Menu

Kundër klaneve të pushtetit në UP dhe vendimeve absurde të tyre

User Rating:  / 0
PoorBest 

Klani i pushtetit në Universitetin e Prishtinës është duke punuar zellshëm në shaktërrimin e plotë të këtij universiteti.
Vendime të padrejta, absurde, kriminale në UP po merren tash e 17 vjet.

Rasti i fundit me vendimin e Këshillit të Fakultetit Filozofik për pengim të rizgjedhjes profesor të Prof.Dr. Arben Hajrullahut, është i padrejtë, qëllimkeq dhe tërësisht politik.

Përkundër faktit që Prof.Dr. Arben Hajrullahu është ndër profesorët më kredibil në UP me studimet e arritura të tij në nivelin Master dhe Doktorraturë të cilat i përfundoi në Universitetin e Vjenës, kontributi i tij shkencor është tejet aktiv.

Përtej kësaj ai është ndër të rrallët profesor kritikë, i palëkundshëm në bindjet e tij për të përmirsuar Universitetin.

Për bindjen tonë të thellë kjo e fundit është shkak i vendimit për të hequr qafe sa më shumë zërat e fuqishëm që i vihen përballë këtij klani të pushtetit.

Ne jemi të shqetësuar me punët dhe vendimet e organeve të këtij universiteti dhe këtë shqetësim do ta kanalizojmë në revoltë e cila do të ndodhë pashmangshëm, sikruse ka ndodhur edhe më parë.

Ky klan i PRONTO-së në Universitet, ka penguar dhe vazhdon të pengojë çdo reformë brenda saj.

Me favore, shantazhe dhe nepotizëm ky klan po përpiqet të zgjërojë rrjetin dhe të shtrijë fuqinë e tij në UP.

Arben Hajrullahu nuk është i vetmi universitar që i vihet përballë këtij klani.

Studentët bashkë me qytetarët do të organizohen kundër absrudeve të tilla që po prodhohen, deri në theqafjen e fundit të tyre.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm