Menu

Frymëzim i etur që ndezur mban pendën për Atdheun

User Rating:  / 1
PoorBest 

Më 25 Fror 2017 zërat e nxënësve të shkollës me mësim plotësues Shqip me ndihmën e pakursyer të Butikut "DONNA" do të ushqejn me mall e shpirt valët e zemrave tona të mërzitura me shekuj për atdheun!

Zërat dhe këngët e nxënësve do të gumzhojnë me mall ku krejt malli i largët për atdheun do buzqesh me një zë "Të duam o Atdhe"...

Mësuesja me nxënësit e shkollës me mësim plotësues Shqip, Naim Frashëri, Winnenden

Sonte do të ushqehemi me troha shpirti ku gjuha jonë sa e ëmbël do të kumbojë nëpër brigjet e zemrave tona tê ndezura për për liri e Pamvarsi! Krejt vajin e kohës edhepse me ngricat e stinëve zemrat tona do mblidhen dhe bëhen këngë e dashuri për Atdheun. Nxënësit me mësuesen Femije Koçinaj si dielli i mëngjesit do të shkëlqejn deri në majat e Pashtrikut e Sharrit plak të qëndisur nga rrufet e kohës. Gurgullima e zogjëve do të bëhet këngë dhe vargë edhe i poetëve të cilët këtë mbrëmje do ta hijeshojn me vargjet e tyre...! Me zërin e saj të ëmbël Edona Llalloshi do ta shuaj etjen tonë pēr këngën e bukur Shqipe. Kujtimet e gurta sonte do ken pamjen me fushmal dhe det ku do këndojmë e recitojmë dhimbjen e dashurinë. E falenderojm Butikun "DONNA" për perkushtimin, për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e bukur Shqipe...

Faleminderit Sot nuk trazova shumë fjalë se nga gjaku nuk mund të të fshijmë o gjuhë e ëmbël e Atdhe i dashur.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm