Menu

KIRUG për Demarkacionin - Letër mirëkuptimi

User Rating:  / 0
PoorBest 

Klubi i Intelektualëve Rugovas "KIRUG" i përbërë nga 25 profesorë universitarë të fushave të ndryshme, nëpërmjet Kryesisë së vetë nga: Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri, Prof dr Shemsedin Dreshaj, Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi, në takimin e punës së datës 15 shkurt 2017, të mbajtur në Prishtinë, njëzerit miratoi këtë:

LETËR MIRËKUPTIMI

adresuar:

• Kryetarit të Republikës së Republikës së Malit të Zi, Z. Filip Vujanovic,
• Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Z. Ivan Brajoviq,
• Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Z. Dusko Markoviq,
• Ambasadorit të Republikës së Malit të Zi, Z. Ferhat Dinosha,
• Kryetarit t Shoqats s Malazezve t Kosovës, Z. Slobodan Vujiciq.

Për informim:

• Presidentit të Republiks së Kosoves, Z. Hashim Thaçit,
• Kryetarit t Kuvendit te Republikes se Kosoves Z. Kadri Veselit,
• Kryeministrit te Republikes se Kosoves, Z. Isa Mustafes,
• Ministrit pr Punët e Jashtme Z. Enver Hoxhaj.

Demarkacioni kufitar kosovar-malazez

Klubi i Intelektualëve Rugovas "KIRUG", në Prishtinë, sikundër qyetarët dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve publike të Republikës së Malit të Zi, i shpreh kënaqësi të sinçertë për njohjen reciproke të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovë si shtete sovrane, të pavarura, demokratike, fqinjë dhe të përcaktuara për kultivimin, zhvillimin e përparimin cilësor të marrëdhënieve shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, sportive si dhe të gjitha formave tjera të ndërsjella!

Për krijimin, përparimin dhe kultivimin imediat e të dobishme reciprokisht të marrëdhënieve fqinjësore të mira në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ndër të tjera, kërkohet përcaktimi i kufirit të natyrshëm, real, të drejtë dhe me asgjë të kontestuar e, për aq, të qendrueshëm ndërmjet shteteve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi!

Aktualisht, dy komisionet për demarkacion kufitar të shteteve tona, në vend të demarkacionit konform me kriteret natyrale, gjeografike, historike, etnike e pronësore si dhe në në zbatim të delimitacionit ekzistues të kufirit Kosovar-Malazez nga viti 1945, panevojshëm madje edhe gabimisht duke u bazuar vetëm në të dhënat sekondare, subsidiare kadastrale, kanë aplikuar ridelimitacion, të cilin e kanë emërtuar demarkacion kufitar!

Sikundër dihet (nga hartat zyrtare të Malit të Zi, Sërbisë, Kosovës, Jugosllavisë së II-të, enciklopeditë shkencore, monografitë, tekstet shkollore e universitare) dhe me asgjë nuk mund të kontestohet, kufirin ndërmjet Sërbisë përkatësisht Kosovës dhe Malit të Zi, në vitin 1945 e ka pasë delimituar Komisioni Shtetëror i Jugosllavisë së II –të (1945 – 92), në të cilin shtet ishte Mali i Zi, Sërbia, Kosova etj) në linjën Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit- Mokra - Maje e Hajlës - Qafë e Hajlës - Zhleb. Ai Komision, koincidentalisht, kryesohej nga Millovan Gjillas, malazez, në përbërje të cilit ishin edhe sëpakut dy malazezë, Svetozar Vukmanoviq Tempo, Milladin Popoviq, të tretë, influentë në saje të posteve politike e shtetërore të larta. Ndaj, kushtimisht, këtë Komision, në të cilin nuk ishte asnjë shqiptar, do të quajmë: Komisioni "Malazez" për Delimitacion..."

Pra, Komisioni "Malazez" për Delimitacionin, kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në linjën: Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit - Mokra- Maje e Hajlës – Qafë e Hajlës - Zhleb, fillimisht, administrativ e rrjedhimisht, politik, e ka pasë delimituar në vitin 1945 dhe, nga atëherë deri në ditët e sotme, në procedurë e bazë ligjore, jo qe nuk është ndryshuar, po, asnjëherë nuk ka qenë temë debatuese. Dihet fare qartë se, ndryshimi i kufirit në fjalë, do të mund të procedohej dhe të caktohej nga dy kuvendet e shteteve tona, gjë qe, asnjëherë deri sot, nuk ka ndodhur.

Kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, në linjën Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra - Maja e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb, nga viti 1945, ishte i delimituar nga Komisioni "Malazez" për Delimitacion, koincidentalisht, sikundër u tha më sipër, i dominuar nga malazezët, në një anë dhe dhe pa asnjë shqiptar, në anën tjetër!

Në këtë kontekst, apostrofojmë se, KIRUG-u, tok me mbi 200 000 qytetarë peticionistë, me sëpakut po aq qytetarë protestues publik, opozitën parlamentare, qytetarët e viseve qe kufizohet Kosova dhe Mali i Zi, një numër të konsideruar të klasës akademike dhe të shoqërisë civile, angazhohet dhe fuqimisht e përkrah eksklusivisaht vetëm demarkacionin kufitar kosovar – malazez të mbështetur në linjen kufitare Qafë e Bogiqit- Qafë e Çakorrit – Mokra - Maja e Hajlës- Qafë e Hajlës – Zhleb, ndryshe, të delimituar pikërisht nga Komisioni "Malazez" për Delimitacion!

Siikundër opozita parlamentare, qytetarët e zonës kufitare kosovare – malazeze të komunave të Junikut, Deçanit, Pejës, Pogurit, mbi 200 000 peticionistë në formë shkrimore dhe sëpakut po aq qytetarë në protesta gjithëpopullore, pjesë e konsideruar e klasës akademike dhe e shoqërisë civile, KIRUG-u

- Është fuqishëm i përcaktuar për krijim, zhvillim dhe kultivim të raporteve ndërshtetërore fqinjësore konsistente dhe konsekuente të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi,

- Shhpreh kënaqësi për njohjen reciproke të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, si shtete demokratike të së drejtës, sovrane dhe të pavarura në fqinjësi të mirë dhe të qendrueshme,

- E vlerëson të gabuar dhe të padrejtë "demarkacionin" e komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi, nga se, në vend të demarkacionit konform me delimitacionin ekzistues nga viti 1945 të bërë nga Komisioni "Malazez" për Delimitacion dhe Demarkacion, kanë praktikuar ridelimitacion e, sëandejmi, demarkacion të mbështetur vetëm në të dhënat kadastrale sekondare, suplementare por jo edhe në komponentët primare dhe valide historike (nga viti 1945), gjeografike, etnike, pronësore, natyrore të determinuara nga konfiguracioni, ujëndarjet, ujërëniet, qafat, majat, kreshtat, kodrat, vargmalet, ndryshe, të trajtuara si kritere bazike, tradicionale, të mirënjohura dhe të afirmuara në teorinë dhe në praktikat e se drejtës ndërkombëtare publike,

- Shpreh kënaqësi dhe falënderim për autoritetet shtetërore të Republikës së Malit të Zi, të cilat, më së një herë, kanë treguar vullnet politik benevolent dhe gatitshmëri fqinjësore të mirë për një rishikim kritik, të bazuar në kritere bazike ndërkombëtarisht valide, linjën kufitare Kosovare – Malazeze!

- E mbeshtet dhe e përshendet rishikimin kritik të demarkacionit kufitar kosovar – malazez, por, ekskluzivisht konform me linjen kufitare egzistuese nga viti 1945, ndryshe, siç u the më sipër, të sanksionuar nga Komisioni "Malazez" për Delimitacion (Demarkacion)!

Rrjedhimisht, KIRUG-u, duke pasë kënaqësinë dhe nderin t'i përshendes autoritetet publike dhe kompetente për përfaqësimin legjitim dhe legal të Republikës së Malit të Zi, të njëjtave ju apelon për:

- Mirëkuptimin e qendrimit të KIRUG-ut për konfirmimin e linjës kufitare Kosovare – Malazeze: Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra - Maja e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb , të caktuar në vitin 1945 nga Komisioni "Malazez" për Delimitacion, e cila, ndryshe, në procedurë dhe bazë legale asnjëherë, jo qe nuk është ndryshuar, por nuk ka qenë temë e debatit,

- Rishikim dhe demarkacion bilateral Kosovar – Malazez të drejtë, të pakontestuar dhe të qendrueshëm konform me delimitacionin ekzistues nga viti 1945 të disajnuar nga "Malazezët" si dhe

- Deri në ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion konform me delimitacionin e vitit 1945, nga të dy shtetet tona, Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi, bilateralisht të përfillet me korrektësi fqinjësore të mirë linja kufitare eksistuese, fillimisht, administrative e, rrjedhimisht, politike!

KIRUG-u, duke llogaritur në mirëkuptim edhe në këtë rast , me nderime dhe kënaqësi përshendet:

• Kryetarin e Republikës së Malit të Zi, Z Filip Vujanovic,
• Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Z. Ivan Brajovic,
• Kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Z.Dusko Markovic,
• Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Z. Ferhat Dinosha,
• Kryetarin e Unionit të Malazezëve të Kosovës, në Prishtinë, Z. Slobodan Vujiqiq!

KLUBI I INTELEKTUALEVE RUGOVAS, "KIRUG", PRISHTINE, 15 shkurt 2017

Kryetari, Prof dr Riza Smaka
Sekretari, Prof dr Jeton Kelmendi

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm