Menu

Rrënkime nga “Meeting of the Society of Thrombosis and Hemostasis Research)

User Rating:  / 0
PoorBest 

Sot në Bazel të Zvicrës, filloi Kongresi Vjetor i 61-të me radhë, i cili do të zgjatë gjer më 18 shkurt 2017 (61st Annual Meeting of the Society of. Thrombosis and Hemostasis Research).

Nga Reis Mirdita - Vërejtja e parë e lakmueshme është forma dhe rendi i përpiktë dhe pa asnjë komplikim situatash e prezantimesh në një ambient të jashtëzakonshëm ku janë të inkorporuara dhjetëra tema nga më të ndryshmet lidhur me çështjen e hulumtimeve mjekësore nënkuptuar këtu edhe farmakologjinë si dhe risitë në përbërjen e ilaçeve dhe ndihmesës së tyre gjatë trajtim-kurimit të faktorëve dhe sëmundjeve si hemostaza hemofilia dhe tromboza.

Një ndjenjë zbrazëtie më përshkon nga fakti se në asnjë moment, në asnjë listë, nuk gjendet emër nga trojet tona.

Një vend me aq akademikë, doktorë e profesorë të të gjitha lëmive, nuk u gjet sot në këtë Kongres ku shëndeti është në rend të parë.

Në këtë eveniment shkencor, jam i ftuar (në kuadër të informimit) që kohë më parë nga Prof. Dr. Kremer, Drejtoreshë e Kongresit por, këtë mbrëmje të parë pas ditës së gjatë, në vend të pushimit, iu rreka këtij shkrimi revoltues nga që mos interesimi, ndoshta mos pasja e njohurive të mjaftueshme profesionale apo mungesë e guximit për ekspozim, më preku thellë ndjenjat e mia të krenarisë si komb i zhvilluar dhe me kapacitete të denja humane e shkencore në shumë fusha. Por asgjë; unë sot nuk hasa as në dëgjues të interesuar, as në orator shqiptar.

Sidoqoftë, Kongresi vazhdon. Ndoshta nesër mbrëma ju paraqitem me një shkrim më buzëqeshës dhe më informativ.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm