Menu

Takimi i kryesisë së ngushtë nga këshilli i mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari

User Rating:  / 0
PoorBest 

Më 03 korrik 2017, kryesia e "Këshillit të Mësimit plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari", pati mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera u pasqyrua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Këshillit, që nga themelimi i kuvendit e këtej.

Në mbledhje përpos anëtarëve të kryesisë së Këshillit mori pjesë edhe konsulli i Republikës së Shqipërisë Dashnor Ibra. I ftuar ishte edhe kryekonsulli i Republikës së Kosovës Naser Idrizi, i cili për shkak të obligimeve tjera që kishte, nuk pati mundësi të marrë pjesë, me gjithë dëshirën që e kishte për të ardhur.

Në fillim të mbledhjes sekretari i Këshillit Isuf Bytyçi, paraqiti rendin e ditës të përbërë prej 8 pikash. Më pastaj fjalën e mori kryetari i Këshillit Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera foli për rendësinë e takimit dhe sfidat që i presin KMPGJSH-në në të ardhmen. Poashtu ai u ndal tek çështja e hapjes së klasave dhe formën e pagimit për mësuesit. Pas përfundimit të fjalës së z. Krasniqi mori fjalën Konsulli i Shqipërisë Dashnor Ibra, i cili përmes disa këshillave dhe sugjerimeve që dha, u zotua se vazhdimisht do te jete pranë nesh dhe do jap përkrahjen e tij intelektuale dhe atë institucionale në favor të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari. Z. Ibra i'u drejtua Kryetarit së KMPGJSH-së me faktin se ky organizim jo vetëm që është nder për institucionet shqiptare, por qe z. Krasniqi është jashtëzakonisht për t'u falënderuar për punën e tij vullnetare që bënë.

Z. Ibra më tej u ndal në gjetjen e modelit të një bashkëpunimi me të gjitha institucionet përgjegjëse bavareze, poashtu se si t'i nxisim bizneset shqiptare që veprojnë këtu, për ta ndihmuar shkollën shqipe. Në këtë drejtim mori fjalen edhe Donika Zonja, Agron Ibrahimi, Fran Tanushi, Isuf bytyçi, Jonuz Veliqi dhe Mislim Berisha - këshilltar i Shoqatës.

Znj. Donika Zonja, njëherit edhe përgjegjëse e komisionit për Këshillin e prindërve, u ndal tek aktiviteti i punës së saj rreth hapjes së klasave dhe sfidave të mëdha që po përballemi si komunitet shqiptar. Ajo informoi se janë hapur katër klasa në Munih, si dhe janë në proces të hapjes edhe të shumë klasave tjera.

Rreth hapjes së klasave u mor vendimi nga kryesia e KMPGJSH-së, që më të mos insistohet të hapen klasa tjera gjatë këtij viti, pasi që është fundi i vitit shkollor 2016/17, ndërsa ne, si Kryesi në bashkëpunim me të gjitha këshillat e prindërve dhe mësuesit, të përgatitemi për vitin e ardhshëm shkollor, që do t'ia filloj në fund të shtatorit. Për këtë arsye, kryesia mori vendim që ta thërras kryesin e gjerë për takimin e radhës, si dhe të dal me informimin e datës së saktë, për startin e vitit shkollor 2017/18.

Në fund të takimit u morën këto vendime:

- Të shpërndahen fletëregjistrimet për regjistrimin e nxënësve për vitin 2017/18.

- Të i'u shpërndahet kërkesa për sigurimin e pagës së mësimdhënësve të gjitha shoqatave, bizneseve apo bashkëkombësve që kanë vullnet për ta ndihmuar shkollën shqipe.

Për të gjithë ata, të cilët janë të interesuar për të na ndihmuar ua ofrojmë numrat e tel. 0157/51383105, 0176/48581599, si dhe emailin: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Datat e kontonumrit:

Liga der albanischen Lehrer und Eltern in Bayern
e.v. Stadtsparkasse München, Sparkassenstraße 2
IBAN.: DE37 7015 0000 1004 8179 44 BIC: SSKMDEMMXXX

Takimi i kryesisë të ngushtë së Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe u përmbyll me paraqitjen e rezultateve dhe me parapritjen me përballjen e sfidave të reja. Si problem në vete është sensibilizimi në masë, tek bashkëkombësit, vijimi i nxënësve në shkollën shqipe, si dhe sigurimi i pagës së mësimdhënësve.

Pra, për këtë mbetemi me shpresë që mërgata shqiptare, bizneset dhe shoqatat të reflektojnë pozitivisht për të mirën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Nga kjo mbledhje doli si qëndrim i Kryesisë që të gjithë ata që duan ta ndihmojnë shkollën shqipe, në çfarëdo forme, qofshin ato të jemi bashkëpunues. Ne kërkojmë që institucionet tona të jenë sa më vigjilente ndaj rrezikut të mundshëm të asimilimit të fëmijëve tanë, gjë që nuk do ta dëshironte asnjë mërgimtar shqiptar.

Zëdhënësja e KMPGJSH-së Lorita Ismaili

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm