Menu

Shqiptarja që synon të arrij majën më të lartë "Everest-in" - Flutura Ibrahimi

User Rating:  / 0
PoorBest 

Projekti "SHQIPTARJA ne EVEREST" është konceptuar nga Shoqata Dajti Alpino Turistik (SH.D.A.T) me krye me Z.Xhimi Begeja i cili pas eksperiencave të njëpasnjëshme alpinistike ndëkombëtare, organizimit të aktiviteteve aplinistike, dhe ngjitjes historike së bashku me djalin e tij Matheo Begeja në majën më të lartë të botës, me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë në vitin 2012. Ata vazhdojnë kontributin e tyre në zhvillimin e alpinizmit shqipëtar dhe promovimin e tij më tej.

Everestin, janë pak alpiniste femra në botë që e kanë pushtuar atë dhe me këtë rast, trajneri Begeja pas një kohe hulumtimesh, në kërkim të një përfaqësuese femër e cila do të ishte e gatshme në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike dhe e cila do të kishte vullnetin për të sfiduar veten dhe kohën për ti përkushtuar jetën për këto 2 vite këtij projekti, zgjodhi Uta Ibrahimin, duke marrë në konsideratë të gjitha parametrat e nevojshme për të realizuar këtë ngjitje. Uta Ibrahimi është alpinistja shqiptare më e kompletuar në këtë drejtim.

Kjo ngjitje bëhet me rastin e 105 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë si shtet dhe po përfaqësohet nga Uta Ibrahimi, shqiptare nga Kosova, e cila pas shumë përgatitjeve fizike, teknike dhe psikologjike është bërë gati dhe do niset së shpejti.

Stervitja e saj ka filluar me trajnimin 4 javor në Himalaja, ku përveç ngjitjeve në 3 maja ajo ka përfunduar trajnimin në përmirësimin e teknikave të ngjitjes, - ngjitje në shkemb, ngjitje në akull, ngjitje alpine e kombinuar, ngjitje në glaciera dhe trajnim në kravasa.

Përfundimi i ngjitjes në 3 maja Himalajane, Yalung Peak 5700m mbi nivelin e detit, Nurbu Peak 5800m mbi nivelin e detit, ngjitje teknike e shkallës D+ dhe së fundi Ramdung Peak 5925m mbi nivelin e detit, ngjitje alpine e shkallës PD treguan një përgatitje psikologjike dhe aklimatizim, gjë që tregon se Uta është e përgatitur mire për këtë sfidë të madhe.

Projekti vazhdon me fazën e dytë në muajin Mars – Prill 2017, me disa ngjitje të tjera, të cilat do e përgatisin Utën në ngjitje teknike dhe aklimatizim.

Pas këtyre ngjitjeve, projekti vazhdon për në ngjitjen e majës më të lartë në rruzullin tokësor, Maja Everest 8848m lartësi mbi nivelin e detit.

"Përvoja e deri tanishme disa vjeçare në alpinizëm, ushtrimet e vazhdueshme fizike, pjekuria dhe siguria në alpinizëm, përkrahja e komunitetit bjeshkatarë mbarëshqiptar -- më kanë dhënë edhe më shumë dëshirë për të marr këtë rrugëtim të gjatë në jetë dhe me shumë rreziqe mbrapa. Jam e nderuar dhe e privilegjuar që jam e përzgjedhura e Shoqates Dajti Alpino Turistike dhe Familjes Begeja për të përfaqësuar femrat shqiptare në majen më të lartë të botës, Majën Everest." - shpreh Uta Ibrahimi.

"Jam përkushtuar në maksimumin tim, bashkë me ndihmën e Xhimit i cili më ka udhëzuar në çdo detaj e shpresoj që krejt ky përkushtim do të më shpërblehet mua dhe të gjithë neve, duke valvitur flamurin e kombit tonë mbi çatinë e botës" - përfundon Uta.

Kompania e cila është kontraktuar për trajnim, udhëheqje (guide) dhe organizuese të ekspeditës është kompania nga Nepali 'TAG Nepal' e cila ka shumë përvojë në ngjitje alpine dhe ngjitje të lartësive himalajane dhe njëkohësisht, udhëheqësi (guida) i cili do e përcjell Utën në Everest ka qenë lideri i grupit të Shqipërisë në Everest.

Shoqata Dajti Alpino Turistik
Rr. Dibres 124, Tirane, Shqiperi
Facebook: Shoqata Dajti Alpino Turistik
Nr tel: +355672070306

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm