptaro-maqedonase për funksionimin e shtetit në bazë të parimeve të lartëpërmendura. Nëse vjen deri tek një refuzim eventual i kërkesave të shqiptareve nga ana e maqedonasve, duhet të pasojë bojkoti I institucioneve nga ana e shqiptarëve dhe padëgjueshmëria qytetare. Kjo do të sillte intervenimin e faktorit ndërkombëtar si ndërmjetësues dhe në fund, ky mision I shqiptarëve, do të rezultonte me suksesin që e duan të gjithë shqiptarët e vërtetë. Nëse eventualisht, bisedimet me këto kushte mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të dështonin, me fajin e palës maqedonase, atëherë do të shkatërrohej edhe vetë Maqedonia. Shqiptarët do të vazhdonin aty ku janë, me Shqipërinë, Kosovën, SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

Në të gjithë këtë proces, është e pashmangshme ndihma e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Por me punë, e jo vetëm me statuse në FB e me ftesa për takime kafesh mbasdarke, ose më mirë, me shumë punë e hiç llafe. Vetëm duke qëndruar deri në fund në mbrojtje të një platforme të vërtetë shqiptare, do ia dalim.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm