Menu

Qytetarët besojnë në Komunën e Prishtinës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mori pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me studentët e Universitetit Publik "Hasan Prishtina", ku u fol për llogaridhënien e politikanëve para qytetarëve.

Në fillim të këtij debati u prezantuan të dhënat e një hulumtimi të KDI-së, lidhur me besueshmërinë e qytetarëve në institucione për sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ku Komuna ka dalë si institucioni më i besueshëm.

Kryetari Ahmeti, duke folur për përgjegjësinë e postit publik, përmendi disa raste të dorëheqjes nëpër vende demokratike, qoftë edhe për shuma të vogla parash që nuk kanë arritur t'i arsyetojnë se si i kanë shpenzuar. "Kurse tek ne, një medium kërkon informata për shpenzimet e kryeministrit me kartelë të kreditit të kryeministrisë, dhe nuk i jepen ato informata. Pas kësaj, paditet në gjyq, e humb gjyqin me vendim të plotfuqishëm, dhe prapë as nuk i jep informatat e as nuk jep dorëheqje", theksoi Ahmeti.

Ai ndër të tjera tha se ka kërkuar zyrtarisht që shpenzimet e Komunave të publikohen direkt nga Thesari në një aplikacion telefonik, por një gjë të tillë është refuzuar nga Thesari: "Një gjë e tillë do të kishte rol shumë pozitiv, sepse secili zyrtar do të mendohej mirë se si do ta shpenzonte buxhetin. Komuna e Prishtinës është duke e shtyrë përpara një llogaridhënie të tillë".

Në fund, Kryetari Shpend Ahmeti tha se është shumë i kënaqur që tashmë qytetarët e Prishtinës po ndihen pronarë të qytetit, sepse për secilin problem qoftë edhe shumë i vogël vijnë me kërkesa të vazhdueshme. "Kjo po ndodh sepse është rritur besimi në Komunën, dhe kanë ku të drejtohen", tha në fund Ahmeti.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm