Menu

Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në kuadër të reformave rrënjësore në shëndetësinë primare në Komunën e Prishtinës, sot u hap Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Qendrën e Studentëve, 11 vite pasi që ishte mbyllur.

Ky investim i Komunës, si dhe angazhimi i personelit tonë shëndetësor, do t'iu shërbejë të gjithë studentëve, e sidomos mbi 4000 të tillëve që banojnë në konvikte. Fillimisht do të punojë me një ndërrim dhe vetëm shërbimet mjekësore, që më vonë do të zgjerohet edhe për shërbime stomatologjike dhe laboratorike.

Kryetari Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Arben Vitia theksuan se me hapjen e kësaj QMF-je kemi shprehur vullnetin tonë politikë për t'iu ndihmuar studentëve, edhe pse si Komunë nuk kemi qenë të obliguar. Komuna është përgjegjëse për të siguruar shëndetësinë primare vetëm për banorët e vet, e jo edhe për studentët që vinë nga komunat tjera.

Me rritjen e mëtutjeshme të stafit shëndetësor, deri në pjesën e dytë të këtij viti do të angazhohemi që kjo QMF të punojë në dy ndërrime, ashtu që në çfarëdo kohe studentët të shërbehen brenda brenda Qendrës së tyre.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm