Menu

18 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë

User Rating:  / 0
PoorBest 

24.03.1999 - 24.03.2017

Në ditën e sotme, 18 vjet më parë Aleanca Veriatlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe.

Bombardimet 78 ditëshe i dhanë fund luftës në Kosovë, pas dështimit të Konferencës së paqes së Rambujesë.

Protagonistët e asaj konference 18 vjet pas, thonë se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare, jo vetëm për t'i dhënë fund luftës së armatosur në Kosovë, por edhe për të hapur mundësinë e Kosovës, që të vendosë për fatin e saj, hap të cilin Kosova e bëri pothuajse një dekadë më pas, më 17 shkurt të vitit 2008.

Në konferencën e Rambujesë 18 vjet më pare, pala kosovare përfaqësohej nga dy krahë, krahu politik dhe krahu i luftës. Mes tyre kishte ndasi të thella para konferencës së Rambujesë, por gjatë konferencës jo. Rrjedhat e historisë ndryshuan me intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe, por ndasitë ndërmjet krahut politik dhe atij ushtarak të Kosovës, vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Derisa në Kosovë u krijuan shumë subjekte politike, u organizuan zgjedhjet e para demokratike, subjektet e të gjithë krahëve garuan në këto zgjedhje, të cilat nga faktori ndërkombëtar i vlerësoi si zgjedhje demokratike ku krahu politik pra LDK-ja në krye me Dr.Ibrahim Rugovën i fitoi 46%. U konstatua se në Kosovë po vendoset demokracia, konsolidohen institucionet e vendit dhe gradualisht do të shkohej drejt reduktimit të trupave të NATO.

Pas bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s mbi caqet serbe, Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, në vitin 1999 u vendosën rreth 50, 000 ushtarë nga 36 vende të ndryshme botërore, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.
Ndërkaq, sot, me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. /Gani Kryeziu

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm