Menu

Me Ramushin kryeministër Kosova është më e sigurt dhe më prosperuese !!!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Flori BruqiDeçanasit me zemër e presin çdo herë gjeneralin e tyre, zt. Ramush Haradinajn, njeriun e sfidave dhe të përpjekjeve për më shumë liri, për më shumë mirëqenie, për më shumë Kosovë.

Deçanasit njëzëri me Heroin e demokracisë, zt.Ramush Haradinajn, bëhet i vogël dhe i madh bashkë, që të punojmë pa hile për Kosovën e lirë!

Roli i Heroit të Kosovës, zt. Ramush Haradinajt për këto 18 vite ka qenë jashtëzakonisht i madh, i dobishëm për vendin.

Pothuaja i vogë dhe i madh thonë me dashamirësi -Kosova as që paramendohet pa Ramushin dhe pa angazhimin e tij.

Gjithmonë ishte aty ku e kërkonte nevoja e momenti. Andaj Kosova i thotë një Falënderim të madh zotit Ramush Haradinajt.

Ramushi dhe vëllëzërit Haradinaj kanë luajtur një rol pozitiv dhe konstruktiv duke treguar e dëshmuar se vërtet kemi njerëz të zot e të aftë për të qeverisur vendin.

* * * * *

Heroi i Kosovës zt.Ramush Haradinaj nga Franca tha : "Tani jam i lirë. Është refuzuar kërkesa për ekstradimin tim në Serbi. Po shpresoj që do të kthehem sot në Kosovë.

Tani do të shkoj për të marrë pasaportën në Strasburg, pasi ka ende disa procedura të vogla".

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kjo është fitore e të gjithë shqiptarëve. Gjykata franceze e Kolmarit e hodhi poshtë kërkesën serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, të cilin Prokuroria Serbe e akuzonte për krime lufte.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj mbahej në Francë në liri me kusht prej 4 muajsh, pasi u arrestua në aeroportin e Bazelit, mbi bazën e një fletë-arresti serb të vitit 2004.

Kosovarët vendimin për lirimin e gjeneralit të tyre e pritën me fishekzjarre, ndërsa raportohet se festa jashtë në rrugët e kryeqytetit kosovar është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Nga selia e partisë opozitare në Kosovë sqarojnë se ndryshe nga 5 vite më parë, kur kryeministri i kohës, Hashim Thaçi e priti me ceremoni në aeroport pas kthimit nga Haga, kësaj radhe nuk do të pranojnë pritje qeveritare, dëshirë të cilën edhe Haradinaj e ka shprehur nga Franca.

"Pritja do të jetë qytetare, popullore, jo qeveritare. Këtë herë nuk ka tapet të kuq, këtë herë nuk do të mund të përfitojë askush nga rasti i Ramush Haradinaj. Ka ndodhur një herë që e kanë keqpërdorur dhe këtë herë Haradinaj do të pritet nga qytetarët e Kosovës, nga bashkëluftëtarët e tij, nga ata që e duan, nga populli që është i gëzuar. I besojmë lirimit të tij dhe vendimit të sotëm, nuk do të ketë pritje politike qeveritare".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e përshëndeti vendimin si një lajm të mirë për Kosovën, që edhe një herë vërtetoi se shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.

Ndërsa, sipas qeverisë së Kosovës, fletë-arrestet serbe kundër Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta. Kabineti i Isa Mustafës premton çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen.

* * * * *

Pra edhe Parlamentarët e Republikës së Kosovës, nesër duhej të ishin të bashkuar
dhe të një goje "Me Ramushin kryeministër Kosova është më e sigurt dhe më prosperuese" !!!

* * * * *

Ndërsa i vëllai i Ramushit, gjenrali i luftës Daut Haradinaj , nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar drejtësi për Sylejman Selimin me shokë.

Ai ka thënë më 20 qershor 2017 se ka ardhur koha që drejtësia të bie në vend, duke thënë se një vendim për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte rifillim i besimit në drejtësi.

"Pasë disa vjetësh, ka ardhë koha që drejtësia ndërkombëtare ta thotë fjalën e vet dhe t'i lë të lirë Sylën dhe shokët e tij. Një vendim i tillë do të ishte një rifillim i besimit në Drejtësi."

Gjeneral Sylejman Selimi është shpallur fajtor për krime të luftës, dhe i është shqiptuar dënim unik prej 10 vjetësh për rastet "Drenica 1" dhe "Drenica 2".

Flori Bruqi (Drejtor për mardhënie më publikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup )

3/8/2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm