Menu

Gazetarja Arbana Xharra e quan Shqipërinë kotec, ndërsa aktivistin nga Tirana milic të Sheshelit

User Rating:  / 0
PoorBest 

Kryeredaktorja e një të përditshmeje me zë në Prishtinë, Arbana Xharra, ka nxjerrë vrer ndaj aktivistit nga Tirana të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arbër Zaimi duke e cilësuar milic të Sheshelit, ndërsa Shqipërinë e ka quajtur kotec, ku djali nga Tirana duke të kthehet sa më shpejt. Ja statusi i plotë i Arbana Xharrës: “Arbër Zaimi, milic i Sheshelit që vjen me na shit mend në Kosovë se në Tiranë nuk ja blen kush. Mërsh (shporru) në kotecin tënd”. Siç shihet, Xharraj, përveç se e krahason një qytetar shqiptar të angazhuar, me një prej kriminelëve që ka treguar urrejtje veçmas ndaj shqiptarëve, ajo e quan Shqipërinë kotec. Shesheli akuzohej për nxitje dhe krime kundër kroatëve, myslimanëve dhe popullatave të tjera jo-serbe, të kryera nga milicia serbe nga viti 1991 deri 1993, më vonë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pak muaj më parë Xharraj pati replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo e cilëson normale nëse kritikon përfaqësuesit e politikës, medias në Shqipëri, por nëse dikush nga Shqipëria e kritikon qëndrimin e saj e përze në “kotecin” e tij dhe e quan milic të Sheshelit. Lumi i fyerjeve që ka lëshuar Xharraj ndaj Zaimit, ka ardhur pasi ky i fundit ka shkruar se Xharraj nuk ndryshon nga Berisha dhe liderët në pushtet të Kosovës. “Çka e bashkon Arbana Xharrën me Sali Berishën, madje dhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Kadri Veselin etj? Të qenit pro shitjes a faljes të mijëra kilometrave Kosovë. Siç duket ka ndonjë informacion sekret nga Michelle Obama se me ta shitur tokën e Kosovës te Mali i Zi, do ndalet korrupsioni e do zhvillohen spitalet, se s'po ka ku shërohet Arbana”, pati shkruajtur Zaimi.

Koment

Arbana Xharraj, nëse dëshiron ta bëjë hijenën duhet të zbresë dhe ajo në nivelin e individit e jo te flasë si “institucion”, të mbushur me gabime drejtshkrimore, duke cilësuar një vend amë, i pëlqen ose jo, një kotec. Sepse nga koteci ynë kakarisjet e saj në Republikën e Shqipërisë së Përtej Drinit na bëjnë të buzëqeshim hidhur dhe të zhgënjyer. Edhe pse është status në profilin personal të facebook-ut, asaj nuk mund t'i lindë e drejta ta cilësojë Shqipërinë një kotec. Është sjellje aspak profesionale, aspak etike dhe shumë larg femërores. Nëse gazetaria është vërtet profesioni yt duhet të flasësh me fakte dhe jo me inat sepse tu përmend emri, nëse akuzon pa qenë e vetëdijshme për rëndësinë e fjalës, ky është një problem që duhet ta zgjidhësh sa me shpejt me veten. Por nëse i thua "kotec" vendit ku ke ëndërruar të shkelësh deri vonë, e për të cilin kanë dhënë jetë njerëz më të mirë se unë e shumë më të mirë se ty, kam frikë se është kohë e humbur të të ftosh në tryezën e logjikës.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm