Menu

Në BW-Gjermani u themelua këshilli iniciues për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në Sindelfingen të Republikës së Baden Württembergut të Gjermanisë u themelua Këshilli nismëtarë i nëndegës së Lobin Euro-Atlantik Shqiptar për këtë Republikë.

Tubimin e hapi z.Asllan Dibrani me nderimin e flamurit dhe interpretim të himnit kombëtar, si dhe mbajtjen e një minute heshtje për dëshmorët e kombit.

Skenderbeg Klaiqi, Kryesues i "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar", që koordinon mbarëvajtjen e punës së kësaj nisme mbarëkombëtare, përshëndeti të pranishmit dhe nëpërmjet videoprojektorit, informoi gjerësisht për të arriturat e kësaj nisme deri më tani, sidhe prezantoi projektin dhe planet e LOBI-t Euro-Atlantik Shqiptar, për interesin kombëtar.

Në takim ishin përfaqësues të shoqatave, klubeve sidhe individë të profileve të ndryshme me influencë në shoqëri.

Këtij takimi i arritën shumë mesazhe mirënjohëse për mbështetje të punës dhe nismën për themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Baden Württemberg.

Këtë takim e pasuruan edhe mysafirët nga Sllovenia dhe Belgjika (Lobiist) në mbështetje të kësaj nisme.

Debati ishte mjaft konstruktiv, të gjithë e morën fjalën, dhanë ide, kritika dhe propozime. Më shumë se 5 orë u bë debatë dhe diskutim, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani, po edhe atij më gjerë. Në takim u shoshiten të arriturat dhe ngecjet e LOBI-t që nga themelimi i tij. Aty u tha se nisma po vazhdon të shtrihet edhe në shtetet e tjera të botës.

Synimi e kësaj nisme është, të angazhojnë aktivistë dhe vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione dhe të punojnë rreth projekteve konkrete në përfshirjen e shqiptarëve, në programin e shpresës, në programin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

"Lobi Euro-Atlantik Shqiptar" është nismë e re dhe ka për synim, bashkimin e të gjitha forcave vepruese, kudo që gjenden, për interesin e të gjithë shqiptarëve në tërë Globin. Kjo datë, do të kujtohet si ditë ku u themelua këshilli iniciues prej 15 anëtarëve, të cilët do të ndihmojnë për themelimin e degës së LEUASH në këtë Republikë.

Anëtarët e posazgjedhur janë:

• Agim Hyseni, Politolog
• Baki Mustafi, Kryetar i Shoqatës "Pavarësia" ka mbaruar Akademinë ushtarake
• Prof.Dashurie Zuka-Alijaj, Prof. e shkencave në fushën ekonomike
• Dr.Fahrije Kosumi, Mjeke
• Muhamet Hoxhaj, udhëheqës i portalit KosovariMedia.com
• Sali Veseli, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Zagreb drejtimi Film dhe Kamerë
• Ismet Vokshi ekonomist dhe kryetar i shoqatës Iliria
• Bastri Ismaili aktivist dhe ndjek studimet pos diplomime
• Asllan Dibrani, Publicist, piktor dhe ish i burgosur politik, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve
• Mr.Ali Sylejmani, Magjistër në shkencat filologjike, ish ligjërues në Universitetin e Kosovës, përkthyes zyrtar për 5 gjuhë në Bundesamt të Gjermanisë
• Naim Sheremti, Afarist
• Dr.Rexhep Rexhepi, Shkencëtar
• Maxhun Syla, Jurist
• Benita Pula, ka të mbaruar Akademinë e Arteve drejtimi i muzikës
• Ali Berisha, Prof.Shkrimtar dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve

Veprimtaria shumë vjeçare e të sapo zgjedhurëve në shumë subjekte shoqërore dëshmon se ky këshill është një shtytje përpara për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar.

* * * * *

Një album me fotografi nga ky takim mund ta shikoni në linkun më posht

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1607533749287157.1073741859.100000916415375&type=1&l=7e2e63b1c2

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm