Menu

Tetë vjet KosovariMedia.com - Zëri i diasporës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mërgimtar mos qofsh kurrë!
Po dhe në je, mallin mos e shuaj, vatanin mos haro,
zëmrën mos e ndërro dhe gjuhën mos e harro.

- Mu ka bërë ves, të ulem për ditë para laptopit dhe të lexoj gazetat. Faqen e parë e hap tek Kosovarimedia.

Portal informatiiv dhe edukativ ShqiptarNë qershor mbush plot shtatë vite që shkruaj tek Kosovarimedia, e cila më jep mundësinë të shpreh mendimet e mija para diasporës shqiptare, më jep mundësinë të komunikoj dhe të ndaj opinionin me bashkatdhetarët e mij, pamvarsisht nga bindjet e tyre. "Na bashkon kënga popullore"- ka qënë në vitet 70, një grup të rinjsh të shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë. E organizoi Kiçua me ca shokë të tij dhe patën sukses. Ne lexuesave të Kosovarimedia's, na bashkon malli për vëndin, na bashkon gjuha, na bashkon historia, kultura, hallet, na bashkon çështja kombëtare dhe dëshira për të kontribuar për vëndin tonë. Gëzohemi dhe hidhërohemi së bashku kur marrim lajme të mira apo të këqia. Gëzohemi kur Shqipria ecën para, zhvillohet, kur çilen rrugët dhe autostradat, gëzohemi kur Kosova njihet nga shtetet e tjera, kur punët ecin mirë. Hidhërohemi kur bëhen demostrata në Tiranë, kur partitë shqiptare në Maqedoni nuk merren vesh, kur në Kosovë prishet vota, kur shqiptarët shahen dhe ofendohen, kur luftojnë mes veti në vënd që të mbrohen së bashku nga shkia apo greku. Të gjitha këto i gjejmë tek Kosovarimedia, për të gjitha këto shkruajmë aty.

Shkruajm dhe lexojmë, ashtu komunikojmë mes nesh. Të duket sikur je në një kafe mes miqsh dhe bën muhabet, për ditë, në çdo kohë, pa mbarim. Shpesh mendoj sa kohë i ha Muhametit kjo punë e përditëshme, çfarë e shtyn të na japi këtë mundësi, këtë kënaqësi? Nuk dua ta pys sa i kushton. Pastaj i bëj pyetjen vetes, po mua çfarë më shtyn të shkruaj apo të lexoj? Nuk i gjej dot përgjegje përse gjatë këtyre viteve kryefaqja e Kosovarimedia's është klikuar qindra miliona herë, me mbi 40 mijë shkrime të publikuara. Pra, jemi shumë dhe duam të bëjmë shumë – kjo është e vetmja përgjigje. Duam ne – na do dhe Muhameti me shokë. E ndjejmë veten mirë dhe pranë njëri tjetrit. Ditën jemi vetëm mes të huajve, ama në darkë jemi së bashku tok, lexojmë dhe informohemi.

Rilindasit tanë, dhe ata mërgimtarë si ne kanë qënë. Shumë gjëra që ne po vuajm, i kanë vuajtur dhe ata, prandaj dhe bënë gjithëçka dhe ringjallën gjuhën tonë, bënë Shqipërinë, nuk e lanë të humbi. Shumë dhe u vranë.

Rilindasit se kishin lluksin tonë sot. S'kishin aviona, s'kishin makinat tona, s'kishin kompiutera dhe as internet. Ata nuk patën Kosovarimedia'n. Ishin larg dhe vetëm, herë herë dhe në burg të huaj. Po kishin zëmrën flakë, kishin mallin, kishin dashurinë, kishin popullin me vete që i dëgjoi dhe i nderoi.

Ne sot i dimë të gjitha këto dhe nuk i harrojmë. Dimë dhe seç u bë më pas. Dimë vuajtjet që patëm, dimë dhe pse ikëm e s'kthehemi dot kollaj. Por pse, pak heronj dha sot diaspora për Kosovën në 1999? Pak sakrifica bëri? Pak para mblodhi? Jo nuk ishin pak, e po të kishim mundësin do jepnin edhe më shumë me gjith shpirt, se e bëm vetë për vëndin dhe popullin tonë, dhe ky ishte vetëm fillimi. Shumë punë na presin akoma, prandaj na duhet dhe Kosovarimedia, ti çojmë punët deri në fund, të gjithë së bashku drejt Shqiprisë së bashkuar.

Ashtu mbaje Muhamet se na ke pas të gjithëve.

Ju uroj të gjithëve për shumë vjet, tetë vjetori i Kosovarimedia!

Dr. Përparim Demi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm