Menu

Shëmbja e kontrolluar

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Dr. Përparim Demi - Përparim DemiNë literaturën shoqërore (sociologji, histori) flitet për shëmbje regjimesh, diktaturash, sikur të ishin godina të vjetra me trarë të kalbur që nuk e mbajtën dot më peshën e tyre. Kjo lloj shëmbje nuk mund të jetë e kontrolluar, por ka qënë rezultat i një proçesi degradimi, i cili arrin në një moment kritik të prishjes së ekuilibrave. Kjo shëmbje ka qënë pasojë e shpërthimit të energjive latente të akumuluara, i cili ndodh në një kohë shumë të shkurtër, duke e shkatëruar tërësisht strukturën e tij. Kështu kanë ndodhur në momentet e ndrimit të sistemeve. Zakonisht pas një shëmbje të tillë llogariten humbjet materiale, që janë të konsiderueshme, por më pak janë studiuar pasojat sociale të cilat nuk shfaqen tërësisht dhe menjëherë. Historia tregoi se efektet e prishjes së strukturave shoqërore të jenë afatgjata dhe disa prej tyre të shfaqen mbas shumë dekadash.

Viti 1991 ka qënë një vit i ndryshimit të regjimit në Shqiperi. Populli i lodhur, i uritur dhe i dëshpëruar kërkonte një përmbysje nga themeli, por PPSH-ja me në krye Ramiz Alinë, programuan një kalim "të butë", një shëmbje të kontrolluar prej tyre. Kjo solli kolapsin e ekonomisë me të ashtuquajturën "terapi e shokut" dhe eksodin historik që pasoi, solli çlirim të energjive të pa kontrolluara, i cili e rënoi vëndin në një nivel të pa parashikuar. Ishte si një "tsunami" që shkatëroi strukturën e vjetër, duke lënë pas mbetje jo funksionale të saj, e cila ishte e pa aftë të riorganizojë shoqërinë mbi një bazë të re.

Shëmbja e kontrolluar fillon me një projekt dhe një strategji aplikimi e ndërtuar deri në detaje, ku reziqet dhe pasojat janë të matura, por në rastin e vendit tonë nuk pati fare një gjë të tillë. Mbetjet strukturale mbushën boshllëkun dhe morrën frenat e riorganizimit. Dolën lidera të paqënë me frazellogji të re që mbuluan, fshehën objektivat, qëllimet personale, krijuan fasada të reja mbi godinat e vjetra. Mbas çdo dështimi pasoi një furtunë në gotë. Pasuan "netët e thikave të gjata" kur laheshin hesapet dhe në hije rritej kërcënueshëm "kuçedra" e krimit të organizuar. Pas çdo dështimi ngushtohej pavarsia, shtrihej varfëria, shuhej shpresa, largohej perspektiva, gjëra që ushqyen proçesin e zbrazjes, shpopullimin, largimin pa kthim.

Dështimi nuk mund të realizohej pa një haos legjislativ, pa një mungesë kompetencash dhe analfabetizëm funksional. Qeveritë me mandate të paqarta e humbnin besueshmërinë që në start, e ushqenin median e koruptuar me betejat e vogla të kuliseve dhe mbijetonin në saj të kompromiseve të ndotura. Logorea parlamentare mbuloi ekranet televizive, ku buratinot e politikës demostronin paaftësinë. Gjithshka u kthye në një rutinë ciklike e manipulimit.

Burimet natyrore dhe njerëzore të vendit janë orintuar drejt shterimit në tyre, një proçesi degradues i cili kanalizoi pasuritë drejt pakicës së priveligjuar. Ekonomia u nda përfundimisht në dysh. Ajo e sipërfaqes u destinua të furnizojë atë të nëntokës, ku shpella e Ali Babës s'ka të ngopur. Aq larg ka shkuar kjo punë sa detyroi rojtarët e demokracisë botërore të ndërhyjnë për të penguar shkarjen në greminë. Djemt e shkathët të struktures së re, nga tahmaja e kaluan vijën e kuqe, bile as që e vunë re atë. Kanë marrë një vrull aq të madh sa s'kanë parë ku shkelnin, e kanë fiksuar vështrimin ëndërimtar larg, atje ku ngrihen majat e larta të miliardave të stivosura dhe ku derdhen lumenjt e parave të pista.

Një botë e re "resortesh" turistike po ngrihet në vendin tonë. Pushimet zunë kohën e punës. Ndërkohë ushtria e mjekrave të pakrehura po e mëson popullin tonë si të falet. Vëndet fqinjë, të penduara për historinë e përgjakur, po e shkrijnë pasuritë e tyre për të na e mbushur vëndin me kisha dhe xhamija, një ndihmë "vëllazërore" kjo e pamohueshme. Do bëjmë reforma - kanë kohë që bërtasin kalemxhinjtë e majmur dhe populli merr frymë thellë, merr dozën e pluhurit të freskët, duke shpresuar që dita e nesërme të jetë me diell.

Bukuresht, 13.09.2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm