Menu

Vendos vet, për qytetin tënd

User Rating:  / 0
PoorBest 

Komuna e Prishtinës është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet (ang. SUMP). Ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit.

Përmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik.

Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj. Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës.

Anketa online: https://www.surveymonkey.com/r/Pristina_Travel

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm