Menu

7 Marsi – falënderim dhe rritje e përgjegjësisë për mësimdhënësit

User Rating:  / 0
PoorBest 

Komuna e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 130 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe, organizoi pritje për veteranë të arsimit si dhe përfaqësues të shkollave të Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, theksoi se detyra e mësimdhënësit është patriotike dhe kombëtare, për shkak të përgjegjësisë që kanë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave. "Rruga përpara na kërkon përkushtim edhe më të madh. Vazhdoni me punë të mbarë, ashtu që të jeni shembull i mirë për nxënësit tuaj. Kjo nuk është punë e lehtë, por është punë fisnike që përcillet me krenari pas sukseseve të arritura", tha ndër të tjera Nagavci.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se 7 Marsi është ditë falënderimi për mësimdhënëset dhe mësimdhënësit që tërë jetë ia kushtojnë shërbimit ndaj popullit, me qëllimin e vetëm që dijen e vet ta bartin tek gjeneratat tjera. "Ne duhet të punojmë që t'ua kthejmë dinjitetin mësimdhënësve, sepse nga gjeneratat që nxjerrin ata sot, do ta dimë se ku do të jemi pas 15-20 viteve. Që të kemi shansin më të vogël për zhvillim, prioritet kryesor për duhet ta kemi arsimin, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror", u shpreh Ahmeti.

Pas fjalëve përshëndetëse të Drejtoreshës Nagavci dhe Kryetarit Ahmeti, u shfaq një program artistik nga nxënësit, me theks të veçantë në dashurinë dhe falënderimin që kanë ata për mësimdhënësut e tyre.

Komuna e Prishtinës ndau mirënjohje për veteranët e arsimit të moshës nga 75 deri në 79 vjeç, si Nadire Skenderi, Fikrije Ukelli, Meliha Jaka, Nasuf Krasniqi, Hasan Jashari, Miradie Hamiti, Shukrije Selimi, Miftar Oraca, Nesrete Kasumi, Ganimete Hundozi, Hafiz Gashi, Hatixhe Hajdini, Shenasije Kelmendi, Sebiha Orana, Nuhi Haxhiu, Bejtush Gerbeshi, Ajvaz Abazi, Melihate Brada, Ilaz Berisha, Shemsie Shala, Nasibe Gacaferri, Qerkin Makolli, Imrane Shuku, Mukadeze Ballata, Azem Veseli, Sebahate Bunjaku, Ibrahim Geci, Jetullah Krasniqi, Feim Masurica, Mirvete Vula, Naile Berbati, Xhemajlie Hoxha, Ajtene Pllana, Veronika Mjeda,  Hadije Gjinali, Selim Ballata, Letafet Ballata, Pasionaria Nimani, Shqipe Emra, Ana Gjini dhe Murat Osmanaj.

Në fund të këtij organizmi, me mirënjohje u nderuan edhe mësimdhënësit e dalluar aktualë, ai Hazbije Jasiqi, Afëridta Hajdari – Hoxha, Hidajete Hoxha, Sadije Mehmeti dhe Shefqet Thaqi.

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm