Menu

Edhe emri i Nehat Jahiut po përflitet në opinion si kandidat i mundshëm për kryetar komune në Komunën e Likovës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Këtyre ditëve në Maqedoni po flitet dhe po shkruhet me të madhe për zgjedhjet komunale që do të mbahen m ë 15 tetor 2017. Tani pos bisedave në opinion edhe nëpër media po qarkullojnë shumë emra si kandidat të mundshëm të komunave gjat këtyre zgjedhjeve edhe ate si nga subjektet politike, njashtu edhe si kandita të pavarur. Defintivisht përfundimtare nuk ka asgjë, por shumë emra po përmenden gati në të gjitha komunat shqiptare. Zyrtare dhe përfundimtare akoma nuk ka asgjë, por pritet këtyre ditëve edhe zyrtarisht të nominohen emrat e kanditave të mundshëm si nga partitë politike njashtu edhe ata që do jenë si kandita të pavarur.

Iniacitiva për të kandiduar si kanditat i mundshën për kryetar komune në komunën e Likovës rrjedh nga një numër i të rejave dhe të rinjve dhe një numër intelektualësh nga kjo komunë.

Nehat Jahiu opinionit shqiptar i është i njohur një kohë të gjatë me veprimtarinë e tij jo vetëm në komunën e Lkovës, por në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Ai gëzon një autoritet të madh nga të gjitha shtresat dhe nga të gjitha gjenerat. Puna, veprimtaria dhe korrektësia e tije tij e deritanishme Nehat Jahiun e kanë bërë një personalitet të mirënjohur në mesin e popullatës ku jeton dhe vepron, por edhe në mbarë shqiptarinë.

Nehat Jahiu është i lindur dhe jeton në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Me profesion z. Nehati është arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai këtë profesion e ka ushtruar 40 vite me radhë në shkollën fillore "Faik Konica" të fshatit Sllupçan të Komunës së Likovës. Një kohë të gjatë në këtë shkollë ka ushtruar edhe detyrën e zëvendëdrejtorit të kësaj shkolle.

Emri i Nehat Jahiut është injohur në opinionin shqiptar edhe si krijues letrar. Deri mëtani ka publikuar 35 libra të zhanreve të ndryshme që është mirëpritur tejmase si nga lexuesit dhe nga kritika letrare. Njëherit Nehati Jahiu nuk i ka munguar opinionit shqiptar edhe në mediat elektronike dhe ato të shkruari si ne aspektin letrar, por edhe në aspektin publicistik dhe opinionist duke ju qasur me opinionet e tij çështjeve kulturore, poltike etj.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm