Menu

Komiteti i PPP-së në krye me Avdullah Hotin bllokon projektet zhvillimore të kryeqytetit

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në një konferencë për media, Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacilli dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashota, folën për bllokimin që Ministri në ikje Avdullah Hoti po i bën projekteve të Komunës së Prishtinës dhe qytetit e qytetarëve në përgjithësi.

Në fjalën e saj Fitore Pacolli tha se ky bllokim nuk është asgjë e re, sepse që nga fillimi i qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunë bllokadat nga Qeveria kanë qenë të përditshme. Ajo përmendi ndërmarrjen "Parkingu", furnizimin 24 orë me ujë, Trafikun Urban, hapjen e çerdheve të reja, mbledhjen e mbeturinave etj.

Ndërkaq Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashota shpjegoi në hollësi pengesat konkrete që Komiteti Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat po i bë projektit komunal për garazhën nëntoksore.

Bashota tregoi se me qëllim të realizimit të projektve zhvillimore me interes publik, Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka angazhuar kompaninë "Deloitte" për konsulencë lidhur me projektet e Partneritetit Publiko Privat (PPP).​"​

Në Nëntor të vitit të kaluar Komuna e Prishtinës ka organizuar konferencën e parë investive në bashkëpunim me sektorin privat "Të zhvillohemi së bashku" me ç'rast ka shpalosë pesë projekte të mëdha investive.

Komuna e Prishtinës e ka vendosë që projekti i parë të jetë "Parkingu nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik" me ç'rast planifikohet të ndërtohen min. 500 vend parkingje dhe një numër i vogël lokalesh afariste.

Bazuar në ligjin e PPP-së, Komuna e Prishtinës ka hartuar të gjitha dokumentet e nevojshme për inicimin e projektit të "Parkingut nëntokësor te Fakulteti Fililogjik" dhe të njejtat i ka përcjellë në Departamentin e PPP-së pranë Ministrisë së Financave. Pas shqyrtimit të tyre, departamenti në fjalë i ka rekomanduar Komitetit të PPP-së aprovimin e projektit.

Komiteti i PPP-së i përbërë nga 5 ministra nën udhëheqjen e ministrit të financave z. Avdullah Hoti është i obliguar që sipas ligjit të aprovoj (ose edhe të refuzoj) projektin e propozuar në afat jo më të largët se 30 ditë. Komiteti i PPP-së bazuar në ligj, njëherit i ka të përshkruara edhe komptencat e tij.

Ky komitet i udhëhequr nga z. Hoti nuk i është përgjigjur Komunës së Prishtinës ashtu siç e përcakton ligji, përkundër që kanë kaluar 4 muaj nga momenti i rekomandimit pozitiv për projektin nga departamenti i PPP-së (njësit ky në kuadër të ministrisë së financave).

Për aq më shumë ky komitet në 3 mbledhje të mbajtuar ka paraqitë në vazhdimësi kërkesa joligjore, jologjike dhe joetike ndaj Komunës së Prishtinës, e gjitha kjo në funksion të bllokimit të projektit të "Parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik"

Sa për ilustrim të shkurtër:

- Pas mbledhjes së parë të mbajtur në Shkurt, Komiteti i udhëhequr nga z. Hoti ka kërkuar "sqarime shtesë" mbi projektin. Që të gjitha sqarimet e kërkuara kanë qenë të përshkruara në dokumentacionin e dorëzuar paraprakisht te të gjithë anëtarët e Komitetit të PPP-së ashtu si edhe e kërkon ligji në fuqi.

- Pas mbledhjes së dytë, komiteti ka kërkuar që të nënshkruhet një "memorandum mirëkuptimi" me UP-në lidhur me realizimin e projektit, përkundër që parcela ku planifikohet parkingu është në pronësi të Komunës së Prishtinës. Për të qenë edhe më ironike, komiteti i PPP-së e cilëson UP-në si shfrytëzues të parcelës pa pasë asnjë kontratë mbi shfrytëzimin e saj.

- Pas mbledhjes së tretë, komiteti kërkon "sqarime shtesë" mbi "pajtueshmërinë e UP-së" gjatë diskutimeve publike të para 12 viteve me rastin e hartimit të planit rregullues i cili edhe përcakton ndërtimin e max. 1.000 vend parkingjeve në këtë lokacion.

Një numër i pafund i obstrukcioneve është paraqitur gjatë çdo mbledhje, dhe të njëjtat është përcjellë edhe përmes shkresave zyrtare.

Por, edhe përkundër faktit që të gjitha kërkesat e lartëpërmendura ishin jashtë kompetencave të komitetetit të PPP-së të përcaktuara me ligj, e njëherit janë edhe jashtë logjikës së shëndoshë, Komuna e Prishtinës i është përgjigjur që të gjithave për hirë të zhvillimit të projektit.

Pas mbledhjes së fundit të mbajtur më 11 Prill, Komuna e Prishtinës sot e kësaj ditë nuk ka marrë përgjigje me shkrim nga Komiteti i PPP-së lidhur me projektin në fjalë. Pra, Komiteti i PPP-së i udhëhequr nga z. Hoti duke i shkelur të gjitha obligimet e përcaktuara me ligj dhe ka bllokuar projektin e inicuar nga Komuna e Prishtinës.

I njejti komitet, javën e kaluar ka aprovuar 3 projekte te PPP-së për Komunen e Ferizajit e më heret edhe asaj të Pejës. Pra ky institucion në krye me Ministrin e Financave z. Hoti është vu në shërbim të interesave partiake duke i bllokuar projektet e kryeqytetit vetëm sepse ai nuk udhëhiqet nga partia e tyre.

Pra, kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR etj....edhe pse gjatë fushatës e ka gojën plot zhvillim ekonomik, u tregua edhe më heret (me rastin e autobusëve) dhe po tregohet në vazhdimësi si bllokuesi më i madh i të gjitha projektve të kryeqytetit​", tha në fund Genc Bashota​.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm