Menu

Kur nxjerr shteti dhëmbët

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Dr.Përparim Demi - Përparim DemiSpanja sot mbushi ekranet e botës. Çfarë po ndodh në këtë vënd të BE-së? Asgjë më tepër se një politikë e ushtruar me dhunë, ndryshe do e quaj diktaturë, asgjë e veçantë, po ndodh ajo që ka ndodhur në shumë vënde të botës, po shtypet një popull me dhunë policore, shtetërore.

Çfarë duan katalanët – liri, pavarësi, të drejtën e tyre për vetëvendosje.

A nuk ushtroi dhunë Millosheviçi në Kosovë dhe gjetkë, për të njëjtën arsye? A nuk po ushtron dhunë qeveria e Maqedonisë ndaj shqipetarëve sot e kësaj dite? A nuk ushtron dhunë shteti turk ndaj kurdëve? A nuk ushtroi dhunë Anglia ndaj irlandezëve? Asgjë për tu habitur, koleniazatorët gjithmon, historikisht kanë mbajtur popujt e shtypur me dhunë ushtarake. Më ka mbetur në memorje filmi "Beteja e Algjerit", ku pashe se si shteti i De Golit përdhunonte popullin algjerian.

E veçantë kësaj rradhe është koha, periudha, momenti. Kjo dhunë e ushtruar sot në Katalanë ndodh në shtet që ka firmosur gjithfarë dokumentesh dhe akordesh për të drejtën e njëriut dhe të minoriteteve, për të drejtën vetvendosëse të popujve, parim bazë i shpallur nga OKB-ja mbas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Ajo që më bën më tepër përshtypje dhe më revolton është hipokrizia e shteteve europiane të cilat vështrojnë dhe heshtin, ashtu siç heshtën kur ndodhi genocidi në Bosnjë. Pra me heshtjen e tyre politikanët europian na servirin unitetin e BE-së të bazuar në dhunë. Psh. të gjithë e njohin faktin se në Greqi ka shumë minoritete etnike dhe askush nuk e ngre zërin kundër diktaturës greke, e cila u mohon gjuhën dhe kulturën amëtare qytetarëve të saj duke ushtruar një dhunë një shekullore. Shqipetarët janë pjesa më e rëndësishme e populatis në Greqi (50-60 %), e megjithatë s'kanë asnjë të drejtë etnike të garantuar. Bile as emigrantët shqipetarë nuk i gëzojnë ato, përkundrazi u jepet e drejta e qëndrimit apo shtetësia vetëm nëse mohojnë etninë e tyre dhe konvertohen në grekë, përkundrazi dëbohen. Aq qesharake është kjo histori sa shumë u detyruan të ndrojnë dhe emrat e të vdekurve duke paguar gjygjtarë dhe funksionarë të koruptuar shqipetar. Europa hesht, por hesht dhe shteti shqipetar, kulmi.

Ajo që më revolton më tepër se çdo gjë është pikërisht kjo hipokrezi politike, e cila dominon sot shtetet, kontinentet dhe deri gjithë botën. Politikanët janë gjëndje ti kujtojnë të varurit litarin, duke e paraqitur si mjet shpëtimi. Ironia qëndron në faktin se ata pretendojnë që dhe ti besojmë.

Jam i sigurtë se pot ë ketë drejtësi do ketë dhe paqe, mirkuptim, bashkëjetesë etj. Padrejtësia është ajo që sjell pakënaqësi, kontradita, konflikte. Kështu katalanët, shqipëtarët, kurdët, irlandezët, bosnjakët, janë ndjerë të shfrytëzuar, të pa respektuar, të diskriminuar, të përdhunuar në shtetet ku historia e padrejtë (fuqitë e mëdha) i ka detyruar të jetojnë.

Kush ka të drejtë? Shteti apo populli?

Një pyetje e thjeshtë dhe e drejtë për drejtë, të cilës mundohet që ti shmanget çdo politikan hipokrit. Këto ditë një fshatare nga Mirdita foli në Kuvënd duke akuzuar shtetin e padrejtë. Dihet politika diskriminuese e aplikuar në Shqipëri ndaj krahinave veriore të vëndit. Investimet, fondet publike, koncentrohen në drejtime aspak të justifikuara, ndërkohë që fshati shqipëtar (sidomos veriu) janë lënë në haresë dhe si rezultat po shpopullohen.

Ky është diskriminim që i bëhet popullit nga vet qeveria e tij – kjo padrejtësi shkakton konflikt shoqëror, revoltë. Në rastin e bashkjetesës së etnive të ndryshme problemi bëhet më i theksuar, humnera më e madhe dhe kështu fillon dhuna.

Kush nuk po e kupton se çfarë po ndodh sot në Katalanë dhe nga lindi urrejtja e tyre ndaj shtetit spanjoll.

Bukuresht, 01.10.2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm