Menu

Shembulli i liderit të Bashkësisë Islame për mbarë ballkanin!

User Rating:  / 0
PoorBest 

E kam pasur mend qysh moti ta shkruaj një artikull në lidhje me këtë temë, e cila meriton të shkruhet si kryefaqe në çdo gazet dhe revist në ballkan evrop dhe tërsi. Pra është fjala për liderin e shkëlqyer model për çdo Bashkësi Islame Myftiun e nderuar Naim ef. Tërnava.

Lindur me 07.01.1961 nga një familje me tradita kombëtare e fetare, familje hoxhallarësh e atdhetarësh e cila në shekuj edhe pse u dëbua nga Toplica si shumë familje muslimane shqiptare i rezistuan gjenocidit sllav duke qënë gjithmonë në mbrojtje të vatanit. Si familje e vjetër me gjeneaologji që nga iliro-dardanët e stërlashtë, një burr i fjalës, bamirës dhe atdhedashës.

Lindur në Fush – Kosovë  në fshatin Lismir dhe shkolluar si çdo i ri me një dashuri për Kosovën vendin e vet në Medresen e Mesme Alaudin Prishtinë 1978/9 por njëherit qysh në fëmijri një nxënës i përkushtuar në mësimet e shendosha atdhetare e islame.

Strateg dhe teolog i perkushtuar njohës i fuqishëm i filozofisë islame dhe Akaidit. Në vitin 1985 u emërua pedagog i lëndës së Akaidit, dhe pastaj edhe Filozofisë islame, në Medresen e Mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ndërsa për dy mandate 1995-2003 ishte drejtor i Medreses Alaudin ku në vitin 2001 pata nderin ta zë si drejtor i këtij tempulli të dijes, ku nuk i harrohet ndihma qe u dha nxënësve ato vite, ku disa preej tyre u liruan nga pagesa me urdhrin e tij si drejtor sidomos nxënsit nga Shqipëria duke mos e harruar mikrpitjen bujare që i bën Kosovarëve vllezrit nga Shqipëria, bujaria e Myftiut Ternava vazhdon ende me ndihma të vazhdueshme për Shqipërinë, në zonat me nevoj, ku ai ka finansuar dhe shum hoxhallar te shkolluar të shërbejn në xhamit e zonave me munges kuadrosh, por shpesh dhe me shoqatën “Bereqeti” në kuadër të BIK ka kontribuar në ndihmë të familjeve me nevojë. Ne si student sja harrojmë asnjëher sjelljen dhe dashurin që na ka ofruar gjithmon me një mikpritje mjaft bujare dhe me bursa dhe ndihmesën në shkollimin dhe edukimin fetar dhe kombëtarë.

Nga fillimi i viteve të 90-ta ka ushtruar shumë detyra dhe funksione me rëndësi,në kuadër të Bashkësis Islame të Kosovës. Për tri mandate ka qënë anëtarë i Redaksisë së revistës “Dituria Islame” Për dy mandate (1990-1998) ka qënë anëtar i Kryesisë së Bashkësis Islame të Kosovës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ka qënë kryetar i Kuvendit të Bashkësis Islame të Kosovës.

Me 15 tetor 2003 zgjidhet kryetar dhe Myfti i Bashkësis Islame të Kosovës. Në këtë detyrë është rizgjedhur edhe në vitin 2008 dhe në vitin 2013.

Fal Myftiut ndryshimi dhe zhvillimi në këtë Institucion të lartë ka pasur hov dhe zhvillim të dukshëm në ngritjen dhe zhvillimin e hapjen e shumë departamenteve kulturore shkencore në kuadër të BIK, duke punsuar kuadro të reja eksperta në lëmi të ndryshme shkencore e fetare, duke i kontribuar me të madhe Republikës së Kosovës mbar Kombit Shqiptarë dhe diasporës e mërgatës dhe anë e kënd ku ka shqiptarë.

Myftiu i nderuar ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare, kongrese ndërkombëtare, simpoziume e forume, brenda dhe jashtë Kosovës duke kontribuar me veprat e tia. Për kontributin e tij në shumë fusha ka marrë mirnjohje e çmime nga organizata, institucione dhe forume të ndryshme prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.

Është autor i shumë  punimeve shkencore dhe artikujve publicistikë, shkencorë e fetarë, të botuar brenda dhe jashtë vendi, si dhe autor i disa veprave.

Veprat e tia shihen të shkruara dhe të gjalla, zhvillimi i institucionit të BIK dhe hapja e shumë departamenteve u ka mundësuar të rinjve nga mbar trojet Shqiptare të kenë hapsirë studimore dhe zhvillimore.

Medreseja “Alaudin” dhe Objekti madhështor i Fakultetit të Studimeve Islame ku ka hapur dhe studimet Universitare dhe Pas – Universitare, janë një punë e merit e fuqishme e Myftiut me Stafin. Ku në këto katedra të diturisë shkollohen dhe arsimohen kuadro që i bëjnë hyzmet mbar viseve shqiptare dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë.

Myftiu i nderuar gjithmonë ka promovuar tolerancën fetare mes feve duke ndjekur modelin e burrave që Historia e Kombit Shqiptarë i ka gdhendur me germa të arta. Në librin e ti botuar në Prishtinë prej dy vëllimesh me titull “Ligjërime për fenë e atdheun” citojmë një thënie shumë me vlerë: “...nuk do tia arrijnë të rrezikohet toleranca, po, nuk do t’ia arrijnë që t’i lëvizin gurët e fortë, të lidhur mes vete mes besimtarëve të besimit islam dhe atyre krishterë që jetojnë brenda trojeve tona etnike shqiptare”.

Ndërsa lexoja librat e Myftiut të nderuar dhe profesorit i cili su ndal me kontributin e ti  në shërbim të atdheut dhe kauzës fetare, edukative, mu kujtua Egjipti i lashtë ku Myftiu i nderuar kishte mbaruar studimet në vitin 1984 në Universitetin më të vjetër dhe me renome botërore i cili daton që nga viti 950 ku Bolonja nuk njihej fare, pra fjala është për Universitetin “Al-Azhar” dhe pastaj edhe studimet postdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan të Kajros në vitin 2003.

Specialiteti dhe drejtimi i tij “Usulud-din”(Apologjetikë dhe Filozofi islame), pra duke ndjekur hapat e dijetarëve të kalibrit të madh që ka njohur bota islame në shekuj. Kisha nderin ta dëgjoj me veshët e mi se kishte një biblotek gjigande personale dhe si njeri i librit dhe shkencës Kosova dhe mbarë shqiptaria duhet krenuar që ka një lider i cili po jep kontribut madhor në shërbim të atdheut dhe zhvillimit në fushën e arsimit, moralit edukimit dhe zhvillimit progresiv në gjitha instancat. E ndjej veten borxhli ndaj këtij lideri i cili pandalim na nderoi dhe rrespektoi dhe vazhdon ta bëj me çdo nxënës e student i cili kërkon diturinë dhe shkencën në zhvillim të trojeve tona shqiptare. Ai është i zgjedhuri i ynë dhe haram i qoft buka ati që shan një burr dhe lider si myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Ternava mesuesi jonë dhe njeriu i vlerave.

Pse duhet ndjekur shembulli i këtij lideri:

  1. Në luftën e fundit në Kosovë nuk harrohet kontributi ti bashk me Medresantët të veshur me rrobat e UÇK-së  që disa prej tyre ranë shehid për çlirimin e Kosovës 1998-1999
  2. Nuk harrohet ndihma e tij e vazhdueshme për nxënsit dhe studentët të afërm dhe të largëm nga gjitha viset shqiptare
  3. Humanizmi i Myftiut vërehet në mbarë Republikën e Kosovës me suportimin dhe ndihmat e shumta ndaj popullit
  4. Ngritja e lartë e arsimit dhe vetdijsimit tek brezi ri duke mbjellur dashurinë ndaj atdheut dhe vatanit dhe shtetit të ri Republikës së Kosovës me frymën e shëndosh islame.
  5. Ndihmtar i njerzve me nevoj si jetimëve, familjeve të dëshmorve, të pastrehve dhe njerzve të sprovuar nga goditjet e motit si shiu, termetet apo fatkeqsitë e ndryshme
  6. Kontribues i njohur në fushën e botimeve, librave, studimeve, shkrimeve në shërbim të popullit.
  7. Lobues i njohur në botën lindore dhe perëndimore për njohjen e Republikës së Kosovës duke ndikuar dhe te boshtet më të larta.
  8. Myftiu nderohet nga njerëz të kalibrit më të lartë botëror dhe nderohet për kontributin e ti në shërbim të paqes dhe stabilitetit në botë, rajon e komunitete.
  9. Mik i ngusht i liderit Erdogan dhe SHBA-ve i njohur dhe nderuar në mbarë Bashkimin Evropian.
  10. Kontribues i madh i Sigurisë në Ballkan dhe mbar rajon.
  11. Shum projekte madhore janë nisur disa kanë përfunduar fal nismës së tij me stafin, ndër to dhe Xhamia e Madhe në Prishtinë dhe ndërtimi i Fakultetit të Studimeve Islame ndër Fakultete me kushte moderne për kohën.
  12. Ka afruar afër vetes njerëz të ditur shkolluar dhe përgatitje superiore me grada të larta shkencore.
  13. Shum investime nga lobimi i ti bashkë me stafin e BIK i janë sjellë Kosovës dhe duke ndikuar në mirqenjen e qytetarëve të sajë.
  14. Këshilltar të pjekur dhe shkolluar e arsimuar me grada të larta shkencore e kanë bërë që institucioni i BIK të shkëlqej me punën e palodhshme duke sjell mirqënje dhe duke punsuar mijra punonjës të cilët mbajnë familjet e tyre në Republikën e Kosovës.
  15. Rekord i informimit për festa, njoftime me rëndësi për mbar qytetarët.
  16. Figur me ndikim në Ballkan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njeri me vlera të rralla
  17. Njohës i mentalitetit dhe refleksionit filozofik të mendimit shqiptarë
  18. Diplomat njeri që përfaqëson unitetin e simbol i paqes dhe model që duhet ndjekur çdo prijës fetar.
  19. Familjar i mirë i virtytshëm e baba i ndershëm
  20. Njeri që rrezaton mirësi dhe vlera zhvillimore për Republikën e Kosovës por dhe mbarë viset Shqiptare.

Përgatiti: Mr.Arbër Berisha

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm