Menu

Gramoz Ruçi, në diplomaci një Ali Pasha, në trimëri një Selam Musa

User Rating:  / 0
PoorBest 

Albert ZholiKush e ka njohur nga afër tepelenasin e sertë Gramoz Ruçi ka parë tek ai njeriun korrekt, fjalëpak, të sigurt, vizionar, njeriun e thjeshtë, popullor, strikt dhe atdhedashës. Në tërësinë e cilësive që duhet të karakterizojë një politikan veçohen dy, atdhedashuria dhe aftësia profesionale. Në historinë 27-vjeçare të politikës postkomunsite shqiptare, Gramoz Ruçi ndoshta është i vetmi politikan që kur ka ardhur puna në diskutime pa orietim të politikës shqiptare, ka treguar qartazi me dy fjalë se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikantregëtarëve.

Besoj që gjithkush që ka dëgjuar fjalimet e tij të shkurtra, plot ide dhe pa teprime, ka kuptuar se tek numri i pakët i fjalëve qëndron ideja e madhe e saktësisë. Gjithkush ka pritur me interes fjalën e tij në tempullin shqiptar të legjislativit, pasi tek thjeshtësia dhe "vogëlsia" e fjalëve ka parë seriozitetin dhe korrektësinë e mendimit. Madje askush nuk mund ta mohojë se, vetë opozita e ka respektuar më shumë se kushdo fjalën e tij në foltoren e parlamentit shqiptar. Sa herë Ruçi ka folur në parlament, ka bërë pozitën dhe opozitën. Korrekt në kritikat ndaj opozitës, tejet transparent në kritikat ndaj të vetëve. Madje në fillimet e parlamentit të ri 2013, kur PD braktisi parlamentin, ishte vetë Ruci ai që bëri opozitarin ndaj ministrave të tij duke theksuar: "Kur ministrat nuk ma hapin mua telefonin, vajmedet për njerëzit e tjerë!". Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje në sallën e parlamentit, Berisha, kundërshtuesi i çdo deputeti pozitar, asnjëherë nuk ka replikuar dhe ndërprerë fjalën e Ruçit?!! Në foltoren parlamentare Ruçi i ruan të shenjta, mendimin, njohuritë, dituritë, duke shmangur lakminë fjalëshumë për famë e madhështi, apo dëshirat e kota. "Sfida më e vështirë është të jesh vetvetja në një botë, ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe" ka qenë dhe mbetet deviza e tij në diskutimet parlamentare.

Thjesht në politikë, Ruçi ka një prazmore të vetën, të thjeshtë, të fortë dhe të sigurt. Mund të thuhet se orientimi dhe stili i tij në politikë ka formuar një rrymë të veçantë që nuk është mundur të huazohet nga askush, falë temperamentit të tij. Ndoshta në këtë drejtim Ruçi është orientuar nga serioziteti dhe largpamësia diplomatike e bashkëkrahinasit të tij Ali Pashë Tepelena ku për diplomacinë e tij kanë shkruar edhe studiues britanikë: "Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si një rrymë me vete në mësimin e diplomacisë", citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel "Ali Pasha dhe Britania e Madhe". Ndërsa për trimërinë e tij në tërësinë e debateve politike por edhe deklaratat me karakter patriotik, Ruçi përcjell më së miri gjurmët, karakteristikat më të spikatura të bashkëfshatarit Selam Musai që mbetet një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj kompromiseve në dëm të interesave kombëtare. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nuk do të votojnë Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendit dhe qeverinë e re "Rama 2".

A i shkon kjo për shtat Vasilit? Kurrsesi jo, për të vetmen arsye, se Vasili kurrsesi nuk do arrijë një performancë të tillë si politikan dhe nga ana tjetër deklarata është më shumë tendecioze se sa argumentuese. Një kundërshti që nuk u bazua në asnjë argument. Ndoshta kjo kundërshti do të hedhë në fushë gurin e radhës pa farë, për të bërë opozitë për opozitë dhe jo opozitë reale dhe vizionare. Politikë nuk do të thotë inat, fyerje, por do të thotë art në drejtimin e shtetit. Arti nuk është tendencioz, por mendim, arsyetim, produkt. Kushdo që mundohet të sulmojë Ruçin si ish-komunist, duhet të kujtoj Ruçin si një model të ri të moderuar në politikë, larg idhujve fanatikë. Modeli Ruçi ka dhënë frytet e veta në 27 vjet demokraci.

Vetëvendosja e tij një numër më larg se rrethi i kuq (nga vendi i 9 në të 10-in, nga 16 deputetë) në zgjedhjet e qershorit 2017 në Fier, tregoi se ai nuk ka si qëllim në vetvete të qenit deputet, por shërbëtor i popullit. Një risk të tillë nuk e ka marrë asnjë politikan shqiptar në 27-vjet, aq më shumë duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i partisë më të madhe shqiptare. Parë nga ky këndvështrim, thjesht Gramoz Ruçi në këto 27 vjet, ka qenë në diplomaci një Ali Pasha (i vogël), në trimëri një Selam Musa.

Albert Z. Zholi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm