Menu

Konferenca e Rambujesë 6-23 shkurt 1999

User Rating:  / 0
PoorBest 

Demonstrata në Rambuje shkurt 1999 - Foto: Arsim Mulliqaj

- Kështjella e Rambujës,
- Château de Rambouillet,

- KONFERENCA E RAMBUJËS -, (6 - 23 Shkurt 1999)

"Para 18 vjetëve u shënu fati i vendit tonë në Kështjellën e Rambujës në Francë".

Kishte pak muaj që isha vendos në Frankfurt te Babai im, dhe kisha çdo mundësi për aktivitete, te libraria "Ura" merrja informacione të mirfillta për ngjarjet e kohës ku pronari Emanuel Nuiqi dhe më caktoj detyra me rëndësi, i besoja sepse ishte i shkolluar në Gjermani dhe zotronte aftësi, aty bleja edhe libra.

Më 6 Shkurt 1999 thuajse gjithë mërgimtarët morën rrugën drejt Rambujës, për manifestim mbështetëje delegacionit tonë.

Arsimi në Rambuje

Unë dhe Babai im dolëm te stacioni ku fillonin rrugën autobusët e mirë organizuar, kishte lum njerzish dhe s'kishte vende të lira, aty pari me një makinë tip "kadet" po shfaqej profesori im i shkollës së mesme, profesori Nazif i 'përpunimit të metaleve' dhe haptas i tha Babait tim që për të dy nuk kemi vend por unë e zgjedhi Arsimin, sepse isha nxënës i tij. Babai im u kthy në banesë por i mërzitur, nuk gjehej dot vend i lirë në automjete.

Filluam rrugën për në Francë, autorrugët e asaj dite me rëndësi ishin veq flamuj kombtarë.

Prof. Nazif më fliste gjëra që kurrë nuk i harroj dhe fati deshti te takoj pas shumë vjetëve, kështu që gjatë pushimit në një caffè posa hymë në Francë erdhi xhamdarmëria dhe kërkoj dokomentet e unë nuk kisha të drejtë të hyja në territorin e tyre por ju shpjeguam qëllimin dhe na liruan, asnji problem nuk e krijuan.

Në Kështjellën e Rambujës ishte e gjithë shqiptaria, njerztë më eminent të kombit.

Sot kujtoj momente të asaj dite që besonim se do ishte kthesë për Kosovën!

Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për atdhe!

Conférence de Rambouillet — Wikipédia

Arsim Mulliqaj,
Italy 6 Shkurt 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm