Menu

Festivali FemArt - Edicioni 5-të fillon sonte në teatrin ODA

User Rating:  / 0
PoorBest 

Edicioni i pestë i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt do të fillojë gjatë mbrëmjes së sontme (25 maj) dhe do të zgjasë deri më 31 Maj (7 ditë) në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut, nën organizimin e Artpolisit – Qendrës për Art dhe Komunitet. Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart edhe këtë vit do të ofrojë një javë të tërë me aktivitete të realizuara nga artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota.

Këtë vit pritet një agjendë e kombinuar me më shumë se 40 aktivitete artistike prej tyre shumë premiera, si: shfaqje teatrale, dans teatër, stand up, koncerte, ekspozita, slam poezi, panele diskutimesh, tribunë, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë - të gjitha falas për publikun.

FEMART - Festivali i artisteve dhe aktivisteve çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmit, Film Dokumentar, Film të Shkurtër, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Këtë vit për herë të parë mund të ndiqni shumë performanca premierë të cilat janë krijuar dhe dedikuar për festivalin.

Aktivistja Agnesa Qerimi sjellë Stand Up Komedi- duke zbërthyer aktualitetin dhe riaktualizuar tema të ndjeshme të shoqërisë sonë, koreografja Rreze Qerreti për herë të parë në Kosovë shpalosë punën e saj artistike duke thyer heshtjen mbi femicidin me dans teatër, Dj Jehonë bashkangjitet për t’i dhënë ngjyrë muzike festivalit, Poetesha Qibrije Demiri – Frangu ndanë eksperiencës e saj me mikeshat, Naime Beqiraj, Melihate Qena dhe Anisa Ismaili.

Camilla Sandri nga Italia do të performojë “Zarët” dhe një ditë do të realizojë art në rrugë me titull “ Fearless”; koncerti nga grupi “The Lovers” pritet të ndezë atmosferën; Komuniteti Termokiss me premierën e tyre do t’ju lë pa fjalë “DETAJET EKZISTOJNË; KUJTIMET, NDRIÇIMI I KUJTIMEVE; MUZGU EKZISTON; PAPAVER SOMNIFERUM EKZISTON; NJEJTËSIMI, VETMIA EKZISTON; DHE E ARDHMJA, E ARDHMJA?”.

Një natë kushtuar muzikës klasike me koncertin e TRIODESOPRANO-së së Alberta Tronit, Erëmira Çitakut dhe Jeta Çitakut; Shfaqja teatrore "VET E KA LYPË" nga Serbia udhëton në Kosovë për të përshkruar situatën e grave dhe ndikimin e patriarkatit në jetët e tyre; koncerti i Elsa Rraqit "Unë jam Dritë"; EKSPOZITË FOTOGRAFIKE – “FEMËRZIM” nga Ivana Dervishi  “JOGA, DASHNI DHE MEDITIM”  me instruktore: Suada Pajazitin do të relaksohemi në parkun e Gërmisë;  Shfaqja - "Burrnesha" e regjisores Valbona Xibri; Slam Poezi – “NUK TUTNA MA!” nga  Adelina Tërshani; performancë teatrore PREMIERË "SMELLS LIKE WOMEN"; ekspozitë personale - "Unë jam vajzë nga fshati”.

Rikthimi i Vjollcat Robelli- Mripës në muzikë pas shumë vitesh me LIVE KONCERT dhe këngë premierë; performancë teatrore nga Gypsy Wheels.

Më shumë rreth paneleve të diskutimeve dhe punëtorive që do të keni shansë t’i ndjekni këtë vit janë:  "Shëndeti Riprodhues dhe Seksual i Vajzave dhe Grave" - Ana Rizescu; - Arti si inspirim për Teknologjinë. Prezantues/e: Abetare Gojani dhe Leart Zogjani; FERDONIJA - Film Dokumentar dhe Panel me: Ferdonie Qerkezi, Eli Krasniqi, Gazmend Bajri, Shkurta Dauti dhe Besa Luci; PUNËTORI - DIY - Bone vet - JCODERS ACADEMY; Panel Diskutimi - FEMINISTE FANTASTIKE - Vajzat promotore të paqes, me: Jelena Memet, Jetbardha Selmani, Anita Dragosavac, Liridona Osmanaj, Minja Marđonović, Fjolla Vukshinaj. Kosovë/Serbi  dhe Sara Šaljič nga Bosne dhe Hercegovinë; punëtori “Shkrimi Kreativ” nga Ervina Halili dhe Shpetim Selmani.

Panel diskutimi dhe Ekspozitë - Storie nga Ballkani- Sfidat e komunitetit LGBTQI në rajon. 

Panelistë: Bekim Asani, Maqedoni, Blert Morina, Kosovë, Xheni Karaj, Vasilika Laci, Shqipëri, Stefan Bugdanov, Bullgari dhe Sibel Halimi; Punëtoria “Forum Teatri si Mjet për Ndryshim Social” nga Driada Matoshi dhe Lulzim Bucolli; Panel Diskutimi “Roli i Avokatit të Popullit në Avancimin e të Drejtave të Gravë në Kosovë”, panelist/e: Hilmi Jashari, Ariana Qosaj - Mustafa , Donjeta Kelmendi, Leonora Selmani dhe Adelina Berisha; Panel - MODELET E FEMINIZMIT 

Paneliste: Delina Fico, Shukrije Gashi dhe Igballe Rogova; Punëtori - "Trupi im, vendimi im"- Mitrovicë Veriore; punëtori “Integrimi i Perspektivës Gjinore në Kulturë dhe Art” nga Mimoza Paçuku dhe Erblin Ajdini, PEN. TRIBUNË ME MIKESHAT “POLITIKAT GJINORE NË UP”, paneliste: Vjollca Krasniqi, Besa Shahini, Nita Luci, Jeta Berisha dhe Venera Čočaj

Panel Diskutimi “Gratë që e bëjnë dallimin në sport” me: Geta Beqa, Daulina Osmani, Vlona Maloku, Zërina Shatri, Shehrije Gërbeshi dhe Alisa Hasanin, Punëtori “Adresimi i dhunës në baza gjinore” nga Valdete Idrizi; Panel diskutimi “Çfarë Sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Për Gratë në Kosovë?”, paneliste: Anila Statovci - Demaj MEI, Flora Macula - UNËOMEN, Jeta Krasniqi - KDI, Nora Latifi Jashari - GAP, Donika Emini – KCSS dhe Iliriana Banjska – RRGGK.

Ndërsa, filmat të cilët do të shfaqen gjatë këtyre ditëve janë përzgjedhur nga selektuesja e festivalit, regjisorja More Raça.

Ndërsa,e ftuara speciale e festivalit është FARAH SIRAJ e cila do të sjellë JAZZ Spiritual me Motive Flamenko dhe Arabe në natën e fundit të festivalit duke e bërë një mbyllje të kënaqshme për të gjithë.

Për programin e plotë dhe më të rejat nga festivali, na ndiqni ditët në faqën tone në Facebook https://www.facebook.com/FemartPrishtina/, në webfaqën femart-ks.com dhe në Instagram “FemArt05”.

Ky edicion përkrahet nga Donatorët: Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNWOMEN, Komuna e Prishtinës, Koalicioni K10, Unë e du Kosovën, Ipko Foundation.

Sponzorët Medial: Kultplus, Klan Kosova, RTK, Telegrafi, Kosovalive.

Partnerët Institucional: Teatri Oda, Qendra Informative dhe kulturore e BE (EUICC), Teatri Dodona, PEN, Galeria Monet dhe JCoders Academy.

Ju mirëpresim me një javë e mbushur me art, aktivizëm dhe miqësi.

FEMART.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm