Menu

Shqiptar, votoni për përfaqësuesit e juaj në Mynih

User Rating:  / 0
PoorBest 

Tashmë shqiptarët anë e këndë rruzullit tokësor, aty ku jetojnë dhe veprojnë, po e dëshmojnë vetën se janë nga rrënjët e lashta, të një populli, me një civilizim të lartë kulturo-emancipuese, pasardhës të Pellazgve-Iliro-shqiptar.

Më nuk janë pre e gabimeve të Evropës së dikurshme, po historia dhe origjina e lashtë e këtij populli po i vetëdijeson edhe kulturat tjera se; prijatare e kulturave të mirëfillshme rrjedhin mu nga ky popull i lashtë-shqiptar.

Andaj të nderuar bashkëkombës, që jetoni dhe veproni në Mynih të Gjermanisë, të dilni dhe të votoni për kandidatët tuaj shqiptarë, me që këta do t'u përfaqësojnë denjësisht për problemet tuaj, sepse deri më tani përfaqësimi ynë përkrah komuniteteve tjera si ai: greket, serbet, turqit etj. ka qenë shumë i vogël, kur dihet se si komunitet, për nga numri, jemi shumë.

Pra, nesër, më 22 01 2017 (e dielën), ne Mynih mbahen zgjedhjet për KUVENDIN E TË HUAJVE (Migrationsbeirats), kështu që pjesëmarrja e juaj jo vetëm që është më se e domosdoshme, po është dhe më tepër edhe një vetëdije e lartë se përfaqësimi i komunitetit tonë të bëhej nga përfaqësuesit tanë, Shqiptar.

Andaj tregohuni të gatshëm, të bashkuar si kurrë më parë dhe t'i përkrahim përfaqësuesit tonë. Për shpjegim; të gjithë i keni marrë thirrjet dhe njoftimet se kush, e ku duhet të votohej. Po ashtu dhe mund të informoheni përmes internetit, faqes për komunitetin e të huajve në Mynih.

Ju mirëpresim, sa më shumë, të dilni dhe të votoni SHQIPTAR. (M.Krasniqi)

Anëtarët që pretendojnë për përfaqësimin e komunitetit tonë në Mynih:

Deli Balidemaj

1. Deli Balidemaj, Dipl.-Ing.
shpallja e kandidaturës: 05.10.2016

Behare Dinaj

2. Behare Dinaj, M.A., MSc.
shpallja e kandidaturës: 23.11.2016

3. Ismailhaki Selmani, Berechnungsingenieur
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

4. Laura Lajqi, RA-Fachangestellte
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

Fadil Lumi

5. Fadil Lumi, Lehrer
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

6. Lendita Musliji, Dipl.Betriebswirtin
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

7. Etem Meta, Dipl.Ing.-Architekt
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

Ferdane Alidemi

8. Ferdane Alidemi, Angestellte
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

9. Nexhat Gashi, Umweltmanager
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

10. Hateme Morina, Kinderbetreuerin
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

Mislim Berisha

11. Mislim Berisha, Sozialberater
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

12. Majlinda Kafexholli, Steuerfachangestellte
shpallja e kandidaturës: 25.11.2016

13. Blerim Lajqi, Angestellter
shpallja e kandidaturës: 26.11.2016

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm