Menu

Nënkryetari Dardan Sejdiu pret në takim përfaqësues të State Department-it për demokraci dhe të drejta të njeriut

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës,​ Dardan Sejdiu, priti sot në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departmenti i Shtetit të ShBA-së.

Në takim u diskutua për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në Komunë.

Nënkryetari Sejdiu e njoftoi znj. Davis për të arriturat në Komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në adminstratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve nda ​j​
qytetarëve në përgjithësi.

Sa i përket të drejtave të komuniteteve, Dardan Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në Komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm