Menu

SHBA dhe BE kërkojnë njohjen e dinjitetit të shqiptarëve të Maqedonisë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Shkup, 6 Maj - Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të Maqedonisë nga shumica e re është shumë evidente se së shpejt do të formohet edhe qeveria e re, të cilën shumica parlamentare LSDM, BDI, BESA dhe "Alenaca për Shqiptarët" e kanë emruar si "Qevria Reformatore". Por cilat duhet të jenë prioritetet e partive shqiptare në këtë qeveri? Analistët poltik thonë së një nga prioritetet më të rëndësishme të partive shqiptare në qevrinë e re duhet të jetë ndarja e buxhetit shtetëror në mënyrë proporcionale, transmeton Zhurnal.mk 

Prof. Dr i Shkencave politike dhe marrdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja thotë se prioritet i partive shqiptare në qevrinë e re duhet të jetë Imponimi gradual i qëndrimit politik se Maqedonia është edhe interes jetik i shqiptarëve, rrjedhimisht trajtimi i shqiptarëve si komb-shtetëformues.

"Në agjendë e partive poltike shqiptare në qevrinë e re duhet të jetë çështja e trajtimit të shqiptarëve si komb-shtetëfromues, trajtimi dinjitoz i ministrave, pjesë e atij kabineti, buxheti të ndahet në mënyrë proporcionale, trajtimi i resorëve buxhetore në fushën e kulturës në mënyrë gjithashtu të dinjitetshme", thotë Sadri Ramabaja për Zhurnal.mk

Ndërsa Aleksander Rena, analist dhe opinionist nga Tirana që jeton dhe vepron në New York të SHBA-së thekson se ka tre element kryesor që shkaktuan krizën poltike në Maqedoni, dështimi i marrëveshjes së Ohrit, mosnjohja e të drejtave nacionale të shqiptarëve dhe mosnjohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

"Kemi tre element kryesore të krizës politike në Maqedoni: Dështimi i marrvëshjes së Ohrit, si e vetmja që garanton stabilitetin politik dhe etnik në këtë shtet, mosnjohjen e shqiptarëve si popullsi me të drejta të barabarta me sllavo-bullgarët, dhe mosnjohjen e gjuhës shqipe dhe futjen e saj nëpër institucionet përkatëse; si shkollat, spitalet, bashkitë, komunat, tabelat e rrugëve, në qeveri etj. Pra 3 komponent që garantojnë stabilitetin e këtij shteti si dhe stabilitetin rajonal në Ballkan", thotë Rena për Zhurnal.mk 

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk po kërkojnë destabilizimin e Maqedonisë siç pretendon Ivanov dhe Gruevski, por kërkojnë njohjen e dinjitetit të shqiptarëve të Maqedonisë në këto troje. 

"Si kundër, SHBA dhe BE janë lodhur së gënjyeri nga Gruevski dhe Ivanov se do të heqin dorë nga ëndrra e madhe për të realizuar Federatën Jugosllave nën komandën e Putinit, Vuçiqit dhe Daçiqit! Prandaj dhe liberalizimi i vizave apo hapja e negociatave me BE-në konvenojnë në sigurinë politike që Maqedonia duhet t'ju ofrojë partnerëve ndërkombëtarë, si dhe antarsimi në NATO i Maqedonise do të jetë një pikë kyçe për kthimin në stabilitet të këtij shteti", vlerëson Rena. 

Ajo konsideron se kjo politikë aktuale nuk mund të garantoj kurrësesi asnjërën nga pikat e kërkuara, përderisa komandohet akoma nga politikat nacionaliste sllave në Ballkan dhe e vetmja siguri për vazhdimesinë e ekzistencës së Maqedonisë është faktori politik shqiptar. 

"Sepse ky faktor është çelsi i balancës dhe i sheshimit të problemeve, si dhe garancia e vetme e përmbushjes së detyrave shtëpiake që faktori ndërkombëtar u'a ka lënë mbi tavolinë që me fillimin e fushatës politike prej 1 viti e më pak. Mos harrojmë diçka: Përgjimi i video-kasetave si dhe përleshja gati fatale në parlament javët e fundit, tregojnë mësëmiri mos funksionimin dhe mos ekzistencën e shtetit Maqedonas nga pala sllave, si dhe frikën që ata kanë nga presioni ndërkombetar për të përmbushur platformën e kërkuar. Nuk ka dhe nuk do ketë kurrë Maqedoni në endrrën e ish Jugosllavisë, si dhe nuk do ketë kurrë pronarë sllave nën udheheqjen e Putinit në këtë shtet. Shqiptarët dominojnë dhe pse janë paqedashes", nënvizon Aleksander Rena, analist dhe opinionist nga Tirana që jeton dhe vepron në New York të SHBA-së.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm