Menu

Heshtje në shumë vende ku tobohen mërgimtarët!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Të gënjehet sot në mënyrë spekulative e fantastike, është një çmendi e llojit të vet!

Nga Halit Elshani - Halit ElshaniNe mergimtarët ishim të zhurshem gjatë kohes se mbajtjes se votimit duke shpreh apriori secili mendimët e veta. Here me tone te ndryeshme, herë më heshtje. Dorën në zmër disa apo shumë pak parti e asosacione kanë qenë aktive ose kanë lobue kush për kend! Ketu dallon vetëm Vetvendosja e cila edhe pse partia ma e vonshme, si Levizje e më vonë si parti e re ka zhvillue aktivitete, vizita në Bruksel duke ua kalue te tjerave sidomos më rinin. Kjo ka berë qe të shtohët ose me mire me thanë te avanson si as një here më parë. Dhe keshtu siq tha KQZ, gjysma e votave nga mergata kanë shkue per Vetvendosjën. Pra keta nuk provuen siq thoshte Isa në zgjedhjët e kaluara për Prishtinën: Do ni fitojmë «Me duer në xhepa». Jo qe nuk duel keshtu por tani vetvendosja si parti ua kaloj qe te gjithave. Hesht or gjel kryengrites se erdhi koha qe te medhejt të bijne e te vegjelit të ngritën. Kan humb themeluesesit e partrive, ish deputetet ne te gjitha lexhistaturat, ministrat etj. Por le ti kthehem objektivit të këtij shkrimi nga se une nuk i takoj as një partie.

Ajo qe me ka shqetsue e po me shqetson është propaganda qe po ecën më të madhe ndaj luftetarëve –komandantve të luftës e UÇK-ës. Deshirës qe i erdhi koha Gjykatës speciale duke prit se komandantet me ne fund po bijne në rrjetën e peshkatareve. Kjo propagand si duket është e lansuar nga at qe nuk na dojne të mirën qofshin të brendshëm, apo të jashtëm. Kjo u pa edhe mle lirimin e Lushtakut, njeri pre komandantve më të njohur të kesaj ushtrie. Ja filluën me buldozhera duke ia livrue edhe oborrin deri sa e burgosën për thash e te thenme, për të pa verteta për të cilat u desht sakrifice, 4 vjet burg, vuajtje, sharje dhe denigrime. Me duhët të bejë një digresion nga hulumtimet e mija, nga bisedat e përditshme nëpër tavolina të ndryeshme, bazue edhe në shkrimet për Heroin Enver Hadri. Sherbimi sekret ish jugosllav kishte regrutue njerez shqipfolsa më nofka npër ta denigrue Heroin duke e qujtur shpiun, tradhëtar, bashkpuntor të sherbimeve sekrete sllave qe nga Rusia e gjerë të Serbia. Jo me larg se dje isha në një tavolinë më nje ish gazetar, dhander i Heroit i cili më tha se ai ka qenë Enverist, ka përshendet më grusht në mënyrë qe kur ta likudojne mos te ju dhimset popullit-mergimtareve se ai gjoja na paska qenë axhent poliedrik. Fatkeqesisht keta njerez shkruën e trumbetuen gjithçka duke i kerkue popullit qe nje dit do e vrasin.

KOMUNIKATË

Duke mos hyrë në detaje duhet bërë e dijtur se pamfleti i tyre ka për qëllim të njollosë luftën e ndershme të vëllezërve dhe motrave tona kosovare. Pa fije turpi "kryesia" e grupit të spiunit të spikatur Enver Hadri shkruajnë se në mbledhje mori pjesë "Komiteti marksist-leninist". Enver Hadri dëshiron të formojë komitete dhe parti të reja jo vetëm në Evropën Perëndimore por edhe brenda në Kosovë. Secili prej neshë e din se në Kosovë nuk ka asnjë individ që dëshiron të bën partinë e vet por atje i kërkon të drejtat për vetëvendosje, e që këto të drejta ua garanton kushtetuta jugosllave. Një nga të drejtat që i kërkojnë vëllezërit dhe motrat tona është që Kosovës t'i njihet e drejta për vetëvendosje, t'i njihet statusi i Republikës, Republikë kjo që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare që ndodhen në Jugosllavi, por gjithmonë duke mos rrezikuar shkatërrimin e Jugosllavisë, por përkundrazi duke e forcuar atë dhe duke siguruar paqe në Ballkan. Pamfleti që e ka shpërndarë Enver Hadri që në rrjeshtat e parë të bind se ky "politikan" që jeton në Belgjikë është vënë në shërbim të UDB-ësë. Cilit shqiptar të ndershëm do t'i shkonte ndërmend të krijojnë dy shtete shqiptare?! Askujt përveç shërbëtorëve të UDB-ësë! Që i ri dëshironte të dallohej nga shokët dhe shoqet e vet. Që të jetë në ball të tyre Enver Hadri kurrë nuk zgjidhte rastin e as mjetin. Në Beograd u regjistrua në fakultet me dëshirë të bëhej arqitekt, por pasi ishte student i dobët që në vitin e parë u largua nga tekstet që i shërbenin për të mësuar, e që nëna e vet ia kishte blerë me njëqind mundime. Pasi që ishte dhe ende është djalë hasreti, nëna e vet i dërgonte të holla kurse ky u dha pas dëfrimit dhe ahengjeve të Beogradit. Më vonë shkoi në Belgjikë, ku jeton edhe sot.

Komunikata denigruese (me stemën me yll)
Për ta kamuflluar se gjoja e ka pregaditë Levizja! Revista Zëri i Kosovës

Në vëndin tim,
në vëndin tand,
Një i çmendur,
të gjithë i çmend!
Dritëro Agolli

Por at populli nuk e vrau, por axhentura-sherbimi sekret sllav më bashkpuntor-serbofil qe e qitën në pritë. Lirimi nga buyrgu i komandantit sy pa trembur qe i duel shkaut per para nuke gumzhoj mergimitarët, por heshtën duke mos shpreh as edhe nje gezim per nje fitore qe si dukët nuk e paskan prit shumë kush. Kjo është propaganda qe kan arrijtë qarqe e ndryeshme të manipulojne më popullin për ta denigrue komlandantet-luften e drejt te UÇK-ës. Shkurt nuk shifej gezimi e hareja. Dikush thoshte po ai hala se ka krye, ka edhe një rast. Dhe fjlka e tij prej nje burgu në tjetrin ka kuptim nga se shoket e tij me thash e te thena jane duke vuajt burgjet e njivelit me te lartë

Halit Elshani - BXL, 06.07.17

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm