Menu

Demokracia nuk do të thotë që të gjitha gjërat janë drejt dhe të qarta

User Rating:  / 0
PoorBest 

Shkruar: Lavdim Dushi - Lavdim DushiVetëm demokracia është koncept kompleks dhe meriton një analizë të thellë sociologjike – politike, sepse ajo (demokracia) me një fjalë është një sfidë për vetë mekanizmin shtetëror. Prandaj, edhe ndërtimi i shtetit dhe kapaciteteve shtetërore varen nga shumë mekanizma tjerë, në mesin e tyre edhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

Madje, në aspektin e demokracisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prej parimeve bazë të demokracisë si sistem ideologjik – politik. Në këtë drejtim partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë të drejt, të ndershme dhe demokratike, në mënyrë që të shihet pluralizmi politik i vetë këtyre partive politike.

Secila nga partitë politike pothuajse ka bërë rikonstruktime dhe kemi qenë dëshmitarë të asaj që secila parti politike ka bërë ndërrime, duke u bërë kësisoj edhe kalimi e anëtarëve nga një parti në tjetrën. Në secilën parti do të shohim një mobilizim të vetë këtyre partive, secila do të ofron një pasqyrim, dhe objektiva të qarta se cili është misioni i saj dhe çfarë janë planet e saj për qytetarët e Kosovës.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm