Menu

Taxhidin Bakiu: Prodhues i suksesshëm në Industri dhe Ndërtimtari

User Rating:  / 0
PoorBest 

Taxhidin Bakiu, pronar i fabrikës në byro

- Shqiptarët ndërtojnë edhe fabrika në Gjermani -

Nga Xhafer Leci - Taxhidin Bakiu, kryetar i SHKSH-së “Kadri Zeka”, në Nürtingen të Gjermanisë, është njëri ndër shqiptarët e paktë në Gjermani, i cili ka arritur të hapë një Fabrikë të metalit, të cilën e ka aktivizuar në janar 2007. Fabrika gjendet në qytezën 72658 Bemflingen, Neckartenzlingeger Str.47. Kjo fabrikë është emërtuar me këtë emër: BFT  “Bau Flaschnerei -Taxhidin”.

Pronar Bakiu rrëfen për nismëm bisnesore të tij: "Në fillim, për hapjen e fabrikës, kemi pasur një kapital tonin prej vetëm disa dhjetra mijëra euro. Ndërkohë kemi marrë një kredi prej 1 milion e 400 mijë euro, kemi punësuar 6 puntorë dhe 3 nxënës, të cilët punonin-bënin praktikën, ndërsa sot kemi të punësuar 21 punëtorë dhe 3 nxënës.

Në byro punon gruaja ime Fatimja, sekretaresha e parë Sabine Blum dhe inxhinjeri Hans Jürg-Koser.

Puntorët janë gjermanë dhe shqiptarë. Kemi 7 kamiona për bartjen e materialit deri në vendet e caktuara të objekteve të ndyshme, ku bëjmë instalimin e metaleve- llamarinës nëpër dritare, pullaze  e fasada të shtëpive, antena kundër rrufesë. Lakesat dhe prerjen e serviseve të ndyshme. Pjesë për mbrojtje nga ujërat nëpër kulme.

Sita para ndërtesave, garazhave e tjerë, për mbulesën-mbrotjen e kanaleve të ujrave nga llumi i të reshurave.

Materialin e shesim më së shumti në tërë territorin e Gjermanisë, në Austri e Zvicër,  nga pak, edhe në vende tjera.

Nga kontabilisti është vlerësuar se Firma jonë ka një kapital-vlerë të makinerive etj. prej 2.7 milion euro.  Për çdo vit bëjmë një qarkullim mbi 3 milion euro".

* * * * *

Një biografi të shkurtër për zotin Taxhidin Bakiu

Taxhidini është i lindur në vitin 1975, në fshatin Kalishtë, komuna e Gostivarit, në Iliridë, Maqedoni. Ka shumë vite që janë shpërngulë që andej dhe jetojnë në Tetovë.

Meqë babai i Taxhidinit, Sami Bakiu, nga viti 1968 jetonte dhe punonte në Gjermani.

Ai më 1989, në moshën 13 vjeçe, kur Taxhidini kishte mbaruar klasën e 7-të në Tetovë, i ati i tij e sjell në Gjermani.

Taxhidini pasi mbaron shkollën e mesme në Gjermani, mbaron edhe zanatin për metalgëdhendës, ku edhe diplomon për mjeshtër.

Menjëherë pas diplomimit pët mjeshtër, i lindë ideja për hapjen e një firme – fabrike metali, ku ai do e provonte fatin që vet të jetë shef-udhëheqës i punës së tij...

Dhe, për fund, mikun dhe bashkëveprimtarin tim z.Taxhidin Bakiu, e përgëzojmë dhe i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese të mëtejme.

 



Komente   

 
0 #1 kerkoj info lidhjeXhemajl Tahiri 2017-07-27 16:56
si te kyqem me shoqata persona serioze tanet dhe te huaj qe mund te me ndihmojne qe te gjej qfaredo pune ne Gjermani ose EU dhe tere boten jam ne Kosove per shkak te papunesise se gjate jetoj ne varferi Gjuhen Gjermane e di shkelqyeshem.
pranoj me faleminderim edhe ndihma vullnetare ne para
Ju Pershendes
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm