Menu

Këshillit iniciues për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Würtemberg me qëndrime konkrete

User Rating:  / 0
PoorBest 

Pamje e takimit të grupit iniciues nga Baki Mustafa, Asllan Dibrani, Ali Sylemani, Dr. Rexhep Rexhepi, Benita Pula, Naim Shermeti, Agim Iseni, Skenderbeg Klaiqi dhe Mirvete Blakqori në Shtutgard-Gjermani për themelimin e nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden-Württemberg me datën 15.07.2017.

Tubimi i radhës i Lobit Euro-Atlantik shqiptar u mbajt me datën 15.07.2017 në një lokal shqiptar i ngrohtë, mikpritës dhe pronar i njërit nga anëtaret e Këshillit iniciues z. Naim Sheremti pikërisht ne Möhringen të Shtutgartit.

Tubimin e hapi z.Baki Mustafa i zgjedhur kryesues i këshillit nga i cili rast përshëndeti të pranishmit dhe bëri një njoftim mbi aktivitetin e shoqatave në Shtuttgard me rrethinë. Ai foli edhe për organizimin e mirëfilltë paraprak në rrafshin kombëtar që vetvetiu puna e mbare e shoqatave shkon në interesin e Lobit edhe se për momentin ka vend për skepticizëm nga se mërgata akoma është nën ndikimin e rrymave të ndryshme, gjë që duhet shëruar ato plagë ngadalë.

Në tubim morën pjesë Baki Mustafa, Asllan Dibrani, Ali Sylemani, Dr. Rexhep Rexhepi, Benita Pula, Naim Shermeti, AgimIseni, Skenderbeg Klaiqi, dhe Mirvete Blakqori e përzgjedhur ne sektorin e kulturës. Munguan me arsye të ndryshme me arsyetim, Muhamet Hoxha, Dashurie Zuka etj.

Pastaj fjalën e mori Skenderbeg Klaiqi i emëruar si kryetar deri në kuvendin e parë të gjithëanëshem të Lobit Euro-Atlantik shqiptar. Ai foli për planifikim dhe organizim e mëtutjeshëm të Lobit me shtrirje të mëtutjeshme në botë. Në diskutime mori pjese te gjithë të pranishmit.

Takimi ishte konstruktiv dhe me një frymë vëllazërore. U bisedua për shumë tema për Lobin dhe rreth Lobit. Si qëndrim u morr të përpunohet edhe njëherë statuti, rregullorja dhe fletëanëtarësimi në Lobin Euro-Atlantik nga Maxhun Syla, Agim Iseni dhe Asllan Dibrani. Pos asaj u mor qëndrimi qe me faqen zyrtare të Lobit të ngarkohet zoti Agim Iseni. Grupi i punës u zotua, se deri me datën e mbajtjes se kuvendi të kenë një varg takimesh me shoqata, klube dhe organizime te sektorit ekonomik qe në vitet fundit shqiptarët në Gjermani e kanë ndryshuar epitetin e vet nga ish propaganda serbe dhe sajimimin në klasën e dyte te qytetarëve, si punëtor krahu sharragji etj., por kane hap firma. Janë ngritur në fushën e kulturës qe sot shqiptarët i gjen kudo në institucionet zyrtare në shtetin gjerman. Njëzëri grupi iniciues vendosi qe Kuvendi të mbahet në muajin Tetor si datë e mundshme 21.10.2017 diku në Shtutgart.

Informon përfaqësuesi medial për Lobin Euro-Atlantik Luan-Asllan Dibrani Stutgart

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm