Menu

Fillon rregullimi i parkut të të martuarve

User Rating:  / 0
PoorBest 

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në vendin tonë. Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.

Rregullimi bazik parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga qiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.

Ky është veç një hap i vogël, por tejet i rëndësishëm në përmirësimin e ambientit në kryeqytetin tonë. Komuna e Prishtinës angazhohet për sa më shumë hapësira të tilla të gjelbra, dhe fton qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim.

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm