Menu

A mund të jetë Akademiku kriminel dhe të vdes si i tillë?!

User Rating:  / 3
PoorBest 

Nuk e di, as nuk kam lexue gjëkundi definicionin e kriminelit dhe kush mund të quhet me plotkuptimin e fjalës, natyrisht me të bëmat e veta. Kriminel është ai shtet apo ai njeri që vret njerëz.

-A është kriminel ai që shfrytëzon njeriun, shkel të drejtat e tij duke u nis nga thënja e Hopsit:
"Njeriu ndaj njeriut është ujk"!

Konventën Ndërkombëtare!

Po ai qe shkelë normat kanunore, ligjore, dinjitetin e çdo individi. Po ai që varrosë shoqen e vet hala pa u ftof trupi i saj, pa obdukcion për tri orë në kohë paqeje dhe i thotë motrës së saj: "mshile gojën, venë gishtin në kokë dhe mos folë se mramë jemi fjalosë"!

A ishte shpërfillës ai që tërë t'ardhurat dhe benificionet tjera ia dërgoj vajzës vet në Qipro, anëtare e SPS, bashkëpuntore e Millosheviqit asaj qe nuk ia ka kushtue as një minut kujdesje gjatë tërë jetës babait të vet dhe në testament nuk e parashef atë për varrosje!

Si ka mundësi qe arkatari i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës t'ardhurat t'ia dërgoj në Qipro zyrtarisht?

Pse nuk kanë pasë kurrfar kontrolle institucioni më i lartë i një kombi siç është ASHAK?

Pra, Akademikët për pasurinë që kanë krijue, banesat dhe shtëpiat që i ka blerë dhe ndërtua, mbrenda dhe jashta shtetit. A ka pasë të drejt të ketë disa konto bankare në shumë shtete sipas ligjit të bankave të Republikës së Kosovës për t'i ikën tatimeve eventuale shtetërore. A ka mundësi tani të nxirrën llogari dhe të merren tatimet nga pasuria që ka lënë?

Këto pytje po më sjellën në mbamendje sidomos që nga vera e sivjeme kur u informova për shumë gjëra të tmerrshme për njeriun, profesorin qe e kishim rrespektue gjatë tërë jetës.

Halit Elshani

Nga Halit Xh. Elshani

Ky ishte zhgënjimi që më la atë natë pa gjumë!

Si ka mundësi të jetosh e të veprosh për më shumë se 50 vjet me njerin-profesorin, akademikun e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Republikës së Kosovës ku në disa mandate kishte qenë edhe kryetar i saj të jetë kriminel në atë kuptimin më të keq të fjalës, të mos zbulohet gjatë tërë jetës së tij.

Sa i rëndë është ky epitet të thuash për njeriun, intelektualin karierist më të privelegjuar gjatë tërë jëtës‚ t'i thuash më butë, mafioz ndoshta është më adekuat edhe nga fakti se tani ai nuk është në mesin e të gjallëve. Por sidoqoftë po e bëj ndoshta një mëkatë, por mendoj se edhe më mëkatar do isha po mos e publikoja këtë zhgënjim!

Për të kuptue se a duhet besue se njerëzit më tituj të larta shkencore në vend qe të jënë shembuj për të mirë, ata zhvatin çdo gjë pa kurfar normash. Vallë pse u besojmë aq lehtë njerzëve më grada shkencore që mund të mshifen verdall si lamshi i mbshtjellur me pesë fish myshema! Kisha lexue disa polemika rreth jetës së tij si student i Teologjis në Itali, shkakun e përjashtimit të tij, angazhimin në procesin e Prizerenit, si porot i asaj kohe ku ishin dënue njerëzit gjoja kundërshtar të sistemit komunist edhe më vdekje!, ishte shque si komunist i rrept ku ishte pushkatue edhe një i afërm i tij e shumë gëera rreth tij kishte shkrue në vazhdime një prof.dr. i shkencave, i afërm i tij, por asnjë herë nuk i kam besue. Por shkrimi i fshatarëve të tij e sidomos rrëfimi në fjalë më ka befasue pa masë. Më gjasë e tërë jeta qenka e mbushur më këso befasish.

Ja një sekuencë nga artikulli i Fshatarëve:

SI E NJOHIM NE MARK KRASNIQIN
„Pejë, 15. 12. 2013 - (Armiqësimi i Mark Krasniqit me Gjon Sereqin!) - Akademik Mark Krasniqi u lind më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë, afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Pas përfundimit të maturës në vitin 1941 dhe betimit të tij që të bëhej prift, qeveria fashiste e Musolinit, ja kishte ofruar një bursë për studimin e teologjisë në Kolegjin Françeskan të Padovës. Si në gjimnazin e Prizrenit ashtu edhe gjatë studimeve të tij për prift në Kolegjin Françeskan të Padovës, Mark Krasniqi ishte shoqëruar me Gjon Sereqin (1920-1947) që studionte filozofinë në Universitetin e Pizas. Mirëpo pas përjashtimit të Mark Krasniqit nga Kolegji Françeskan i Padovës - për shkak të sjelljeve amorale, kishte ardhur deri te armiqësimi i raporteve në mes tyre. Sipas një letre publike të dërguar nga Belgjika në vitin 1987, që nga koha e përjashtimit të Markut nga Kolegji Françeskan i Padovës, nga motive krejtësisht të ulta gjelozie kishte filluar lufta e gjithanshme e Mark Krasniqit kundër Gjon Sereqit dhe Marie Shllakut". Dihet fati i tyre/U zbuluan nga tradhëtia, u sfiduan nga njerëzit e njohur, u gjykën dhe u pushkatuën. Për të vazhduar: „Në shkurt të vitit 1943, pra vetëm disa ditë pas përjashtimit të tij nga Kolegji Françeskan i Padovës, Mark Krasniqi ishte kthyer në Kosovë. Ndërsa Gjon Sereqi ishte kthyer vetëm pas kapitullimit të Italisë, (shtator 1943). Pas kthimit në vendlindje, Mark Krasniqi duke e ndjerë humbjen e besimit në familje dhe në popull që ishte shkaktuar përmes shpjegimeve të Gjon Sereqit lidhur me shkaqet e përjashtimit të tij nga Kolegji Teologjik i Padovës, ai menjëherë kishte vendosur kontakte me shkijet dhe nga motivi i urrejtjes kundër Gjon Sereqit "hokus pokus" nga "prifti" ishte anëtarësuar në Partinë Komuniste të Serbisë, duke u bërë edhe armik i përbetuar i shokut dhe popullit të tij.

* * * * *

Pas anëtarësimit në Partinë Komuniste të Serbisë, Mark Krasniqi sipas doktrinës komuniste për ofrim të shembullit personal të vëllazërim - bashkimit, në mars të vitit 1943, e kishte detyruar vëllaun e tij Pjetrin (Pjetër Sadik Krasniqin) që të vëllazërohet përmes pirjes së gjakut me Dragisha Joviqin nga Gllaviçica, që sipas apelit komunist sapo kishte dezertuar nga formacionet çetnike.

Si u Vra Keq Pjetri?!

Pas përzierjes së gjakut të vet me shka, Mark Krasniqi në prill të vitit 1943 u bashkohet forcave partizane (ai e gëzon "statusin e luftëtarit të 1 korrikut 1943"). Disa muaj më vonë është emëruar Komisar Politik i një brigade partizane, e cila sapo kishte hyrë në fshatin e tij të lindjes Gllaviçicë, e kishte rrëmbyer "dajën" Keq Pjetër Markun, si element reaksionar dhe e kishte djegë në furrë të druve. Shpjegimet e tij se ai nuk ka pasur ndikim në këtë vrasje janë cinike, ngase asnjë veprim kundër elementëve armiqësorë nuk është ndërmarrë pa verifikimin e të dhënave nga njerëzit e besueshëm siç ishin vëllezërit e Mark Krasniqit të pobratimuar me shka, të martuar me shkina dhe të veshur polic të Rankoviqit dhe pa marrjen e urdhërit nga ai si Komisar Brigade. Thjesht Mark Krasniqi kishte motiv për vrasjen e Keq Pjetrit, ngase ky disa muaj më parë si komandant lokal i Ballit Kombëtar e kishte zënë Mark Krasniqin me 3 shkije të tjerë të veshur me tirqi e xhamadan dhe i kishte detyruar ata të zhvishen dhe lakuriq të largohen nga fshati.

Mark Krasniqi - Deputet i Kuvendit të Prizrenit!

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945, forcat pushtuese i identifikuan të gjithë elementët kuisling dhe më 8-10 korrik të vitit 1945, e organizuan Kuvendin e Prizrenit. Njëri nga deputetët më të pushtetshëm ishte edhe tradhtari dhe 'patrioti' i mëvonshëm Akademik Mark Krasniqi. Ky kuvend solli vendimin për zhvleftësimin e vendimit të mëparshëm të Konferencës së Bujanit për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë dhe për aneksimin e Kosovës nga Serbia. Në kontest të kësaj ngjarje u nxorën dhjetëra ligje, dekrete e udhëzime për policinë dhe ushtrinë, si dhe për kthimin e kolonistëve serb në Kosovë. Për realizimin e këtij qëllimi antishqiptar u hartua lista me emrat e 782 mësuesëve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë, që duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Në mesin e këtyre emrave ishte edhe emri i vëllait të Mark Krasniqit, Kolës - që ishte mësues në Drenicë dhe që kishte kundërshtuar me forcë martesën dhe përzierjen e gjakut të familjes së tij me shkije për interesa karrieriste të Mark Krasniqit dhe që nga ajo kohë në shenjë kundërshtimi dhe revolte ishte ndarë nga bashkësia familjare.

Mark Krasniqi, Gjyqtar - porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer!

Sipas vendimeve të Kuvendit të Prizrenit Mark Krasniqi emrohet edhe Gjyqtar porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org). Sipas të dhënave historike, nga viti 1945 deri në vitin 1947, OZN'a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave, përmes vendimeve të "Gjyqit Populluer Krahinuer" ku Mark Krasniqi kishte numrin rendor 32, ka vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, ka kryer 220000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje) dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjëra ushtarake të përkrahura në mënyrë të gjithanshme nga Mark Krasniqi.

Kjo dëshmohet edhe përmes letrës së vet Mark Krasniqit, të datës 17 janar 1983, drejtuar kryetares së Këshillit Ekzekutiv të ish-federatës jugosllave, Millka Pllaninc, përmes të cilës ai kërkonte përkrahje politike me arsyetimin se "... jam pjesëmarrës i LNÇ, kam të pranuar statusin e luftëtarit nga 1 korriku i vitit 1943. Nga Brigada e parë Kosovare menjëherë pas luftës më 1944 më kanë dërguar për të organizuar pushtetin popullor në rrethinë të Pejës...kështu që kam qenë sekretar i Këshillit Komunal Nacionalçlirimtar të Kliçinës... dhe gjyqtar porotë i Gjyqit Populluer Krahinuer, deri në fund të vitin 1946..." (Mark Krasniqi, Reagime II, Prishtinë 1995, f. 59 - 67.

Besnikëria ndaj Rankoviçit!

Pas sukseseve të treguara në luftë kundër elementeve "reaksionare shqiptaromëdhenj" - vrasjes së Keq Pjetrit dhe kontributeve të dhëna në drejtim të ndjekjes së Ndue Përlleshit, shpartallimit të kryengritësve të Luftës së Drenicës, e sidomos pas bashkëpunimit me Ali Shukrinë për burgosjen e Gjon Sereqit dhe Marie Shllakut, Mark Krasniqi e kishte fituar tretmanin e "kuadros që i premton ardhmërisë strategjike serbe në Kosovë". Nga këto arsye regjimi serb kishte marrë vendimin për dërgimin e tij për shkollim në Beograd. Përderisa Mark Krasniqi kishte studiuar dy vite teologjinë në Itali nuk kishte mundësi t'i vazhdonte studimet e filluara teologjike në një universitet laik. Andaj në vitin 1946 kishte filluar studimet e gjeografisë në Universitetin e Beogradit. Pas katër viteve kishte diplomuar. Në Serbi fillimisht kishte punuar në Radio-Beograd, ndërsa nga vitin 1950, pas martesës së tij me një shkinë, që ishte në afërsi familjare me Dobrica Qosiqin, ishte punësuar edhe në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd, por jo si shkenctar por si pjesëmarrës në hartimin e projekteve të njohura kundërshqiptare.

Pas këtyre kontributeve politike, vëllazërimeve me shkije dhe martesave me shkina, sipas propozimit të Rankoviqit, në vitin 1965, kryetari i atëhershëm jugosllav Tito, e kishte dekoruar Mark Krasniqin me "Dekoratë të artë për vëllazërim-bashkim". Natyrisht se kjo dekoratë, nuk ka mundur t'i ndahet Markut për ndonjë veprimtari "patriotike ose kombëtare", por vetëm për shërbimet dhe vasalitetin e tij ndaj politikës shoviniste dhe antikombëtare serbe.

Ndërtimi i kultit të rrejshëm për Mark Krasniqin!

Pas rënjes së Rankoviçit në vitin 1966, Mark Krasniqit ju lëkundën privilegjet politike dhe "tabiliteti" në martesë.

Kështu kishin filluar përbuzjet e tij në Serbi, duke u poshtruar publikisht edhe nga shoqja e vet shkinë - si selak dhe 'shiptar'. Në këto rrethana të poshtërimit të vazhdueshëm, Mark Krasniqi në revista të ndryshme serbe kishte filluar të shkruante për jetën e shqiptarëve në fshat dhe për traditën e tyre kulturore. Kështu përmes shkrimeve të tilla dhe konflikteve me miqtë dhe shoqen e tij në Beograd, Mark Krasniqit dalë nga dalë kishte filluar t'i dalë zëri në Kosovë si "shqiptar i mirë".

Pas disa konflikteve publike, në vitin 1968, pra në moshën 48 vjeçare, Mark Krasniqi është ndarë nga shkina.

Përderisa bashkëshortja e tij ishte e familjes së Qosiqit dhe si e tillë identifikohej me Partinë Komuniste të Serbisë, Mark Krasniqi, "për shkaqe familjare" kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në Serbi dhe ishte kthyer në Kosovë. Mirëpo edhe pas dorëheqjes së tij publike nga partia komuniste, sipas letrës së N.Cariq nga Novi Sadi, "Mark Krasniqi mbetet një ndër urat më të vlefshme në mes shqiptarëve e serbëve" (letër, datë 22.12.1968).

Sipas këtij besimi të panatyrshëm, në vitin 1970 Mark Krasniqi ishte emëruar anëtar i Komisionit të Serbisë nga Kosova për ndryshimet e kushtetutës. Në këtë kontekst ish prokurori krahinor Rrezak Shala, kishte shpjeguar se Mark Krasniqi kishte kundërshtuar rekomandimin e Kardelit dhe Bakariqit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sikur republikat tjera dhe në interes të bashkëjetesës kishte insistuar për hartimin e një Kushtetute të një Krahine Autonome Socialiste në kuadër të Serbisë!

Në vitin 1997, përmes një interviste dhënë gazetës "Bujku" bashkëshortja e Millosheviqit, Mira Markoviq, duke shprehur respektin dhe besimin e saj në personalitetin e Mark Krasniqit, publikisht e kishte ftuar në takim, me qëllim të diskutimit për problemet e shqiptarëve.

Dyfytyrësia politike e Mark Krasniqit!

Pas kthimit në Kosovë, Mark Krasniqi me një "postë të porositun" kishte arritur të punësohet si profesor në Universitetin e Prishtinës. Atje për dy dekada me radhë kishte punuar dhe vepruar si - hyra me dy fytyra. Kështu në fillim të viteve të '70-ta e deri më rënien e komunizmit në Shqipëri me qëllim të fitimit të simpatisë së regjimit të Enver Hoxhës dhe të lëvizjeve marksiste në Kosovë, gjithmonë kur kishe "guxuar" ishte deklaruar si komunist. Ndërsa pas rënies së komunizmit kishte filluar afirmimin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shumë aspekte të natyrës personale dhe familjare të Akademik Mark Krasniqit na detyrojnë të dyshojmë në pastërtinë shqiptare të personalitetit te tij. Kështu në vitin 1943 ai e kishte detyruar vëllaun e tij Pjetrin që ta pinë gjakun me Dragisha Joviqin. Ai vet ishe martuar me serbe, me shka e kishte martuar edhe vajzën e vet të vetme Verën, me shkinë e kishte martuar edhe vëllaun e vet Zef milicin, të cilin e punësoj milic dhe i cili menjëherë pas rënies së Rankoviqit ishte shpërngulur në Serbi, ku vdiq dhe u varros dhe i martoi edhe të gjithë nipërit dhe mbesat e veta. Kështu nga pesë vëllezërit që ishin: Kola, Pjetri, Marku, Zefi dhe Ndou, tre prej tyre Marku, Pjetri dhe Zefi ja falën Serbisë rininë, fëmijët, pasurinë dhe gjakun e tyre. Nga kjo marre e rodit të tyre shpëtoi vetëm Kola që vdiq i ri dhe Ndou, që si akuzohej nga Marku, ishte "axhami". Që nga viti 1946 e deri në fillim të viteve '70-ta, pra deri pas moshes së tij 50 vjeçare, gjatë të gjitha vizitave të Mark Krasniqit në Gllaviçicë, ai kurrë nuk ka "bujtë" të vëllezërit, ose te kushërit e tij por gjithmonë në "kullë të Gashiçve".

Paftyërsia morale e Mark Krasniqit!

Si mund ta shqipton fjalën moral Mark Krasniqi, kur nëna e tij është vrarë, ai gjatë punës në universitet i ka keqpërdorë studentet e veta, në vitin 1986 ishte fejuar me një vajzë nga Prizreni, ndërsa në vitin 1987 ishte ç'fejuar.

Një vit më vonë, e kishte edhe një aferë me një shkinë magjupe Anxhen e Zhivkut, nga e cila në tërë Kosovën u përhap edhe vici "Maro kar..". Sot jeton me dy gra në Prishtinë. Njërën e shpërbleu me një shtëpi të ndërtuar përmes firmës së Zef Morinës. Ndërsa tjetrës ja bleu një banesë në Prishtinë. E more Mark Krasniqi - sikur të ishe në Përendim, me këtë nderë tëndin, as në kopsht zoologjik jo vetëm që nuk do të ishte lejuar të punosh por as ta vizitosh.

Mjerisht, kur të shiqohet personaliteti i tipit të Mark Krasniqit, atëherë mund të fitohet bindja se në Kosovë është krijuar ai mentalitet ku njerëzit "sa më të kompromituar që të jenë, aq më të lartë në funksione politike ngriten".

Misioni përçarës i Mark Krasniqit!

Sikur në moshën e vet rinore, kur me shembullin personal në familje dhe në shoqëri Mark Krasniqi e dëshmonte besnikërin e vet ndaj idealit komunist të vëllazërim-bashkimit, ashtu edhe pas kthimit të tij në Kosovë (në moshën 51 vjeçare), ai kishte vazhduar me zbatimin e metodave destruktive serbe, të lansimit të fsheht të deklaratave të ndryshme shpifse kundër personaliteteve të ndryshme të jetës publike në Kosovë, Shqipëri dhe në emigracion, me qëllim të shkaktimit të hutisë, dyshimeve dhe të përçarjeve në të gjitha ambientet shqiptare ku shkelte këmba e tij.

Kështu Mark Krasniqi, karrierën e vet përçarëse e filloj në familjen e tij. Ai më qëllim të fitimit të një cope tokë, (e cila sipas ligjit të atëherëshëm, për shkak se ishe i punësuar e ashtu edhe nga shkaku se zyrtarisht kishe hequr dorë nga toka, nuk i takonte) i mashtroj vajzat e vëllezërve të tij të ndjerë, Kolës dhe Pjetrit, që ta nënshkruajnë nga një "letër" gjoja për rregullimin e tatimit të tokës, e në realitet ishin kontrata të shitblerjes, të cilat fillimisht i regjistronte në emër të vëllait të tij Ndout, e pastaj i bartëte në emër të vet. Kur këtu doli në shesh e vërteta, ai i leqiti mbesat e veta duke i akuzuar për "kori të madhe" ngase njëra na qënka e martuar më "një klysh tradhëtari" (djalë ballisti), e tjetra me "një zog hajduti". Pastaj ky Mark Krasniqi si patriot i rrejshëm e akuzoj edhe vajzën e vëllaut të vet Verën (Halimaj), që jeton në Prishtinë, për kori e trathti të madhe vetëm nga shkaku se ishte e martuar me shqiptar të fesë islame dhe publikisht e leqiti edhe atë.

* * * * *

Kështu të gjitha problemet e Mark Krasniqit ishin kryesisht të natyrës familjare dhe si të tilla kishin të bënin vetëm me akuza reciproke në mes tij nga njëra anë dhe të nipave dhe mbesave nga ana tjetër. Kështu, atë e akuzonin nipat dhe mbesat e veta për mashtrim dhe vjedhje të tokës ndërsa ai i "leçitëte" ata duke i akuzuar në mënyra më dyfytyrëshe dhe tinëzare si „spijun" (nipin e vet Palin) të cilit UDB-a ju kishte dhën revolen me leje me qëllim të vrasjes së tij; i akuzonte si naiv, të poshtër, dyftyrësh dhe tinzar (të gjithë të arsimuarit tjerë në familje Martini, Quni, Kola, Toma etj.), që kanë arritur diplomimin në fakultet..., kanë arritur punësimin..., ose besimin për kryerjen e ndonjë detyre, vetëm duke u prezentuar herë si djalë e herë si nip i Mark Krasniqit; ose i akuzonte si „të pamoralshëm (Marjanin) ngase ja paskan ngucë axhës së vet Mark Krasniqit njërën prej dy grave me të cilat jeton, e shumë kësi faqesh të zeza të cilat i filloj me leçitjen e nipave dhe mbesave të veta i vazhdoj me leqitjen e kusherive të tij dhe i përfundoj me "leçitjen" e vëllezërve të tij - Kolës dhe Ndout. Kështu, sot përmes këtyre "lëçitjeve" dhe konflikteve të shkaktuara familjare Mark Krasniqi është shndërruar në një personalitet tejet të padëshiruar dhe të urryer kudo në Kosovë.

Përmes veprimeve të tilla, të shkaktimit të përçarjeve, etiketimeve dhe akuzave të ndryshme shpifëse, Akademik Mark Krasniqi gjithmonë është përpjekur të siguron arsye të mjaftueshme për kompromitimin e çdo kundërshtari të tij dhe të nxitë konflikte të reja, si taktikë efikase për fshehjen nga opinioni të pozicionit të vet real politik, kombëtar dhe fshehjes së fajeve tjera familiare. Kështu Akademik Mark Krasniqi është përpjekur që shpifjet e veta t'i servoj si të vërteta edhe përmes dërgimit të letrave të ndryshme anonime në adresë të policisë serbe, institucioneve të ndryshme arsimore dhe shtetërore nacionale ose ndërkombëtare kundër të gjithë kundërshtarëve të vet. Ai gjithmonë është përpjekur, edhe përmes premtimeve për shpërblime të ndryshme që të mobilizon individë të caktuar për dëmtimin e kundërshtarëve të vet. Përpjekje të ngjashme, akademiku kishte bërë kundër të gjithë kushërirëve të vet në Zvicër, Austri dhe Kosovë. Mirëpo fatbardhësisht të gjitha përpjekjet e tij të liga, deri më tani kannë dështuar.

Me metoda të tilla subverzive, Mark Krasniqi gjithmonë është përpjekur që t'i krijon rrethanat e nevojshme sipas të cilave, kundërshtarët e vet ideologjik, në opinionin shoqëror do të konsideroheshin „të padëshirueshëm dhe armiq" dhe si të tillë, çdo përpjekje e tyre për kallximin e të vërtetës së hidhur, lidhur me realitetin e personalitetit të tij njerëzor, moral e kombëtar, që në start të injorohej. Mirëpo e vërteta sado e vonuar gjithmonë del më shesh. Në interes të kësaj të vërtete kërkojmë nga LDK revokimin e shpërblimit "Ora e Presidentit" dhënë Akademik Mark Krasniqit (më 24 maj 2012) ngase tradhtarët dhe spiunët nuk shpërblehen". (Shkruar: nga një grup bashkëfshatarësh të Mark Krasniqit)"

Ne studentët e kemi shoqerue dhe kemi berë protesta në përkrahje të tij atëhere kur regjimi sllavo komunist ishte ne kulminacionin e represaljeve dhe planeve djallzuese kundër popullit shqiptar. Pra nuk ka qenë lehtë të demostrosh në at kohe, në kohën e Rankoviqit. Me gjithat rrespekti i ynë dhe i terë popullatës shqiptare sidomos i studentve sa vinte e shtohej. Edhe sot e kësaj dite nuk kam kuptue pse shqiptarët e konfeksionit katolik nuk e rrespektonin, nuk e shoqeronin sidomos në ditët e fundit. Kjo është verjet edhe ne testamentin e tij qe e kishte lenë para vdekjes edhe pse i moshuar. Këtë e ka bërë nënë kujdesin e ish kryetarit të Gjyqit të Qarkut, të cilin e ka shperblye duke ia dhenë limuzinën. Edhe kjo mendoj une është berë në kundershtim më ligjin nga se është desht më marrë mendimin e mjekëve specialista a ka qenë në gjendje më lënë testament, apo jo në at moshë!

Më kujtohet atëhere kur na thoshte në ato prononcimet e veta famoze për të përvëhtsuë përkrajën të pjesa dermuese e studentve: "se une nuk jamë Fanë", pa dijtë shumë nga ne çfarë domethenje kishte ajo fjalë. Ndoshta nga se shumica dermuese ishim shqiptar të konfeksionit musliman. Në shejë të mirënjohjës ai shkelë këtë besim duke shperdorue dy motra qe i kishte marr gjoja për dadi. Pra gjithmonë kemi sakrifikue për të. Aso kohë sipas lixhit ish jugosllav duhej të jenë 10 institucione të Larta arsimore, shkolla të larta bashkë me fakultete për ta formue Univerzitetin në Prishtinë. Ne asnjëherë nuk jemi indentifikue për nga konfeksioni, por për kah të qenuit shqiptar. Kështu kemi bërë edhe për prof.dr.Partizan Shuperkën si shqiptar pa u hamend se ai ishte i konfeksionit ortodoks. Pra fetë për ne kanë qenë synonim i të qenunit shqiptar, ska pasë lidhje cilës fe i takon. Ska pasë urrejtje mbi këtë bazë. Mjerisht sot sikur kemi luajt nga këto qëndrime si vëllezër të një gjaku, duke u marr se kush nga ishte konvertue. Me kujtohën mirë ato ditë kur akademiku në mënyrë mafioze nuk lejonte qe të emrohej prof. Partizan Shuperka ne Fakultet. Kjo ishte edhe befasia e jonë se si dy kryqali shqiptar intelektual të lartë urrejnë njeri tjetrin edhe pse ai ishte dr. i pari i shkencave ekonomike dhe ma i riu në ish jugosllavi e lene ma në Kosovë. E pa besueshme për tani, por n'at botë kjo ishte rreale. Na duheshin profesorët më çdo kusht për të pavarësue fakultetët sepse ende ishin degë të fakulteteve përkatëse të Beogradit. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe-kroate. Ata student qe nuk dishin me u përgjegj në gjuhën serbe nuk i lejonin te përgjigjën në gjuhën amëtare. Edhe ata qe u lejohej të pyteshin në gjuhën shqipe, ua zbritshin notat. Një ish studente që jeton tani në Norvegji kishte shkrue se si profa edhe pse e kishte lejue të përgjigjet shqip, ne fund i thot me pasë folë serbisht kishe marrë dhjetë, andaj po jau jap nendë! Me kujtohët si sot konsulta në Amfiteatrin e fakultetit Filozofik, të cilin e udhheqke Kryetari i Bashkësis së shkollave të Larta dhe fakulteteve z. Kemal Deva, ishin prezent të gjithë dekanët, drejtorët e SHLP dhe përfaqesuesit e studentve ku isha edhe une si përfaqesues i studentve. Pas një debati për dhe kundër kurr nuk kam me harrue z. Ali 'Mula, past ndjesë i cili i thoshte kryesuesit: "Leni këta të rinjët se mirë e kan"

-Ai i thoshte po nuk guxojmë,...qëndrimët partiake,..

Dhe të tjërët si prof. Din Mehmeti, prof.Bardhyl Zajmi,...

Njiveli i lartë i vetdijeës studentore ishte shembull i sukseseve te më tutjeshme. Nuk vonoj shumë erdhën

Amandmentët dhe në vitin 1970 u formue Univerziteti i Kosovës, njera prej 9 kerkesave kryesore të demostratave të studentve më 1968.

Një ditë vere shkova në një byrektore të improvizuar përball Kforit në hyrjën për të cilën do bejmë fjalë më posht. Pasi porosita u ula dhe po ndegjoj zerin e pronarit duke i thene një gruje:
-regjistroje parkingun në emer tuaj se ai ka vdek, ajo insistinte qe ta regjistroj në emër të profesorit. Dhe mue mu kujtuan ca gjëra dhe po i them asaj shoqes a ka mundësi të bisedojmë pakëz. Po shkoj me i marrë në banesë dhjetë euro për të regjistruar parkingun që e kishin rregullue dhe asfaltue prapa ndertesës. Në ndërkohë e pyeta pronarin që i regjistronte banorët për parkingje.

Kush është kjo shoqe?

Kjo është dr. Mili, banuese në banesën e profesorit qe 30 e sa vjet: E verejta duke hyrë në at hyrje, të cilën e kisha deëgue profesorin në banesën e vet pas fjalimit qe kishte mbajtë para demostruesev nga amfiteatri i Fakulteti Filozofik më 1968 dhe nuk vanoj e u kthye. E rexhistroj dhe u kthye kah une dhe i thash ulu pak. Ajo u ulë. U përshendetëm dhe e pyeta kush jeni ju, ju lutëm. Une jam tha banuese në banesën e profesorit qe 34 vjet. A ju jeni ato studentët qe flitej se po u mban dhe po u shkollon profesori. Ai aso kohe vinte në Shoqatën Nana Tereze me marr t'hollat qe dikush u qonte juve. Jo, jo kurr as kush nuk na ka que neve të holla, nuk ka pasë kush. Ne kemi punue si mjeke dhe nuk kemi pasë nevojë për ndihma as gjatë kohës së luftës. Kam qëllue në zyrat e kësaj Shoqate kur ish drejtori u fjalos me të. Ai ia kërkonte të hollat dhe i thoshte këto nuk janë të mijat, janë të atyre studnteve, andaj duhët më mi dhanë siq vijnë e jo me naj dhenë kapak, kapak siq po vepron ti. Këtë për herë të parë po e ndi prej teje! Domethanë ai paska marrë të holla në emer tonë. Ndihma ka marr edhe nga Belgjika. Po pra këtë e kanë dijtë shumë kush nga Shoqata. Une diq për këtë kam shkrue në librin tim Shoqata Bamirëse Humanitare "Nena Tereze"-Dega Qyteti i vjetër në Prishtinë të cilën e promovova në kuadër të ditëve të mergatës më 03 gusht 2016, në prag të shejtrimit të Nënës Tereze si aktivitete nga mërgata. E nxorra dhe ia dhurova një libër. Na zuni terri, shkëmbyem telefonat dhe vendosem qe te takohemi herën tjeter, po edhe nga fakti se ajo kishte me shkue në punë sepse ishte mjeke kujdestare. I thash nëse ke farë dokumentesh i sjell. Po herën tjetër ua sjelli tha.

Në takimin e rrdhës vazhduam bisedën në kafe-restorant në pallatin e rinis, aty ku rrinin përpara lufte shkrimtarët, i ndjeri Ibrahim Rugova etj. Ç'është e vërteta une kurr nuk isha hy dhe nuk kisha nejt në atë kafe. Më dukej aso kohe se ishte e rezervuar për njerëz të mëdhenjë. Por ne arsimtarët nuk e kemi pasë mundësinë dhe nuk kemi nejt nëpër kafe.

Me ju thënë të vërtetën isha shumë kureshtar me dijtë se isha shkëput duke migrue që nga pas lufta në Belgjkikë.

Po pse nuk e morre motrën?

Ajo ofshani dhe ia plasi vajit!

Qetsohu të lutëm e më trego pse? Mos i ka ndodhë diq?

Ofshani thellë, pas pak i fshiu lotët dhe më tha po ajo ka vdekë! Qetësohu, kështu e ka jeta, ju jeni mjeke e i kuptoni ato gjera mirë. Po, po! Por e kam një brengë qe nuk pom lenë të qetësohem. Filloj të flasë tërë ngjarjen.

Pasi ishte kthye nga Qipra profa, na tha ejani këtu. U afruam dhe filloj të na spjegon se në çfarë gjendje e kishte lënë gjoja vajzën e vet. Paskesh blerë ajo shtëpi dhe nuk kishte gjoja me çka me pague! Ishte hye në borgje në banka dhe une e kam vendos qe t'ia jap krejt pasurin time të paluajtshme dhe parat nëpër banka.

-Si po mundesh më thanë ashtu prof.?

Po neve qe na ke premtue banesën dhe na ke dhënë pëlqimin-Testamentin, Prishtinë, më 22 dhjetor 2008, nënë siglën Dhuratë(MK),Vendimin e Gjykatës komunale për blerjen e banesës Nr.853/2003, motrave dr. Mihrije Curri dhe dr. Ramize Curri, Qertifikata e kunorizimit nr.4/109, 1998, në mes të Mark Krasniqit dhe Minire Curri, Cerni Lluk-KK Klinë, lëshuar nga Naim Krasniqi shef i kësaj zyre. Po ku po na len neve. A din çka na ke premtue?

* * * * *

Çertifikata e kurorëzimit

Çertifikata e kunorizimit, nr.4/109, nr; 06.02.1998. Testamenti, më 22 dhjetor 2008

TESTAMENT

Une i nënëskruari, Mark Krasniqi nga Prishtina (nr. personal 1004337642 në letërnjoftim të lëshuar nga UMNIKU-u),
me këtë Testament ua la në posedim të përhershëm, pas vdekjes ime banesën në Prishtinë motrave:
Minire Curri (nr. Personal 2001038667) më letërnjoftim të UMNIK-ut dhe Ramize Curri (nr. Përsonal 1001038644) nga Prishtina.

Banesa ime ndodhet në ish rrugën Brigadat Kosovare, (tash Luan Haradinaj), nr. 18, në katin e shtatë, nr ; 13, më sipërfaqe 67 metra kateror.

Në këtë banesë banoj më se 45 vjet. Posedoj Kontratën e të drejtës për shfrytëzimin e banesës, të nënshkruar nga Une dhe pronari i atëhershëm tambeno gazdinstfo REH kombinata «Kosovo« Prishtinë Nr; 300/7, më 30.08.1966, posedoj gjithashtu edhe Vendimin e Gjykatës komunale në Prishtinë, Nr; 853/2003 për blerjën e kësaj banese. Këto dokumente ia bashkangjes këtij Testamenti. Motrat Minir Curri e Ramize Curri, të dyja mjeke, të specializuara në mjeksinë familjare, banojnë më mue në këtë banesë tash 20 vjet dhe do të vazhdojnë të banojnë e të kujdesën për mue deri në fund të jetës ime,. Prandaj kam vendosë qe këtë banesë tua falë atyre ta kene pronë të vetën.

Me këtë vendim timin është pajtuar edhe bija ime Drita Seklioqa e cila jeton në Beograd, ul.Nemajnina 3.
Banesa në fjalë nuk ka kurrfar hipoteka, nuk ngarkohet me kurrfar borgji, detyrimi edhe pengese çfardo borgji, detyrimi, ose ose pnegese qfardo lloj qoftë. Këtë Testamentin ua kam dorzue motrave Curri që të kenë në dispozicion më çdo rast si dokument origjinal valid juridik.

Prishtinë, më 22 dhjetor 2008

Autori i Testementit
Mark Krasniqi

Pason nëshkrimi

DHURATË
Mark Krasniqi

Testament - Mark Krasniqi

* * * * *

M.K: "Kur është në pyetje interesi, humbët fytyra". Për të vazhduar: "Qenët lehin karavani hec" dhe tha: "Ku është malli është shpirti"!

-Due me gjetë një dado tjetër qe din serbisht. Fjalë pas fjalëve shqesimët rriteshin dhe erdhi koha motra të shkoj në punë at natë. Të nesermën ajo është gjëtë pa jetë në rrugë. Profa kishte organizue varrimin dhe pa e njoftue as kend nga familja për tri orë e kemi varrosë vetëm une dhe ai. Te kishte qenë kohë lufte, hajde, hajde, por ndodhi kjo si në filma, siq ka ndodhë edhe në kohën e luftës se UÇK-ës nga regjimi serbosllav ose si improvizojnë gjeja varrosjën artistat!

-Po a e ke parë trupin e saj, po tha. A ka pasë ndonjë shejë-vred?
-Jo nuk kam vërejt diq për të dyshue.
-Po ne polici a ke qenë? Po!
-Kurgja s'është ndërmarr as nuk me kanë njoftue!
-Po profa ka qenë mafi! Ai ka depërtue ku ka desht, ka bërë çfar ka desht. Shpesh here na u ka kërcënue se do na shkatrron familjen! Rrini rahat! Mshilne gojën se ua shkatrroj çdo gjë. Neve strukeshim dhe besonim çka thoshte. Ne dhe familja ishim të përndjekura dhe nga ajo edhe ju kemi mbështet atij si shpëtimtar. Ne tërë jetën e kemi kqyr si mjeke-specaliste të praksës së përgjithshme që ishim. Dy mjeke i kemi nejt pran ditë e natë. Edhe kur ka shkue jasht e kemi shoqërue përveq në Qipro. Ai na pat rregullue qe te kujdestaronim në ambullant vëtëm natën. Shumë mjeke dhe mjek i ikshin kujdestaris për shkak se ishin familjar. Ne ishim siq na thonin beqaresha e në të vërtët nuk ishte ashtu. Tërë karierën e punës e kemi berë vetëm natën. Një natë motra, një natë une.

Më falni dua të ju pyës a ju ka këqpërdor kur keni qenë vetun me të edhe ndryshe.

Po, ofshani!

Bile dyjat nga dadia ishim bërë edhe mjet për shfrytëzim seksual, mue më ka shfytëzue deri dy muaj pa vdek.

I revoltuar ia prita me hapa, a.

Jo përzotën kurr si ka përdor.

Po ai në at mosh është e pa besueshme. Përdorte hapa.

Jo! I tillë ka qenë ai!

Agresiv dhe i pa besë. Njerëzitë ndoshta nuk e kanë besue këtë nivel të ultë moral që e ka pasë. Por as ne nuk kemi guxue me reague.

Në një bisedë me prof. Partizan Shuperkën pse nuk të foli profa. Është idhnue se në shaka ia pata kërkue njanën prej doktoreshave, une nuk e kisha iden se ai i paskësh pasë për vete. Ai u idhnue dhe ka tentue që të pajtohem por më kot.

Tash pom bjen ndërmend ajo kënga popullore:

"Kur ma shave motrën të konsiderova si dhander.
Kur ma shave nanën, të konsiderova si babë!
Kur ma shau gruen nuk pata më kah tia mbaj dhe ja qpova trurin me allti"

Kënga e vrasjës së Zefit të vogël nga Azem Bejta. Po si ju dy mjeke, intelektuale më lejue një gjë të tillë? Edhe vete vehtën shpesh here e pyes. Po ju kishi mujt më bërë shtepi ose u kishin dhënë QKU banesë siq u ka dhenë shumë kujt. Ne kemi mendue dhe kemi besue se banesën e kemi siq na kishte premtue qe nga fillimi dhe e kishte berë një far Testamenti si dhuratave. Edhe pse ne insistonim me legalizue, ai nuk donte. Shifne një farë vule nga Akademija.

Me kujtohët si sot edhe pse veq kisha indikacione për motrën, past ndjesë se diq po ndodhë kur nuk isha une aty. Ajo as një here nuk muerr guxim të më njoftoj. Dhe kur u binda plotsisht nga se avokati Bajram Kelmendi ia kishte rregullue kunorizimin më motrën në një zyrë vendi në siq shkruen në aktin e kunorës, date 05.02.1998 në Cerni Lluk-KK-Klinë. Mue më mashtruan se gjoja këtë po e bejnë për shkak të banesës për mos më ia marr shteti ! Pra ai ka pasë kunorë më të, se paku kjo shifët nga kopja që posedoj.

Të gjitha këto janë histori në vete, diq kam shkrue në librin tim: Shoqata Humanitare Bamirëse "Nëna Tereze"-Dega Qyteti i vjetër në Prishtinë, 2016. E kisha librin me vete, e nxorra dhe ia dhurova. Atë natë nuk mujta me fjetë tërë natën nga inati dhe nga zhgënjimi. E kanë shoqërue shumë fytyra të njohura në neja dhe menzi pritshim që të vij, shpesh e pritnim edhe me orë dhe atë vetëm ne pa dijtë se ai po keqpërdor dy motra shqiptare pa marrë parasyesh konfeksionin musliman në kundershtim më etikën dhe moralin njerëzor. Nuk njof rast të tillë në as një komb e lene më të shqiptarët. Njeriu qe kishte shkrue libra të tëra e na kishte mesue traditën kombetare shqiptare. Shpesh flitke dulën këta vehabistat se e kam pas vendosë që të varrosëm në varrët e shqiptarëve musliman. Le të ma thot dikush që një akademik, intelektual ka bashkëjetue me dy motra njëra në bashkëshorte e tjetra si dadi. Kjo është e dënueshme si me kanun, si me ligje, por dënimi më i madh është ai i Kanunit. A sishte ky shpërfillësi më i ndyet i moralit njerëzor, shkelësi i atyre gjërave që i ka shkrue në librat e veta. Andaj librat e tij të traditës duhet me i asgjësue sikur librat e Dobrica Qosiqit që i djegëm para hoteli Bozhur, ku është sot ai i Pacollit.

Tjetër ka shkrue e tjetër ka veprue.

 



Komente   

 
0 #6 PublicistHalit 2017-09-23 10:05
O Bardhyl te lutem ktheju edhe nje here dhe lexoje me vemendje se kujt i kemi bere rrespekt, librat e kujt i paskem pelqye. Lexoje dhe gjyko kush kishte pase qene Mark Krasniqi, per te cilat te drejta ka fole ai, per cilat tradita ka shkrue ai. A eshte tradite me dhunue ne shtepi te vet siq ka bere ai mw dr; Ramize Currin. A ke ndegjue apo lexue kund ne rruzullin toksor njw akademik me mend tueja me i shfrytzue edhe si dado edhe si gra dy mjeke, motra te nanes dhe babaes. Si ua ka humbe perspektiven familjare dy mjekeve shqiptare.. edhe sa kohe qenka desht te heshtet nje e vertet e hidhur.
Quote
 
 
0 #5 Rujna Zot Mendt e KresëBardhyl Thaçi 2017-09-19 18:53
Te flitet kështu për Akademik Mark Krasniqin është turp e përtej turpi, sidoqoftë ai mbetet një shqiptar i madh i kombit e krenaria e kombit.
Quote
 
 
0 #4 PublicistHalit 2017-08-20 06:08
Mal kumbara kemi rrespektuar ish dhendrrin e Dobrica Qosiqit njeri prej armiqve me te eger te shqiptareve. Erdhi koha me bere nje bilanc dhe me ia qit ne kanar te gjitha te mirat dhe te keqijat. Pa marr parasyesh se te keqijat te vrasin nga se jane te renda.. Vetem sistemi monist ka mujt me mbajt njerz te tille dy fytyrsha me dekada nga se u kan krye pune te medha. Mire qe ta paska pase dhene librin e tij te fundit, por mos harro se ka shume gjera te verteta qe nuk i ka shenue. Pse nuk e ka zbardhe se ku ishte ai gjate demostratave te 1968, Kush e ka shoqerue per banesen e tij ne at nate te zhurshme dhe te rrezikshme. Se paku per ti falenderue ata tre student qe e mbrojten si truproja gjere ne banesen e tij qe sot po ia thyejne dyert e hymjes me sharr.
Quote
 
 
0 #3 PublicisHalit 2017-05-23 08:12
I nderuari Mal Uka nuk kam pase deshire te zbbardhi këto gjera në kohën e fundit te jetës se tij. por ja e verteta duhet te thuhet pa marr parasyesh pasojat. Une e kam shoqërue gjate tërë kohes jo vetem si student kur kam pas mundesi dhe kur kam shkue ne Kosove. Te betohem se asgje ska te paverteta. PO te tregoj edhe diq. Marku ka qene kryetar i shtabit per Demostratat e vitit 1968. Dhe te gjith aktivistat e caktuar nga organet e pushtetit te athershem dhe te gjith i kan referuze atij. Pse ket fakt nuk e ka evidentue ne librin e vet. Kjo eshte edhe nje deshmi se ai hane e dan ka qene ne krahun e pushtetit. Po ai eshte djali i vellaut i cili tash po mundohet me marr hisen.
Quote
 
 
0 #2 Nuk ndryshket Ari !Mal Uka 2017-03-09 22:20
I nderuar Halit Nuk do e besoja qe ty mund ta prishin mendimin per njeriun qe e ke njohur nga koha e studentit
Ku shume here e ki takue kualiteti akademik Mark Krasniqi
Nuk pata durim ti lexoj rreshtat e shkruar prej teje duke u besue rrencave , qpifun e kerkusha Mlore Halit nje faqezi shiptarve u ka marre pare ne emen qe eshte djali i mark Krasniqit ! E falenderoj Xhafer Lecin qe iu ba krah realitetit Halit nuk me ngele hatri ne faqezi e ne kerkusha Por Ti ore I nderuar Thue ; Paska qene ari i nryshket !!!! E kam librin Dhurate enkas me neshkrim te Mark Krasniqit Ku Nepermes biografije se Ti e shkruan kohen dhunen e punen e palodhshme te kombetarit taman atri i paster
Ne shtypshkronjen e prizrenit e Ka thirre E. Mekuli
Halit Ku ishin ata halabak qe fölasin keq per Markun
Qfar te mirash i kan sjelle ata Kosoves E Markun e dijm punen e veprat e tij Halit fjalet e Markut gjithkun jan berthame e idealit cfar virtyti duhet te kete shiptari
Pershendetje Nuk pata durim ta lexoj krejt shkrimin !!!!
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm