Menu

Një delegacion nga Austria viziton Komunën e Prishtinës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Një delegacion nga Austria, në përbërje të të cilit ishin edhe Franz Wessig, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë​, Alexander Schallenberg, udhëheqës i departementit për Evropë, në Ministrinë Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme, Werner Almhofer, referent për Ballkanin Perëndimor në kuadër të departamentit për Evropë dhe ish amb. i OSBE në Kosovë dhe  Gernot Pfandler, ambasadori ​i​  Austrisë në Kosovë.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve iu foli atyre për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndalimin e ndërtimve pa leje, transparencën radikale, reformën në administratë e shëndetësi dhe në përgjithësi për transformimin e konceptit të qeverisjes në komunë sa më afër interesave të qytetarëve.

Ndërkaq Nënkryetari, Dardan Sejdiu prezantoi projektet kapitale të Komunës së Prishtinës, siç janë investimet në Trafikun Urban si pjesë e reformimit të transportit publik, investimet në fabrikën u ujit në Shkabaj, projektin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore të qytetit, investimet në infrastrukturë, në shëndetësi e arsim, si dhe projektet e planifikuara, sidomos ato në partneritet publiko-privat.

Mysafirët nga Austria, të kënaqur me ato që dëgjuan, shprehën interesimin e tyre për projekte të përbashkëta ekonomike në të ardhmen.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm