Menu

Ftesë: Takim me shoqata dhe bizneset i Këshillit për Mësimin Plotësues në Bavari

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ftesë

Të nderuara Shoqata dhe ju biznese,

Këshilli për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari ju drejtohet me shqetësim se situata e fëmijëve tanë në mërgim është alarmuese e, sidomos në Bavari, ku edhe ka filluar  të zbehet gjuha shqipe. Po që se ne nuk kujdesemi për këtë dukuri, brezi i tretë do të asimilohet pa fajin e tyre!

Ne, Këshilli për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Konsullatën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, projektin për Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe kemi marrë obligim që fëmijët tanë, të mos e harrojnë gjuhën e tyre; Përkundrazi, ta kultivojnë, atë.

Projektin në fjalë, me të gjitha shoqatat, bizneset, bashkëkombësit, Ministrin e Diasporës dhe dy konsullatat tona shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës në Bavari, do të realizohet në interes të fëmijëve tanë-mërgimtar, nëse, ne, së bashku punojmë dhe veprojmë për jetësimin e Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe.

Andaj, ne, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën shqipe, ku në kuadër të saj funksionon edhe Këshilli i mësuesve, ftojmë shoqatat, bizneset të jeni të pranishëm në këtë takim pune, që së bashku me përfaqësuesit e dy konsullatave tona dhe të Ministrisë së Diasporës të angazhohemi që fëmijëve tanë mërgimtar t’ua sjellim rrezen e dritës, mësimin në gjuhën shqip.

Takimi mbahet:

Më 16 shkurtë 2017, (enjte) ora 19:00

Rroni e v. Lansbergerstr.65

80339 München

 

Kërkojmë nga përfaqësuesit e shoqatave dhe bizneseve, të cilat kanë gatishmëri për t’iu bashkangjitur projekti në fjalë, ta konfirmojnë ardhjen e tyre më parë.

 PO

 JO

Shtesë:

Emri dhe mbiemri i kryetarit, si dhe emri i Shoqatës apo i Biznesit, nënshkrimi

 

 

 

 

         

Ne, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën shqipe mbetem me shpresë se ftesës sonë do t’i përgjigjeni pozitivisht.

Andaj, ardhja e juaj është përpjekje dëshmuese, se ne dimë dhe mundemi të punojmë dhe të veprojmë së bashku, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, e konkretisht kur bëhet fjalë për interesin madhorë të gjuhës, Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqip.

Në emër të Këshilli për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe
Mustafë Krasniqi

Mynih 05.02.217

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm